​Federata e Shëndetësisë kërkon lirimin e mjekut të arrestuar në Podujevë

- in Shëndetësi

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka reaguar pas arrestimit të mjekut, Ibrahim Hoti, duke kërkuar nga organet e rendit që ta lirojnë të njëjtin nga ndalimi prej 48 orësh pas një video incizimi të publikuar në mediume.

FSShK nëpërmjet një komunikate ka theksuar se është për të ardhur keq se si trajtohen në mënyrë më të keqe të mundshme mantelbardhët, të cilët tashmë janë të stërlodhur.

“FSSHK kërkon lirimin e menjëhershëm dhe ndjekjen e procedurave për zbardhjen e ngjarjes. Po ju rikujtojmë se Dr. Ibrahim Hoti nuk është kriminel dhe nuk paraqet rrezik për shoqërinë, përkundrazi gjatë gjithë kohës së Pandemisë COVID-19 ka shërbyer në mënyrë të ndershme dhe me profesionalizëm, për aq sa ka pasur mundësi. FSSHK është në përkrahje të plotë të punëtorëve shëndetësor në QKMF-Podujevë dhe veprimeve të tyre sindikale, por kërkon që edhe ata të cilët kanë marr vendime të tilla të japin arsyet e tyre”, thuhet në reagim./KP