Lidhja Demokratike e Kosovës thotë se Qeveria Kurti e ka kthyer në normalitet shkeljen e ligjeve dhe Kushtetutës. Këto deklarata i bëri gjatë një konference për media, deputeti i kësaj partie, Armend Zemaj. Tërheqjet dhe “vendimet e dëmshme”, sipas Zemajt, Qeveria po i ndërmerr për t’i mbuluar dështimet në procesin e dialogut. “Shkelja e ligjeve dhe Kushtetutës gjatë këtij pushteti e nga ky pushtet ka kaluar në normalitet. Shkel mbi shtetin vetëm për pushtetin. Më shumë se shkeljet është padituria e kësaj Qeverie. Ashtu siç janë shkeljet kushtetuese në vazhdimësi janë edhe tërheqjet dhe vendimet e dëmshme në vazhdimësi. Kjo tërheqje shihet si një lojë e ndytë e Kurtit në ...
Komentet te LDK: Qeveria Kurti e ka kthyer në normalitet shkeljen e ligjeve dhe Kushtetutës Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Gjykata Themelore në Ferizaj, ka shpallur Aktgjykimin dënues ndaj Dardan Krivaqës. Ai është shpallur fajtor për vrasjen makabre të Marigona Osmanit. Krivaqa është dënuar me burgim të përjetshëm, shkruan Gazeta Sinjali. Para fillimit të seancës, para objektit të Gjykatës së Ferizajt është mbajtur një protestë e organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist “për të kërkuar drejtësi për Marigonën dhe ndëshkim maksimal për vrasësit”. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Dardan Krivaqa dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen makabre të Marigona Osmanit Janë të Mbyllura
Gjykata Themelore e Ferizajt ka bërë të ditur se sot do të bëhet shpallja e aktgjykimit ndaj Dardan Krivaçës dhe Arbër Sejdiut, të dyshuar për vrasjen e Marigona Osmanit. Seanca e shpalljes së aktgjykimit do të nisë në ora 11:00 dhe është e hapur për publikun. “Ju njoftojmë se të premten, më 4 gusht 2023, duke filluar nga ora 11:00, vazhdon seanca gjyqësore me shpalljen e aktgjykimit në çështjen penale, kundër të pandehurit D.K, i akuzuar për shkak të veprave penale dhunimi nga neni 227 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së dhe veprës penale në bashkëkryejre vrasja e rëndë nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.3, 1.4 ...
Komentet te Vrasja e Marigona Osmanit, sot shpallet aktgjykimi ndaj Dardan Krivaçës dhe Arbër Sejdiut Janë të Mbyllura
Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Ka mundësi të ketë ndonjë reshje të izoluar, sidomos në zonat malore. Do të jetë jashtëzakonisht nxehtë. Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 12-32 km/h. Sipas Meteo Kosova, temperaturat minimale do të luhaten prej 17 deri në 19°C, ndërsa ato maksimale prej 34 deri në 37°C. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Edhe sot shumë nxehtë, temperaturat deri në 37°C Janë të Mbyllura
Babai i Triumf Rizës, Shefqet Riza, ka treguar se problemet e djalit të tij me Enver Sekiraqën kishin filluar në vitin 2000. Ai ka treguar se këngëtarja Adelina Ismaili nuk ka qenë shkaku i përplasjes ndërmjet Rizës dhe Sekiraqës. “Unë besoj se nuk ka qenë shkaku. Triumfi e ka pas shoqe të shkollës, edhe ajo ju ka ofru me ja tregu hallin se si Enveri i ka ofruar reket. Ky i ka thënë lajmëroje rastin në Polici”. Ai ka folur edhe për lidhjen e dashurisë ndërmjet Triumfit dhe Adelinës. “Lidhjen e ka pas Triumfi me të. Ama unë nuk ju kam përzi në lidhje të dashurisë. Me të thënë të drejtën ...
Komentet te Babai i Triumf Rizës për Adelina Ismailin: Qejf s’kam pas për lidhjen, se me këngëtare tona t’zezat bahen Janë të Mbyllura
Një numër i madh i të dyshuarve që kërkohen nga Policia e të tjerë të dënuar nga Gjykatat arrijnë ta shijojnë lirinë nga arratia. Gazeta Sinjali në vazhdimësi ka raportuar për arrestimin e personave të akuzuar për vepra të ndryshme penale, por që të cilët kanë ikur nga duart e drejtësisë. Vetëm gjatë ditëve të fundit, Sinjali mëson se kanë rënë në pranga të Policisë disa persona të kërkuar nga organet e rendit. Njëri prej tyre janë arrestuar te pikëkalimi kufitar i Kullës. Burimet thonë se bëhet fjalë për Tefik Bytyqin, 37-vjeçar, i cili është ndaluar nga një njësi policore, ku pas verifikimit dhe kontrollit, rezultoi se ishte në listën ...
