Ish-drejtori i televizionit Klan Kosova, Adriatik Kelmendi, ka reaguar pas publikimit të vendimit të Gjykatës Komerciale, me anë të të cilit është shtyrë ekzekutimi i vendimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për pezullimin e certifikatës së biznesit, raporton Gazeta Sinjali. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kelmendi ka thënë se rrena i ka këmbët e shkurtra, duke kujtuar deklaratat e qeveritarëve se nuk janë bërë përmirësimet e kërkuara në dokumente. “A po ju kujtohet që MINT dhe disa suflerë të pushtetit thonin nuk janë bërë përmirësimet? Rrena i ka këmbët e shkurtra: Gjykata gjatë shqyrtimit të shkresave të lëndës gjeti se paditësi ka bërë përmirësimet e nevojshme ...
Komentet te Kelmendi për vendimin e Gjykatës: Thonin s’janë bërë përmirësimet, rrena i ka këmbët e shkurtra Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi thotë se Qeveria Kurti po i vjedh sofrat e qytetarëve, pas publikimit të një audio-incizimi ku një certifikues flet për presionin që po i bëhet për ta certifikuar grurin e blerë nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ndonëse mungonte një sasi e madhe e produktit. Krasniqi ka shpërndarë një pjesë nga fjalimi i tij në Kuvend, më 21 korrik të vitit të kaluar, ku kishte përmendur blerjen e grurit nga ministria. Ai tha se aferat korruptive të Qeverisë po shumëfishohen dhe se kjo Qeveri nuk përfaqëson më vullnetin e qytetarëve. Kësisoj, sipas tij, duhet shkuar në zgjedhje të parakohshme qendrore. Postimi i plotë i ...
Komentet te Krasniqi për grurin: Qeveria ka futur duart në sofër, po i vjedh edhe produktet bazike ushqimore Janë të Mbyllura
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka reaguar pas publikimit të përgjimeve lidhur me blerjen e grurit nga Ministrinë e Tregtisë së drejtuar nga Rozeta Hajdari. Në një postim në Facebook ajo ka thënë Postimi i plotë: Shantazh. Intimidim. Keqpërdorim. Në fjalët e tyre: Llugë! Miliona euro të paguara, mungesë e madhe e grurit në rikthim. Enveri, zyrtari i vetëm për ligj e drejtësi. Pastaj shteti u vu kundër tij. Kjo është pasqyra e kësaj Qeverie. Abuzo e shkel, gjithçka dhe këdo që del përpara. 2 vjet, 4 muj e 10 ditë të Qeverisë Kurti II me të njëjtin sistem: Në emër të shpresës! Demokracia ...
Komentet te Afera e grurit, Deliu-Kodra: Kjo është pasqyra e kësaj Qeverie, abuzo e shkel gjithçka dhe këdo që del përpara Janë të Mbyllura
Frashër Krasniqi nga Partia Socialdemokrate është takuar rrugës me Shefen e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lilën, të cilës ia ka bërë disa pyetje lidhur me audio-incizimin e publikuar në media ku dëgjohet duke folur me ish-deputetin e Listës Serbe, Sllavko Simiq, dhe ku ai i përmend një bisedë që thotë se ajo e ka realizuar me Radojiçiqin. Ai ka publikuar një video ku shihet duke e pyetur Kusari-Lilën nëse po koordinohen ende me Millan Radojiçiqin, i cili akuzohet për vrasjen e Oliver Ivanoviqit dhe gjendet në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kusari-Lila shihet duke qeshur dhe herë pas herë flet diçka, por që nuk dëgjohet ...
Komentet te Frashër Krasniqi i del në rrugë Mimoza Kusarit, “a keni fol ma me Radojçiqin”, ky është reagimi i saj -Video Janë të Mbyllura
Analisti politik Valon Syla ka vazhduar talljen me shefen e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila. Duke komentuar përgjimet e deputetes së VV-së me deputetin e Listës Serbe, Slavko Simiq, ai ka përshëndetur me një këngë Kusari-Lilën. “E përshendes Mimoza Kusarin Lila me këngën: Nëpër telat e telefonit, Zogjë po këndojnë; Hapa, hapa ju rash pas; Zërin tja u dëgjoj; Unë qeshja, ai buzqeshte si gjentëllmen; Of aman aman, kush ma qan hallin që kam; Of aman, vaj medet po del shpirti me siklet”, ka shkruar ai. Demokracia ...
