Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Së paku tre të lënduar te Bon Vivant, Policia arreston një person

Lajme
Të shtëna me armë janë dëgjuar sonte te lokali Bon Vivant në Prishtinë, ku kanë mbetur të lënduar tre persona, shkruan Gazeta Sinjali. Sinjalizues të Sinjalit kanë bërë me dije se një person ka shtënë me armë brenda lokalit dhe për pasojë dyshohet se është lënduar një vajzë. Sipas informacioneve të para, viktima është plagosur rëndë. Ndërsa, merret vesh se një person është arrestuar nga Policia e Kosovës. Policia dhe Autoambulanca tashmë janë në vendin e ngjarjes, por që ende nuk dihen detajet e tjera. Policia dhe Autoambulanca tashmë janë në vendin e ngjarjes, por që ende nuk dihen detajet e tjera. Sinjali ...
Komentet te Së paku tre të lënduar te Bon Vivant, Policia arreston një person Janë të Mbyllura

Salihu tallet me Hajdarin: Kurrgjë s’është marre na me vjedhë, çka është marre ju me raportu për hajninë tonë

Lajme
Ministrja Rozeta Hajdari, sot, njoftoi se e ka paditur gazetën Nacionale, gazetarin Berat Buzhala dhe zyrtarin e MINT, Enver Hajrullahun, në lidhje me përgjimet e grurit dhe vajit. Në lidhje me këtë temë, ka reaguar analisti, Fitim Salihu. Në fakt, z. Salihu ka ironizuar me Hajdarin. “Logjika e padive te qeverise ndaj medias: kurgja s’eshte marre na me vjedhe, çka eshte marre ju me raportu per hajnine tone”, ka shkruar Salihu. Demokracia ...
Komentet te Salihu tallet me Hajdarin: Kurrgjë s’është marre na me vjedhë, çka është marre ju me raportu për hajninë tonë Janë të Mbyllura

Arbër Sejdiu buzëqeshi në seancë, avokati thotë se i provokoi familjarët e Marigona Osmanit

Lajme
Familjarët e Marigona Osmanit, që ishin sot të pranishëm në seancën ku u shpall aktgjykimi ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut, janë parë duke iu reaguar të akuzuarve. Gazmend Rexhepi, avokat i familjes së Marigona Sejdiut, thotë se familjarët i kanë thënë Sejdiu i ka provokuar me shikime. Në disa pamje të publikuara në Frontal të T7, Arbër Sejdiu, që është dënuar për ndihmimin e Krivaqës në vrasjen e 18-vjeçares, shihet duke buzëqeshur dhe duke thënë diçka. Kjo ka nxitur reagime të disa pjre familjarëve të Marigonës. Avokati ka treguar se prindërit e Osmanit dhe familja e saj e gjerë kanë marrë pjesë në të gjitha seancat përgjatë gjykimit të ...
Komentet te Arbër Sejdiu buzëqeshi në seancë, avokati thotë se i provokoi familjarët e Marigona Osmanit Janë të Mbyllura

AUV: Në tregun e Kosovës nuk ka çipsa që përmbajnë substanca kancerogjene

Lajme
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), ka konfirmuar se në tregun e Kosovës nuk ka çipsa nga prodhuesi serb, të cilët përmbajnë substanca kancerogjene. Inspektorati Shtetëror i Kroacisë ka njoftuar sot se janë zbuluar substanca kancerogjene në disa produkte ushqimore serbe. Gjatë ditës, në kufirin Kroaci-Serbi, një nivel i lartë i akrilamidit kancerogjen është gjetur në çipsa. Bëhet fjalë për prodhuesin Chips Way d.o.o. nga Çaçaku – Chips Bits & Byte Paprika 150 g. Nga AUV-i kanë thënë për Telegrafin se nuk ka dyshime për produktet që eventualisht ende mund të ketë në treg nga ky prodhues për shkak se nga qershori nuk është lejuar asnjë import nga Serbia. “Në ...
Komentet te AUV: Në tregun e Kosovës nuk ka çipsa që përmbajnë substanca kancerogjene Janë të Mbyllura

“M’kanë detyru Albini e Bisla me bo dallavere”, Rozeta Hajdari objekt i talljes në rrjete sociale

Lajme
Sot gjatë ditës, ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari ka paditur Gazetën Nacionale, gazetarin Berat Buzhala, si dhe zyrtarin e MINT-it Enver Hajrullahun, ku siç u shpreh ajo, padinë e ka ushtruar pasi “sulmet e vazhdueshme shpifjet, fyerjet dhe të pavërtetat, nuk duhet të lejojmë të kthehen në diçka të zakonshme, sepse dëmi që i bëhet opinionit publik, shoqërisë tonë mund të jetë i jashtëzakonshëm”, raporton Gazeta Sinjali. Kjo padi vjen pas publikimit nga Nacionale të përgjimeve që shpërfaqin keqpërdorimin me blerjen e rezervave shtetërore, në këtë rast të grurit, në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, e cila drejtohet pikërisht nga ministrja, Rozeta Hajdari. Me të bërë publike padia e Hajdarit ...
Komentet te “M’kanë detyru Albini e Bisla me bo dallavere”, Rozeta Hajdari objekt i talljes në rrjete sociale Janë të Mbyllura

