Një femër ngacmon seksualisht një burrë në Fushë Kosovë, i vjedh edhe para

- in Lajme

Në Fushë Kosovë dje është arrestuar një femër pasi ka ngacmuar seksualisht një mashkull, shkruan Gazeta Metro.

Policia njofton se dje në Fushë Kosovë është arrestuar e dyshuara femër kosovare nën dyshimin se e njëjta ka ngacmuar seksualisht viktimën mashkull kosovar.

E dyshuara poashtu dyshohet se i ka vjedhur para viktimës.

Me vendim të prokurorit e njëjta është dërguar në mbajtje. /gazetametro.net