Archives by: Admin

Admin

About the author

Admin Posts

Veteranët me ultimatum: I japim kohë Qeverisë e Kuvendit deri në lexim të dytë të ligjit

Lajme
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-së së UCK-së Faton Klinaku, ka mbajtur një konferencë për media, ku ka folur sërish për kërkesën e veteranëve për tu përfshirë në Ligjin për Pagën Minimale. Klinaku ka sqaruar se nuk kanë gjetur gjuhë të përbashkët me të parin e ekzekutivit, por që sipas tij veteranët do të presin, raporton Gazeta Sinjali. “Pas diskriminimit që ka ndodh me pagën minimale, ashtu sic nuk e kemi pranu okupimin nuk pranojmë as diskriminim e as politizim të veteranëve 23 vjet pas luftës”, tha Klinaku. Ai tha se kryeministri Kurti ka premtuar një propozim për veteranët. “Në takim me kryeministrin Kurti, nuk kemi gjetë gjuhë të ...
Komentet te Veteranët me ultimatum: I japim kohë Qeverisë e Kuvendit deri në lexim të dytë të ligjit Janë të Mbyllura

E dhimbshme: 78-vjeçari në Prishtinë përfundon në spital pasi u rrah keq nga djali i tij

Lajme
Nuk janë të pakta rastet në Kosovë, kur viktima të dhunës në familje janë prindërit të cilët përjetojnë nga fëmijët e tyre dhunë psikike e fizike. E një rast i tillë ka ndodhur  në orët e para të mëngjesit në rrugën ‘Eqrem Vlora’ në Prishtinë, ku një i moshuar ka raportuar në Polici se është rrahur nga djali i tij, raporton Gazeta Sinjali. Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se 78-vjeçari ka pësuar lëndime trupore pasi dyshohet se është sulmuar fizikisht nga djali i tij 55-vjeçar. Për shkak të lëndimeve të marra, i moshuari ka pranuar tretman mjekësor, ndërkohë njësitet policore kanë shoqëruar në stacion të dyshuarin. Pas përfundimit ...
Komentet te E dhimbshme: 78-vjeçari në Prishtinë përfundon në spital pasi u rrah keq nga djali i tij Janë të Mbyllura

Lajmërohet Konjufca nga Haga, tregon për takimet që zhvilloi

Lajme
Kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca, sot ka takuar Jakup Krasniqin dhe Pjetër Shalën, në Hagë. Këtë e bëri të ditur, shefi i stafit të Konjufcës, Ilir Kërçeli, i cili ka shkruar se pas drekës do ta takojnë edhe Rexhep Selimin kurse nesër ish-presidentin Thaçi dhe ish-kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli. “Sot bashkë me kryeparlamentarin Konjufca filluam vizitat në Hagë, takuam ish-kryeparlamentarin Jakup Krasniqi e Pjetër Shalën, pas drekës takojmë gjeneral Rexhep Selimin. Kurse nesër ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli, e poashtu edhe të dënuarit nga shoqata e veteranëve të luftës Hysni Gucati e Nasim Haradinaj”, ka shkruar Kërçeli. Kërçeli tutje ka thënë se besojnë fuqishëm në pastërtinë e ...
Komentet te Lajmërohet Konjufca nga Haga, tregon për takimet që zhvilloi Janë të Mbyllura

Avionët luftarakë amerikanë F-35 zbarkojnë në Shkup

Lajme Rajoni dhe Bota
Avionët luftarakë F-35 që i përkasin Gardës Kombëtare të shtetit të Vermont të SHBA-së kanë arritur sot në Shkup. SHBA ka dërguar këta avionë luftarakë për herë të parë në Maqedoninë e Veriut. Dy avionët amerikanë F-35 u mirëpritën në Aeroportin e Shkupit edhe nga ministrja e Mbrojtjes Slavjaka Petrovska. “Aterimi i këtyrë avionëve në territorin maqedon që është teknologjia e fundit është provë e lidhjes së pathyeshme që ekziston mes neve dhe aleatëve të NATO-s”, tha ajo Kolonel Lejtnant John McRae nga Garda Kombëtare e Vermont tha se partneriteti afatgjatë është i bazuar në këtë e që garanton sigurinë e përbashkët. “Pikërisht përshkak të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut ...
Komentet te Avionët luftarakë amerikanë F-35 zbarkojnë në Shkup Janë të Mbyllura

I prishen ‘matematikat’ Vucicit: Tani edhe BE ia kërkon njohjen reciproke me Kosovën

Lajme
Kohëve të fundit janë shpeshtuar deklaratat publike të liderëve të shteteve të ndryshme se normalizimi i raporteve midis Kosovës dhe Serbisë duhet të ketë për bazë njohjen e ndërsjellë. Për normalizimin e raporteve midis këtyre dy shteteve, në Bruksel për më shumë se 11 vjet po zhvillohet dialogu nën ndërmjetësimin e bllokut evropian, por ky proces deri më tani nuk i ka afruar aq shumë palët që të mund të thuhet se janë afër arritjes së një marrëveshjeje finale. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka shprehur habinë e tij lidhur me deklaratat e shpeshtuara se dialogu duhet të përfundojë me njohje të ndërsjellë. Lideri serb ka thënë se e ka ...
Komentet te I prishen ‘matematikat’ Vucicit: Tani edhe BE ia kërkon njohjen reciproke me Kosovën Janë të Mbyllura

