PDK e AAK godasin tavolinat e pengojnë mbajtjen e seancës

- in Lajme

Seanca e Kuvendit ka nisur me zhurmë nga ligjvënësit opozitarë.

Deputetët e PDK-së e AAK-së kanë goditur tavolinat e tyre, duke u munduar ta pengojnë nisjen e seancës.

Megjithatë, seanca plenare me 20 pika të rendit të ditës po vazhdon, edhe përkundër se jashtë sallës, të dy hyrjet e Kuvendit janë bllokuar nga veteranët e UÇK-së që po protestojnë kundër Ligjit për Pagën Minimale.

/GazetaSinjali/