Gjithçka gati për ndeshjen me Hungarinë – publikohen pamjet brenda zhveshtores së Kosovës

- in Sport

Përfaqësuesja e Kosovës do të përballen nga ora 19:00 me Hungarinë në kuadër të miqësoreve.

Dardanët do të jenë mysafirë të hungarezëve për ndeshjen që luhet në Puskas Arena.

Tashmë janë publikuar pamjet se si duket zhveshtorja e Kosovës, aty ku lojtarët do të bëhen gati për këtë ndeshje.

Përmes videos konfirmohet se është gjithçka gati që kjo ndeshje të fillojë në orarin e caktuar.

Pas pak pritet të arrijnë lojtarët në hapësirat e stadiumit Puskas, për të filluar duelin miqësor ndaj Hungarisë./Demokracia