​Pas djalit vdes edhe babai i plagosuri në Gradicë

- in Lajme

Mbrëmë në QKUK ka vdekur edhe B.Muja, i cili ditë më parë mbeti i plagosur në fshatin Gradicë të Drenasit.

Më 5 prill, pas një mosmarrëveshjeve rreth prerjes së pyllit, pronë shtetërore, personi me inicialet Xh. Bardiqi, kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës B.Muja dhe djalit të këtij të fundit 15 vjeçar, i cili ka vdekur po atë ditë.

Kurse, B.Muja ishte duke u trajtuar në QKUK por nuk ka arritur t’i mbijetojë plagët. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML, për obduksion. /KP