Tragjedia në Bon Vivant ku u përfshin dy grupe kriminale, duket se nuk po ndalet. Siç raporton Sinjali, mbrëmë në klinikën e QKUK-së ku po trajtohet Andi Pajaziti i njohur si “Italiani”, ka pasur të shtëna me armë zjarri. Pajazitit i është caktuar paraburgimi prej 30 ditësh, por pasi edhe ai është i plagosur, po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Nuk dihet nëse të shtënat lidhen direkt me rastin e të premtes, megjithatë bëhet e ditur se Policia e Kosovës po kryen hetime. Andi Pajaziti është i njohur për të kaluarën kriminale dhe dhjetëra vepra penale në të kaluarën./Express ...
Komentet te Raportohet se mbrëmë pati të shtëna me armë zjarri afër klinikës ku po trajtohet Andi Pajaziti (Italiani) Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Në orët e vona të së premtes, Prishtina është tronditur nga vrasja e një personi dhe plagosja e disa të tjerëve në lokalin “Bon Vivant” në qendër të kryeqytetit. Kastriot Ramadani pësoi lëndime vdekjeprurëse si pasojë e të shtënave me armë zjarri në lokalin “Bon Vivant”, pas përleshjes mes dy grupeve. Të plagosur mbetën edhe gjashtë të tjerë, ndërsa 13 pësuan lëndime trupore nga gërvishtjet e xhamave apo gjësendet tjera. Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës (SHSKUK) kishte njoftuar se pesë persona janë pranuar për trajtim të mëtejmë, pas ndihmës mjekësore në Klinikën Emergjente. Së fundmi, “Jepi Zë” ka publikuar një video nga momenti tragjik. Pamjet janë të ndjeshme ...
Komentet te Publikohet momenti i vrasjes dhe plagosjes në Bon Vivant (VIDEO) Janë të Mbyllura
Deputetja e Kuvendit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, ka reaguar pas emërimit zëvendësministër të një ish-ushtaraku serb nga kryeministri Albin Kurti. Kadrijaj ka thënë se me kohë është alarmuar se kjo qeveri është antikombëtare. “Albin Kurti paska emëru për zëvendësministër një ushtarak të ushtrisë serbe, i cili e paska pohuar vet që ka qenë pjesë e kësaj ushtrie gjatë kohës që shqiptarët vriteshin e masakroheshin. Se kjo qeveri është antikombëtare kemi alarmuar qysh herët, nisur nga urrejtja për ata që kanë udhëhequr luftën dhe nga diskriminimi që i bëhet veteranëve”, është shprehur Kadrijaj. Në një njoftim për media Qeveria e Kosovës më 23 maj ...
Komentet te Kurti emëron zëvendësministër ish-ushtarakun serb, flet Kadrijaj: Me kohë kemi alarmuar se kjo qeveri është antikombëtare Janë të Mbyllura
Pamje të reja e të rënda nga ngjarja tragjike në ‘Bon Vivant’, ku humbi jetën një 39-vjeçar dhe u lënduan 17 të tjerë, si pasojë e një përleshje tashmmë janë publikuar. Viktimat të cilët ndodheshin aty gjatë kësaj përleshje kanë publikuar pamje të reja ku shihet tmerri që përjetuan. Dikush dëgjohet teksa pyet se “Kush u mbyt”, ndërsa dikush tjetër tregon këmbën e gjakosur nga prerjet e marra. Të dyshuar për ngjarjen tragjike janë Andi Pajaziti, i cili ndodhet në spital dhe ndaj të njëjtit është lëshuar urdhër për ndalim, Hysni Geci dhe Gzim Zakuti. Kurse i shumëkërkuari nga FBI, i dyshuar për këtë rast, Dukagjin Nikollaj, ndodhet akoma në ...
Komentet te “Kush u myt? – Oh këmbën ia kanë shky”, dalin pamje të reja amatore nga tragjedia në Bon Vivant -Video Janë të Mbyllura
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka akuzuar qeverinë në pushtet, duke thënë se kjo qeveri jo vetëm që qenka e koordinuar por edhe në akord të plotë me kriminelin Radojçiq. Tahiri përmes rrjetit të tij në Facebook, ka shkruar se qytetarët e Kosovës duhet ta dinë të vërtetën e këtij koordinimi. Tutje, ai ka thënë se “çfarë mbështetje i paska dhënë Lista Serbe Albin Kurtit, e që nuk qenka “në kundërshtim me interesat kombëtare të Serbisë?””. Ndër të tjera, ai ka pyetur se “Cilat pozita i paska zgjedhur Qeveria Zdravo me bekimin e Listës Serbe?”. “Për cilat ligje e tema të tjera jashtë parlamentare ...
