​Vaksinohen mjekët dhe infermierët e Shërbimit Shëndetësor të Policisë së Kosovës

- in Shëndetësi

Mjekët dhe infermierët e Shërbimit Shëndetësor të Policisë së Kosovës janë vaksinuar me vaksinën kundër ‘COVID-19’.

Me këtë veprim ata dhanë mesazhin se “Duke u vaksinuar, ju mbroni veten dhe të tjerët, dhe se vaksina është mjet i rëndësishëm për të ndihmuar në parandalimin e virusit”.

Në komunikatën e lëshuar nga Policia e Kosovës thuhet se Drejtoria e Shërbimeve Shëndetësore e Policisë së Kosovës ka hartuar Planin e veprimit për vaksinimin e personelit policorë me rrezikshmëri të lartë ndaj ‘COVID 19’, dhe trajnimin e stafit mjekësor të DSHSH-së për aplikimin e vaksinimit, gjithnjë në koordinim me Komitetin për Vaksinim me vaksinë kundër ‘COVID-19’ në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë./KP