Archives by: Admin

Admin

About the author

Admin Posts

Kërcënime me bombë në disa shkolla në Graçanicë (PAMJE)

Lajme
Kërcënime për bombë ka pranuar edhe shkolla “Kralj Milutin” në Graçanicë. Mediumi serb “RTV Kim”, shkruan se mesazhin kërcënues e ka parë rreth orës shtatë të mëngjesit drejtori i shkollës, Vladimir Milkiq. Ai ka shtuar se rastin e kanë denoncuar në polici teksa mësimet për nxënësit e shkollës fillore “Kralj Milutin” do të organizohen sot online. Në shkollë kanë mbërritur pjesëtarë të Policisë së Kosovës nga Graçanica, ndërsa priten edhe njësitë speciale nga Prishtina. Raportohet mesazhet kanë mbërritur edhe në shkollat ​​e Lapllasellës dhe Çagllavicës. Mëngjesin e sotëm, kërcënime për mjete shpërthyese përmes e-mailave zyrtare janë paralajmëruar edhe në disa shkolla të Gjilanit. Kërcënimi për bomba është dërguar në adresë ...
Komentet te Kërcënime me bombë në disa shkolla në Graçanicë (PAMJE) Janë të Mbyllura

Moti sot në Kosovë

Lifestyle
Vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të rritur atmosferik. Kjo situatë barike do të krijojë kushte për mot të mirë, të kthjellët dhe me shumë orë me diell. Sipas Institutit Hidrometeorologjik, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë celsius. Indeksi UV parashihet të jetë në vlera të larta, pasi që rrezet e diellit do të jenë prezent pothuaj gjatë gjithë ditës. Sa i përket kushteve agrometeorologjike dhe biometeorologjike, do të jenë të mira, falë aktivitetit të mirë të elementeve dhe dukurive meteorologjike që ishin prezent ditëve të fundit. ...
Komentet te Moti sot në Kosovë Janë të Mbyllura

Pas ‘Sunny Hill’, anulohet edhe festivali ‘Beerfest Kosova’, shkak lokacioni

Lajme
Gjatë ditës së djeshme dhe sot ka bërë bujë të madhe lajmi për anulimin e mbajtjes së festivalit ‘Sunny Hill’ në Prishtinë që u transferua në Tiranë, ndërsa sot është marrë vendim edhe për anulimin e festivalit ‘Beerfest Kosova’, për shkak të lokacionit, shkruan Gazeta Metro. Kështu është bërë e ditur nga “MODUS shpk” që organzitojnë festivalin e birrës. Anulimi është bërë me arsyetimin se lokacioni i përcaktuar, (Parkingu, prapa Pallatit të Rinisë në Prishtinë), nuk i plotëson kushtet për këtë organizim. “Kërkesat tona zyrtare për leje dhe pëlqime relevante për mbajtjen e këtij festivali në lokacionin e cekur, janë bërë në fillim të muajit Mars. Deri në takimin e ...
Komentet te Pas ‘Sunny Hill’, anulohet edhe festivali ‘Beerfest Kosova’, shkak lokacioni Janë të Mbyllura

Kjo është lista e plotë e zyrtarëve shtetërorë që do të iu kontrollohet pasuria

Lajme
20 për qind e zyrtarëve të cilët e kanë deklaruar pasurinë, ajo do iu kontrollohet e tëra, bazuar në procedurën e Agjencisë Kundër Korrupsion (AKK). Krejt kjo, do të bëhet përmes shortit, ku në mesin e zyrtarëve të cilëve do iu kontrollohet pasuria janë edhe të parët e shtetit, ku në mesin e tyre janë edhe kryeministri Kurti e kryeparlamentari Glauk Konjufca, shkruan Gazeta Sinjali. Përveç tyre, kësaj procedure do t’i nënshtrohen edhe zyrtarë nga ministritë e ata nga komunat. Duke klikuar KËTU, mund ta gjeni listën e plotë të zyrtarëve që do iu kontrollohet pasuria. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Kjo është lista e plotë e zyrtarëve shtetërorë që do të iu kontrollohet pasuria Janë të Mbyllura

Lëshohet urdhërarrest për Molliqajn

Lajme
Për shkak se Dardan Molliqaj, kryetar i Partisë Socialdemokrate (PSD), dhe i akuzuari tjetër Fatos Sahiti kanë munguar në seancën e së mërkurës, ka dështuar sërish të nisë gjykimi në rastin ku ata ngarkohen për përleshjen fizike me deputetin e Vetëvendosjes, Haki Abazi, pas një debati televiziv më 2019. Ndaj Molliqajt dhe Sahitit, gjykata ka lëshuar urdhërarrest. Në seancë mungoi edhe i dëmtuari Haki Abazi, për të cilin gjykatësja e rastit Vlora Pacolli-Rexhepi tha se gjykata ka pranuar një parashtresë, përmes së cilës Abazi ka njoftuar se është i angazhuar jashtë vendit dhe nuk mund të marrë pjesë në këtë seancë. Në seancë të pranishëm ishin prokurori Arianit Salihu dhe ...
Komentet te Lëshohet urdhërarrest për Molliqajn Janë të Mbyllura

Përleshje brutale mes taksistëve në Vushtrri: Baballarët me djem rrahen 2 vs 2 kush të niset i pari

