Ky është i dyshuari kryesor për rrahjen brutale në qendër të Pejës, dorëzohet në Polici

- in Lajme

Një përleshje brutale ndodhi dy net në qendër të qytetit të Pejës, ku një i ri u sulmua fizikisht nga disa persona. Sinjali mëson se deri më tani janë identifikuar tre persona të dyshuar, dy prej të cilëve janë liruar pasi u kapën. I dyshuari kryesor i cili ndodhej në arrati, është dorëzuar dje në stacion policor, thonë burimet e Sinjalit.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se i dyshuari kryesor për sulmin ndaj 21-vjeçarit është Adhurim Kurbogaj19-vjeçar.

Fillimisht Kurbogajt i është dhënë ndihma mjekësore për shkak të lëndimeve që ka pësuar gjatë rrahjes dhe më pas është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është nxjerrë aktvendim që Kurbogaj të dërgohet në mbajtje për 48 orë dhe i njëjti të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Lëndim i lehtë trupor’.

Kujtojmë se përleshjet mes të rinjve nuk janë të rralla në vendin tonë dhe kjo dukuri po shqetëson në masë të madhe shoqërinë, pasi shumë raste kanë përfunduar edhe tragjikisht.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.