S’u pajtuan si ta rregullojnë dhomën/ Gruaja ther me thikë bashkëshortin në Dragash, të dy përfundojnë në Polici

Lajme
Nuk janë të rralla rastet e konflikteve mes bashkëshortëve në Kosovë, të cilët si pasojë e mosmarrëveshjeve shpesh përfundojnë në Polici. Një rast i tillë, por jo i zakonshëm ka ndodhur edhe gjatë ditës së djeshme, në fshatin Kërstec të komunës së Dragashit, raporton Gazeta Sinjali. Sinjali mëson se gjithçka ndodhi pas një mosmarrëveshjeje mes çiftit për rregullimin e inventarit të dhomës, çka bëri gruan që ta godas me thikë bashkëshortin e saj. Edhe ky i fundit, më parë dyshohet se kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila deklaroi në Polici se burrin e sulmoi me thikë në vetëmbrojtje. Me vendim të prokurorit ndaj tyre është iniciuar rasti ...
Komentet te S’u pajtuan si ta rregullojnë dhomën/ Gruaja ther me thikë bashkëshortin në Dragash, të dy përfundojnë në Polici Janë të Mbyllura

Maliqi rikujton rrenën e madhe të Mogherinit për vizat, ka një pyetje për Lajcak

Lajme
Analisti kosovar, Agon Maliqi, ka reaguar pas deklaratës së sotme të Miroslav Lajcak, se vizat po vijnë por që s’mund të japë datë për një gjë të tillë, shkruan Gazeta Metro. Në një shkrim në Twitter, Maliqi ka risjell në kujtesë qëndrimin e ish-Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini, kur kishte deklaruar para katër vitesh se me demarkimin e kufirit me Malin e Zi, Kosova po ecë drejt liberalizimit të vizave. “A është Lajçak i vetëdijshëm se po ngjall shpresa në Kosovë se liberalizimi i vizave është afër dhe a është i vetëdijshëm për pasojat nëse kjo nuk ndodh? Vetëm një kujtesë shkakësore e herës së fundit që ndodhi ...
Komentet te Maliqi rikujton rrenën e madhe të Mogherinit për vizat, ka një pyetje për Lajcak Janë të Mbyllura

Manipulimi me kilometrat e veturave, nisin hetimet edhe për një rast në Ferizaj

Lajme
Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët, sidomos në rajonin e Ferizajt, manipulojnë me kilometrat e veturave, që i ndërrojnë në qendrat e kontrollimit të automjeteve. Për një rast të tillë, Prokuroria ka nisur sot hetimet, pas denoncimit të një qytetari, raporton Gazeta Sinjali. Siç mëson Sinjali nga burimet brenda Prokurorisë, një person ka manipuluar me kilometrat e një vetureje, duke ia zvogëluar për rreth 120 mijë.  Vetura i ishte nënshtruar kontrollit teknik në një qendër ku u zbulua se ka shifër tjetër, nga kontrolli në një qendër tjetër. Pas mbledhjes së informacioneve, me urdhër të Prokurorit është iniciuar rasti “Rastet e posaçme të Falsifikimit të Dokumentit” dhe “mashtrim” dhe ...
Komentet te Manipulimi me kilometrat e veturave, nisin hetimet edhe për një rast në Ferizaj Janë të Mbyllura

Gjenden të vdekur një 22 vjeçar dhe një 20 vjeçare në Tiranë, vetura e tyre u fundos në ujë

Lajme Rajoni dhe Bota
Një mashkull dhe një femër janë gjetur të vdekur në Tiranë, shkruan Gazeta Metro. Në vijim të informacionit paraprak, i cili bënte fjalë për një mjet të fundosur në vendin e quajtur “Rezervuari i Çekrezës”, ju informojmë se: Si rezultat i kërkimeve nga polumbarët e Reneas u bë e mundur nxjerrja nga mjeti i trupave të pajetë të shtetasve Erion Muça, 22 vjeç, dhe Flora Gjinaj, 20 vjeçe. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. ...
Komentet te Gjenden të vdekur një 22 vjeçar dhe një 20 vjeçare në Tiranë, vetura e tyre u fundos në ujë Janë të Mbyllura

Qeriqi: Kurti sa ishte në opozitë ishte krah veteranëve, tash po ndodh e kundërta

Lajme
Xhevdet Qeriqi, kryetari i Këshillit për mbrojtjen e të drejtave të luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sa ishte në opozitë ka qenë përkrahë veteranëve, dhe ka bërë me dije se nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre. “Protesta nuk ka lidhje me ngjyrime politike, unë personalisht kam dalë për ti mbrojt këta luftëtarë, të drejtat e tyre të arsyeshme, dhe gjatë gjithë ditës kam qendru aty, dhe kam komuniku me shumë prej tyre, dhe qëllimi i vetëm i tyre ka qenë kërkesa e tyre që të përfshihen në Ligjin e Pagës minimale, dhe janë të vendosur në këtë drejtim dhe ...
Komentet te Qeriqi: Kurti sa ishte në opozitë ishte krah veteranëve, tash po ndodh e kundërta Janë të Mbyllura