Lajme
Një rrahje brutale ka ndodhur mbrëmë në stacionin e vjetër të autobusëve në Vushtrri, ku janë përfshirë katër qytetarë, dy taksistë me djemtë e tyre. Përleshja, motivi i së cilës dyshohet te jetë radha e nisjes, ka eskaluar në përdorimin e mjeteve të forta, ku si pasojë njëra palë ka përfunduar në spital, raporton Gazeta Sinjali. Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije në momentin që ndodhi rrahja, disa zyratër policorë që kanë qenë jashtë detyrës zyrtare, kanë qenë në vendin e ngjarjes dhe kanë intervenuar menjëherë. Dy personat e lënduar, babai me të birin, fillimisht janë trajtuar në Emergjencën e Vushtrrisë, e më pas janë transferuar në QKUK, ...
Komentet te Përleshje brutale mes taksistëve në Vushtrri: Baballarët me djem rrahen 2 vs 2 kush të niset i pari Janë të Mbyllura

Veteranët protestojnë pasi mbetën jashtë projektligjit për pagë minimale, para Kuvendit pritet të jenë njësi të shumta policore

Lajme
Dje në Kuvendin e Kosovës është zhvilluar seanca e radhës parlamentare. Por kjo seancë nuk nisi si çdo seancë tjetër. Deputetët e opozitës filluan të brohorasin “Marre”, në drejtim të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje. Arsyeja e kësaj brohoritje ishte pikërisht për shkak të hedhjes në votim të projektligjit për pagën minimale. Por pavarësisht këtij kundërshtimi të opozitës, 68 deputetët e pranishëm mundësuan që ky projektligj të votohet në lexim të parë. Nga 68 deputetë të pranishëm, vetëm gjashtë prej tyre abstenuan. E disa nga deputetët e opozitës nuk qëndruan as në seancë, gjatë votimit të këtij projektligji. Edhe pse gjithçka nisi në fillim si një debat, mbi çështjen e pagës ...
Komentet te Veteranët protestojnë pasi mbetën jashtë projektligjit për pagë minimale, para Kuvendit pritet të jenë njësi të shumta policore Janë të Mbyllura

Sunny Hill në Tiranë, bëhet i ditur lokacioni ku do të mbahet

Lifestyle
Festivali “Sunny Hill” nuk do të mbahet sivjet në Prishtinë. Ky festival që organizohet nga këngëtarja Dua Lipa dhe babai i saj, Dukagjin Lipa, është zhvendosur në Tiranë. Hapësira ku do të mbahet festivali është parku buzë liqenit artificial të Tiranës, raporton Express. Dukagjin Lipa, një prej organizatorëve të festivalit “Sunny Hill” njoftoi dje se festivali s’do të mbahet sivjet në Prishtinë. Ai tha se shkaku i zvarritjes së procedurave nga ana e Qeverisë për tokën që komuna u ndau, kanë marrë vendim që ta mbajnë festivalin në Tiranë. Të menjëhershme ishin reagimet e Kryetarit të Tiranës, Erion Veliajt dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës. Veliaj publikoi në InstaStory njoftimin ...
Komentet te Sunny Hill në Tiranë, bëhet i ditur lokacioni ku do të mbahet Janë të Mbyllura

FIFA i “përqafon” futbollistin shqiptar me atë serb

Sport
FIFA e ka publikuar sot një fotografi në rrjetet sociale, përmes së cilës e ka paralajmëruar ardhjen e Kampionatit Botëror. Dhe, shtëpia e futbollit botëror në këtë fotografi i ka “përqafuar” futbollistin shqiptar të Zvicrës, Granit Xhaka, me kapitenin e Serbisë, Dusan Tadic. Lojtarët në fjalë janë pjesë e grupit të njëjtë në “Katar 2022”, shkruan “Gazeta Express”. Krahas helvetikëve dhe serbëve, në grup bëjnë pjesë edhe Brazili e Kameruni. Shorti deshi që në të njëjtin grup të luajnë përsëri Zvicra me Serbinë, një përballje e zjarrtë kjo që ishte zhvilluar edhe në Botërorin e Rusisë, e ku kishin shkëlqyer pikërisht dy futbollistët shqiptarë nga Kosova, Granit Xhaka dhe Xherdan ...
Komentet te FIFA i “përqafon” futbollistin shqiptar me atë serb Janë të Mbyllura

Zbulohet dhurata që ia bënë deputetët e Vetëvendosjes Kurtit për ditëlindje.

Lajme
Më 24 mars të këtij viti, Kryeministri Albin Kurti ka festuar ditëlindjen e 47’të. Stafi atë ditë ia bëri një bafasi, duke i sjellë një tortë me mbishkrimin “Urime kryeministër”. Por, Kurtit s’i ka munguar as dhurata nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje. Gazeta Express ka siguruar listën e dhuratave që ka pranuar Kryeministri Albin Kurti, përmes kërkesës për qasje në dokumente publike. Aty figuron një stilolaps “Lamy”, që i është bërë dhuratë nga Grupi Parlamentar i VV’së për ditëlindje./Express ...
Komentet te Zbulohet dhurata që ia bënë deputetët e Vetëvendosjes Kurtit për ditëlindje. Janë të Mbyllura