Komentet te “Nëpër telat e telefonit”, analisti Syla e përshëndet Kusari-Lilën me një këngë Janë të Mbyllura
Pas aferës “Vaji”, gazeta Nacionale sjell ekskluzivisht incizime të reja në Ministrinë e Tregtisë së drejtuar nga Rozeta Hajdari. Kësaj radhe tema është e njëjtë, për blerjen e mallrave në rezervën shtetërore. Ndryshon vetëm produkti. Nga vaji, tash është afera “Gruri”. Zyrtarë të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë në këto incizime bisedojnë rreth nënshkrimit të kontratës për blerjen e grurit vitin e kaluar. Ata përmendin me emra disa zyrtarë si Hafiz Gara, Rexha, Arbëri, këshilltari (që nuk dihet nëse është fjala për këshilltarin e ministres, apo të ndonjë zyrtari tjetër) Krejt përgjimi tregon për zyrtarin Enver Hajruallahu që me pozitë është certifikues. Ndaj tij kishte presione të mëdha për ta ...
Komentet te Përgjimi i ri që zbulon në detaje si u orkestrua “Afera e grurit” – Kush janë zyrtarët e përfshirë dhe pse u involvua AKI-ja? -Video Janë të Mbyllura
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka ripërsëritur kërkesat për depërshkallëzimin e plotë të situatës në veri të Kosovës dhe zbatimin e marrëveshjes së Ohrit. Diplomati amerikan shtoi se kjo i ndihmon Kosovës që të arrijë integrimin euro-atlantik. “Mendojmë se është e rëndësishme të arrijmë de-eskalim të mëtutjeshëm në veri dhe të anashkalojmë raste ku akte të dhunshme na dalin në udhë. Kjo i ndihmon Kosovës që të arrijë integrimin euroatlantik”, u shpreh ai. “Ka marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë. Kjo është marrëveshja e Ohrit, Dhe fokusi ynë është që të zbatohet kjo marrëveshje nga të dyja palët. Nga Qeveria e Kosovës presim që të ...
Komentet te Ambasadori amerikan kërkon depërshkallëzim të situatës në veri Janë të Mbyllura
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ka reaguar pasi mediat bojkotuan sot konferencën e ministres së Industrisë, Tregtisë e Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari. Deliu në një postim në rrjetin social “Facebook” ka thënë se kjo ka qenë një përgjigje meritore e gazetarëve karshi një ministre siç e quajti ajo, të papërgjegjshme. Teksa të njëjtën e ka pyetur: Ku janë vaji, sheqeri e gruri. “Demokracia vdes në errësirë, Rozetë!Mirënjohje dhe respekt për këtë përgjigje meritore të gazetarëve ndaj një ministre të papërgjegjshme. P.S. Ku janë vaji, sheqeri e gruri?”, ka shkruar ajo. Ndryshe, gazetarët kanë bojkotuar konferencën e ministres Rozeta Hajdari, në shenjë pakënaqësie për revokimin e certifikatës biznesore të ...
Komentet te Deputetja e PDK-së, ministres së Tregtisë: Demokracia vdes në errësirë, Rozetë Janë të Mbyllura
Gazetarët e shumicës prej mediave të Kosovës e kanë bojkotuar konferencën e ministres Rozeta Hajdari. Ministrja Hajdari kishte paralajmëruar konferencë për sot, sipas saj me qëllim të sqarimit për pezullimin e licencës së mediumit “Klan Kosova”. Megjithatë gazetarët i kanë marrë mikrofonët dhe kamerat dhe janë larguar nga salla e konferencave. Kjo si shenjë revolte për vendimin për mbylljen e Klan Kosovës. Bojkoti ndaj ministres së Qeverisë së Albin Kurtit vjen vetem një ditë pasi gazetarët protestuan në sheshet e Prishtinës kundër vendimit. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Gazetarët bojkotojnë konferencën e ministres Hajdari, largohen nga salla Janë të Mbyllura
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Avni Zogiani, humbi durimin derisa iu përgjigj një pyetje të zakonshme të gazetarit të T7. Gazetari pyeti lidhur me rastet e keqpërdorimeve brenda Ministrisë së Infrastrukturës, për të cilat Zogiani tha se i ka evidentuar prej ardhjes së tij në detyrë disa muaj më parë. “Që sa kohë jeni t’u u marrë sepse keni vetëm 3 muaj. Folët sikur të ishit prej fillimit. Thatë që në projekte të mëdha ka më pak transparencë. A mundesh pak ma konkretisht se po flisni pak si në ajër?”. Këtu Zogiani tha se pyetja e gazetarit ishte “banale”. “Nuk e di a e ke pasë vëmendjen kur ...
Komentet te “Banale dhe tendencioze”/ Zogiani humb durimin, përplaset me gazetarin në konferencë Janë të Mbyllura