Dueli Krasniqi-Mohammedi, Komuna e Prishtinës njofton për mbylljen e dy rrugëve

Sport
Komuna e Prishtinës ka njoftuar për mbylljen e përkohshme të dy rrugëve në kryeqytet, për shkak të duelit në boks, që do të zhvillohet të shtunën mes Robin Krasniqit e Nadjib Mohammedi. Bëhet fjalë për rrugët “Enver Zymberi” dhe “Rinia”, të cilat do të mbyllen për 24 orë. “Të dashur qytetarë, dueli i madh në mes të Robin Krasniqi dhe Nadjib Mohammedi do të zhvillohet nesër. Me këtë rast ju njoftojmë se rruga ‘Enver Zymberi’ dhe rruga ‘Rinia’ do të mbyllen përkohësisht për qarkullim, nga ora 07:00, ditën e shtunë deri në orën 07:00 ditën e diel”, thuhet në njoftimin për media. Nga komuna kanë kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve për ...
Komentet te Dueli Krasniqi-Mohammedi, Komuna e Prishtinës njofton për mbylljen e dy rrugëve Janë të Mbyllura

Afera “Zdravo”: Mimoza Kusari-Lila dorëzon padi ndaj bashkfolësit të saj Sllavko Simiq

Lajme
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka dorëzuar padi ndaj bashkëbiseduesit të saj në përgjimet “Zdravo”, politikanin serb të Listës Serbe, Sllavko Simiq. Kusari-Lila, i ka quajtur “akte penale” dhe “aktivitete dezinformuese” audio-inçizimet të cilat i ka publikuar gazeta Nacionale, ku ajo shihet të koordinohet me politikanin e Listës Serbe për një numër çështjesh parlamentare, e ku përmes tij, gjithashtu komunikon me të sanksionuarin famëkeq dhe në Listë të Zezë të ShBA-së, Milan Radoiçiq. Kusari-Lila, ndonëse është vetë protagoniste e këtyre bisedieve, thotë se këto përgjime dhe dalja e tyre në media, thotë se “fushatë e sulmit ndaj meje dhe rrjedhimisht ndaj detyrës që unë mbaj, ndaj ...
Komentet te Afera “Zdravo”: Mimoza Kusari-Lila dorëzon padi ndaj bashkfolësit të saj Sllavko Simiq Janë të Mbyllura

PDK: 900 ditë të Qeverisë Kurti kanë prodhuar afera korruptive dhe shkelje të rendit kushtetues

Lajme
Sekretari për Marrëdhënie Ndërkombëtare i PDK-së, Bernard Nikaj dhe avokati Faton Fetahu, kanë denoncuar sot shkeljen e shtatë kushtetuese të Qeverisë Kurti, me ç’rast është shpallur antikushtetues Ligji për Zyrtarët Publikë, pas kërkesës së Grupit Parlamentar të PDK-së për vlerësimin e kushtetutshmërisë së këtij ligji. Nikaj në një konferencë për media tha se në këto 900 ditë të qeverisjes, Qeveria Kurti është karakterizuar vetëm me skandale, afera korruptive, kapje të institucioneve, dhe stagnim e degradim të politikës së jashtme. “Gjatë këtyre 900 ditëve, fatkeqësisht, Qeveria është marrë shumë pak me qeverisje dhe është marrë tejet shumë me sulme kundër rendit kushtetues të vendit tonë. Siç e dini, Gjykata Kushtetuese e ...
Komentet te PDK: 900 ditë të Qeverisë Kurti kanë prodhuar afera korruptive dhe shkelje të rendit kushtetues Janë të Mbyllura

Dënimi i Krivaqës e Sejdiut, ky është vendimi i plotë i Gjykatës

Lajme
Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar Dardan Krivaqën me burgim të përjetshëm për vrasjen e Marigona Osmanit, ndërsa Arbër Sejdiu është dënuar me 15 vjet burgim për ndihmë në kryerjen e veprës penale “vrasje e rëndë”. Gjykata i ka liruar të dy nga akuza për veprën e dhunimit. Vendimi i plotë: Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurve D.K. për shkak të veprës penale të vrasjes së rëndë nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.4 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe A.S., për shkak të veprës penale ndihma në kryerjen e veprës penale vrasja e rëndë nga ...
Komentet te Dënimi i Krivaqës e Sejdiut, ky është vendimi i plotë i Gjykatës Janë të Mbyllura

“Na dërgonte video, dukej e lumtur”: Flet babai i 27-vjeçares argjentinase që dyshohet se u vra në Kosovë

Lajme Rajoni dhe Bota
Babai i argjentinases së vrarë në Fushë Kosovë, Maria Clara Urdangaray, Facundo Urdangaray, ka folur për media në Buenos Aires, rreth vajzës së tij, ku ka shpjeguar se ajo ishte nisur për të shkuar në dasmën e vëllait të ish-partnerit të saj, i cili dyshohet ta ketë vrarë. “Ajo ka qenë në një lidhje me një person nga Zvicra dhe kishte udhëtuar për në Kosovë në martesën e vëllait të këtij personi. Duket se atë natë, pas një fjalosje, ai e hodhi nga ballkoni. Ajo vdiq në spital. Ishte feminicid. Partneri 31 vjeçar i saj u arrestua”, ka thënë ai, siç e citoi gazeta e njohur argjentinase “La Nacion”. Pyetur ...
Komentet te “Na dërgonte video, dukej e lumtur”: Flet babai i 27-vjeçares argjentinase që dyshohet se u vra në Kosovë Janë të Mbyllura