​Shqiptohen 779 gjoba antiCOVID-19

- in Lajme

Qytetarët po vazhdojnë të mos respektojnë masat antiCOVID-19

Policia e Kosovës vetëm gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 779 gjoba për qytetarët që nuk respektuan masat për mbrojtjen nga virusi korona.

Së fundmi është rritur edhe numri i rasteve të vdekjes dhe rasteve pozitive me COVID-19.

Në raportin e fundit të Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) u raportua për 14 të vdekur dhe 923 raste pozitive me COVID-19./KP