Gjenden të vdekur një 22 vjeçar dhe një 20 vjeçare në Tiranë, vetura e tyre u fundos në ujë

- in Lajme, Rajoni dhe Bota

Një mashkull dhe një femër janë gjetur të vdekur në Tiranë, shkruan Gazeta Metro.

Në vijim të informacionit paraprak, i cili bënte fjalë për një mjet të fundosur në vendin e quajtur “Rezervuari i Çekrezës”, ju informojmë se:

Si rezultat i kërkimeve nga polumbarët e Reneas u bë e mundur nxjerrja nga mjeti i trupave të pajetë të shtetasve Erion Muça, 22 vjeç, dhe Flora Gjinaj, 20 vjeçe.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.