Komentet te Ky është 37-vjeçari i kërkuar nga Policia për vjedhje të rëndë, arrestohet në kufi Janë të Mbyllura
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka reaguar pasi Gjykata Kushtetuese shpalli Aktgjykimin për Ligjin për Zyrtarët Publik, pas kërkesës për vlerësim të kushtetueshmërisë nga deputetët e kësaj partie dhe ata të PDK-së. Gashi ka thënë se me Aktgjykimin e Kushtetueses “lufta e pushtetit për pushtet pa kufi sot e mori edhe një karton të kuq nga Gjykata Kushtetuese.”. “Sot, fitoi ligjshmëria, fitoi kushtetutshmëria. Humbi mundësia e kapjes së radhës, humbi beteja kundër zyrtarëve publikë. Humbi mendësia shkatërruese – antikushtetuese. Gjykata e rrëzoi Ligjin për Zyrtarët Publikë: Kolegji i gjyqtarëve të Gjykatës ka vendosur njëzëri që Ligji për Zyrtarët Publikë nuk është në përputhshmëri me dy paragrafin 1 ...
Komentet te Aktgjykimi për Ligjin për Zyrtarët Publik, Gashi: Pushteti sot e mori edhe një karton të kuq nga Kushtetuesja Janë të Mbyllura
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka reaguar pasi Gjykata Kushtetuese ka shpallur si anti-kushtetues Ligjin për Zyrtarët Publikë. Ai ka bërë me dije se Kushtetuesja ka pranuar argumentet e tyre për këtë ligj. Tahiri ka shkruar se kjo është shkelja e shtatë e Kushtetutës nga Qeveria Kurti. “Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës sapo shpalli njoftimin se ka vendosur ndaj kërkesës së Grupit Parlamentar të PDK-së për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit Nr.08/L-197 për Zyrtarët Publikë dhe të njëjtin ashtu siç kemi argumentuar, e shpalli ANTI-KUSHTETUES. Kjo është edhe një dëshmi se angazhimi ynë për mbrojtjen e rëndit kushtetues dhe vlerave demokratike jo vetëm se është i ...
Komentet te Rrëzimi i Ligjit për Zyrtarët Publikë, Tahiri: Kjo është shkelja e shtatë e Kushtetutës nga Qeveria Kurti Janë të Mbyllura
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) e ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Komerciale në favor të Klan Kosovës. Në një postim në Facebook, AGK-ja ka vlerësuar se vendimi në favor të televizionit Klan Kosova e mundëson vazhdimin e operimit të punës, përkundër vendimit të Qeverisë së Kosovës. “AGK-ja mirëpret vendimin e Gjykatës Komerciale në favor të Klan Kosovës Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka mirëpritur vendimin e sotëm të Gjykatës Komerciale në Prishtinë, që ka aprovuar ankesën e televizionit Klan Kosova për shtyrjen e ekzekutimit të vendimeve për pezullimin e certifiktës së binzesit nga ana e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregëtisë.” – shkruhet ndër të tjera në reagimin e ...
Komentet te AGK-ja e mirëpret vendimin e Gjykatës për Klan Kosovën: Mundëson operimin përkundër vendimit të Qeverisë Janë të Mbyllura
Abuzimi me substanca narkotike nga të rinjtë mbetet një shqetësim i madh në shoqërinë kosovare. Edhe më shqetësues këtë dukuri e bën mungesa e trajtimit preventiv nga institucionet. Varësia nga droga sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues e shpërndarës të substancave narkotike, shkruan Gazeta Sinjali. Sinjali mëson se tri raste të tilla janë zbuluar në ditët e fundit në Prishtinë, Gjilan dhe Vushtrri. Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë ka kryer bastisje në një banesë në rrugën ‘Raif Halimi’ në Gjilan, ku është gjetur dhe sekuestruar një sasi e substancës së dyshuar narkotike e llojit marihuanë. 23-vjeçari është ...
Komentet te Droga po përdoret me të madhe, zbulohen edhe tri raste në Prishtinë, Gjilan e Vushtrri Janë të Mbyllura