Archives by: Admin

Admin

About the author

Admin Posts

Një femër ngacmon seksualisht një burrë në Fushë Kosovë, i vjedh edhe para

Lajme
Në Fushë Kosovë dje është arrestuar një femër pasi ka ngacmuar seksualisht një mashkull, shkruan Gazeta Metro. Policia njofton se dje në Fushë Kosovë është arrestuar e dyshuara femër kosovare nën dyshimin se e njëjta ka ngacmuar seksualisht viktimën mashkull kosovar. E dyshuara poashtu dyshohet se i ka vjedhur para viktimës. Me vendim të prokurorit e njëjta është dërguar në mbajtje. /gazetametro.net ...
Komentet te Një femër ngacmon seksualisht një burrë në Fushë Kosovë, i vjedh edhe para Janë të Mbyllura

Faton Klinaku dhe përfaqësuesit tjerë të veteranëve mbërrijnë në Qeveri, do të takohen me Kurtin

Lajme
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organiztës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, ka mbërritur në objektin e Qeverisë së Kosovës, për t’u takuar me kryeministrin, Albin Kurti, raporton Gazeta Sinjali. Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se Klinaku është i shoqëruar me përfaqësuesit tjerë të veteranëve. Takimi me Kurtin, ku do të diskutohet për përfshirjen e veteranëve në projektligjin për pagën minimale, është paraparë të fillojë në ora 09:00.   ...
Komentet te Faton Klinaku dhe përfaqësuesit tjerë të veteranëve mbërrijnë në Qeveri, do të takohen me Kurtin Janë të Mbyllura

Ky është i dyshuari kryesor për rrahjen brutale në qendër të Pejës, dorëzohet në Polici

Lajme
Një përleshje brutale ndodhi dy net në qendër të qytetit të Pejës, ku një i ri u sulmua fizikisht nga disa persona. Sinjali mëson se deri më tani janë identifikuar tre persona të dyshuar, dy prej të cilëve janë liruar pasi u kapën. I dyshuari kryesor i cili ndodhej në arrati, është dorëzuar dje në stacion policor, thonë burimet e Sinjalit. Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se i dyshuari kryesor për sulmin ndaj 21-vjeçarit është Adhurim Kurbogaj, 19-vjeçar. Fillimisht Kurbogajt i është dhënë ndihma mjekësore për shkak të lëndimeve që ka pësuar gjatë rrahjes dhe më pas është shoqëruar në stacion policor për intervistim. Pas përfundimit të procedurave, me urdhër të Prokurorit ...
Komentet te Ky është i dyshuari kryesor për rrahjen brutale në qendër të Pejës, dorëzohet në Polici Janë të Mbyllura

Ndizet hashash në Kuvend të Shqipërisë? Deputeti i PD-së ngrit dilema: Po vjen erë

Lajme Rajoni dhe Bota
Deputeti demokrat, Dashnor Sula, ka akuzuar se në Kuvend vjen erë hashash dhe puro. Ai u kundërshtua nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla, e cila tha se kjo është fyerje ndaj institucionit dhe theksoi se ai duhet të kërkonte falje. “Në këtë Kuvend vjen era puro, për të mos thënë se vjen dhe era hashash. Ky është realiteti zonja kryetare. Po kadillaku i kryeministrit e di sa benzinë e naftë harxhon? Apo i ministrave të tjerë? Po e dini se çmimi i naftës është jashtëzakonisht i lartë“, ka deklaruar Sula. Ai tutje shtoi se: “Sikur 10% e parave të pista që investohen në Shqipëri të përdoreshin për punë të mira, do mbanim ...
Komentet te Ndizet hashash në Kuvend të Shqipërisë? Deputeti i PD-së ngrit dilema: Po vjen erë Janë të Mbyllura

Shtrenjtimi i rrymës, Supremja vendos në favor të ZRRE-së, ndryshon vendimet e Apelit dhe Themelores

Lajme
Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës ka aprovuar kërkesën e Zyrës së Rregullatorit për Energji ZRRE për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit gjyqësor dhe ka marrë vendim që të ndryshojë vendimet e Gjykatës së Apelit dhe atë të Gjykatës Themelore, duke e konsideruar kërkesën e PDK-së për shtyrje të vendimit të ekzekutimit të vendimit për tarifat e reja të energjisë si të pa bazuar. “Aprovohet si e bazuar kërkesa për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit gjyqësor, e parashtruar nga i padituri Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), kundër aktvendimit të Gjykatës së Apelit-Departamenti për Çështje Administrative në Prishtinë, A.A. nr. 364/2022 të datës 17. 05. 2022.Ndryshohet aktvendimi i Gjykatës së ...
Komentet te Shtrenjtimi i rrymës, Supremja vendos në favor të ZRRE-së, ndryshon vendimet e Apelit dhe Themelores Janë të Mbyllura

Ndërpritet seanca, Konjufca fton në takim shefat e Grupeve Parlamentare

Lajme
Seanca e mbajtur gjatë ditës së sotme në Kuvendin e Kosovës ka dalë nga kontrolli, krejt kjo nga kundërshtimi i deputetëve të opozitës, shkruan Gazeta Sinjali. Lidhur me këtë situatë, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka ftuar në takim nënkryetarët e këtij institucioni dhe kryetarët e grupeve parlamentare të partive që të mbajnë mbledhje për të diskutuar për procedimin e mëtutjeshëm të seancës. “Meqenëse u krijua kjo situatë, i thërras kryetarët e Grupeve Parlamentare për një konsultë në zyrën time”, ka thënë Konjufca. Gjatë seancës, kryetari i GP të PDK-së, Abelard Tahiri e ka hequr mikrofonin e foltores së Kuvendit të Kosovës. Ndërkohë, jashtë objektit të Kuvendit të Kosovës ...
Komentet te Ndërpritet seanca, Konjufca fton në takim shefat e Grupeve Parlamentare Janë të Mbyllura

Abelard Tahiri e këput mikrofonin e foltores në sallën plenare të Kuvendit

Lajme Video
Kryetari i GP të PDK-së, Abelard Tahiri e ka hequr mikrofonin e foltores së Kuvendit të Kosovës. Ndërkaq deputetët e PDK-së, janë mbledhur para foltores dhe po e pamundësojnë mbajtjen e seancës. Tashmë shefat e grupeve parlamentare janë mbledhur në diskutim me kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufca, në mënyrë që të gjendet një zgjidhje për situatën e krijuar. ...
Komentet te Abelard Tahiri e këput mikrofonin e foltores në sallën plenare të Kuvendit Janë të Mbyllura

Bllokohet foltorja e Kuvendit nga deputetët e PDK-së e AAK-së, Konjufcës i rrinë te koka shefat e Grupeve Parlamentare

Lajme
Seanca e Kuvendit të Kosovës ka nisur me pengesa nga ana e deputetëve të opozitës, shkruan Gazeta Sinjali. Deputetët nga Partia Demokratike e Kosovës si dhe nga Aleanca e Ardhmërisë së Kosovës kanë bllokuar foltoren e Kuvendit, kështu duke pamundësuar zhvillimin e seancës. ...
Komentet te Bllokohet foltorja e Kuvendit nga deputetët e PDK-së e AAK-së, Konjufcës i rrinë te koka shefat e Grupeve Parlamentare Janë të Mbyllura

PDK e AAK godasin tavolinat e pengojnë mbajtjen e seancës

Lajme
Seanca e Kuvendit ka nisur me zhurmë nga ligjvënësit opozitarë. Deputetët e PDK-së e AAK-së kanë goditur tavolinat e tyre, duke u munduar ta pengojnë nisjen e seancës. Megjithatë, seanca plenare me 20 pika të rendit të ditës po vazhdon, edhe përkundër se jashtë sallës, të dy hyrjet e Kuvendit janë bllokuar nga veteranët e UÇK-së që po protestojnë kundër Ligjit për Pagën Minimale. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te PDK e AAK godasin tavolinat e pengojnë mbajtjen e seancës Janë të Mbyllura

Protesta e veteranëve: Forca të shtuara të Policisë nisen drejt Kuvendit (PAMJE)

Lajme Video
Veteranët e UÇK-së kanë paralajmëruar protestë gjithë popullore, e thirrur për orën 9:30 në kundërshtim të miratimit në lexim të parë të Ligjit për Pagën Minimale, raporton Gazeta Sinjali. Shkak i këtij paralajmërimi dhe eskalimit të protestës së kaluar të veteranëve, forca të shumta të Policisë janë nisur drejt Kuvendit të Kosovës, ku edhe do të mbahet protesta. Mbrëmjen e djeshme në rrugët e kryeqytetit janë vendosur edhe autoblinda. ...
Komentet te Protesta e veteranëve: Forca të shtuara të Policisë nisen drejt Kuvendit (PAMJE) Janë të Mbyllura