Komentet te Tahiri: Kjo qeveri është në akord të plotë me kriminelin Radojçiq Janë të Mbyllura
Reperi i njohur shqiptar, Capital T, ka planifikuar të shënojë një nga momentet më kulminante të karrierës më 11 gusht, duke mbajtur solo-koncertin e tij “Time Capsule II” në Prishtinë. Lokacioni i përzgjedhur për mbajtjen e këtij koncerti ka qenë Stadiumi “Fadil Vokrri” në kryeqytet, mirëpo për shkaqe teknike koncerti nuk do të mbahet aty. Përmes një videoje të publikuar në rrjetin social Instagram, reperi i hitit “Karma” ka bërë të ditur se “Time Capsule II” tashmë do të zhvillohet në parkingun e Pallatit të Rinisë. Duke iu referuar babait të tij, kryetarit të FFK-së Agim Ademi si ‘shefi’, Capital T ka bërë të ditur se saktësisht ‘shefi’ ia ka ...
Komentet te Capital T njofton se ka ndërruar lokacionin e koncertit: ‘Shefi’ më telefonoi dhe më tha “duhet të ma lëshosh stadiumin” Janë të Mbyllura
Në hapjen e festivalit “Dokufest” në Prizren një grup kanë përformuar duke kërkuar të drejta për komunitetin transgjinor. “Trans Rights Now” ishte mbishkrimi i njëri nga përformuesit, ku disa nga ta kanë dalë në skenë nudo. Kjo përformancë e hapjes ka ngjallur reagime të ashpra të qytetarëve, ku ndër ta deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje ka thënë se “gjërat që nuk janë normale, mos na bëni t’i pranojmë si moderne.” Ajo tutje ka shkruar duke thënë që të mos prekin në frymën tradicionale dhe kulturore të Prizrenit. Boks / “S’qenka boksier me zemër’: James Kraft e mposht Rodriguezin, por i palumtur me fitoren “Për gjërat që nuk janë normale, mos na bëni ...
Komentet te Balje me reagim të ashpër për përformancën e hapjes së “Dokufest”: Çka nuk është normale, mos na i bëni moderne Janë të Mbyllura
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, rreth 3 muaj më parë, doli me disa shifra shpresëdhënëse për numrin e bizneseve të reja të regjistruara në Kosovë. Më të vënë re publikimin e ASK-së, kreu i Financave nxitoi të lavdërohej me regjistrimin e 3 mijë e 86 bizneseve të reja në Kosovë. Aimadje e tha edhe këtë: “Ekonomia e vendit po vazhdon zgjerimin përkundër krizave globale”. Vetëm tre muaj më vonë, sipas “Repertorit Statistikor mbi Ndërmarrjet Ekonomike në Kosovë TM2”, Kosova po del se ka pësuar rënie të ndjeshme të numrit të bizneseve të regjistruara krahasuar me tremujorin paraprak. Pas publikimit të “Repertorit Statistikor mbi Ndërmarrjet Ekonomike në Kosovë TM2″, ministri Murati më ...
Komentet te Pretendimi se “Ekonomia e vendit po vazhdon zgjerimin”, Muratit s’i del matematika: Bie numri i bizneseve të regjistruara Janë të Mbyllura
Siguria publike në Kosovë konsiderohet se po cenohet nga krime të natyrave të ndryshme, sidomos nga përleshjet e shpeshta mes qytetarëve, të cilat në shumë raste kanë përfunduar edhe me fatalitet, raporton Gazeta Sinjali. Një rrahje ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në fshatin Cerrcë të Istogut, ku janë përfshirë tre persona. Sinjali mëson se një 39-vjeçar dyshohet se ka sulmuar fizikisht me një mjet të fortë dy personat të cilët kishin pasur një konflikt verbal me bashkëshorten e tij. Viktimat kanë marrë ndihmë mjekësore, teksa kanë dhënë dëshminë e tyre në stacion policor, ndërkohë që i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim. Me urdhër ...
Komentet te 39-vjeçari në Istog u hyn dajak dy personave që patën konflikt me gruan e tij Janë të Mbyllura
32-vjeçari nga Drenasi me nënshtetësi të Zvicrës që nga e mërkura ndodhet në paraburgim në Prishtinë me dyshimin se e shtyu për vdekjen të dashurën e tij argjentinase, 27-vjeçe, nga kati i gjashtë i hotelit ku po qëndronin në Kosovë. Për këtë ngjarje kanë dalë detaje të reja. Gazeta zvicerane “Blick” shkruan se të dy ata thuhet se kanë qenë të dehur në festën para dasmës së vëllait të të dyshuarit, sipas burimeve familjare. Kur janë grindur, dyshohet se kanë sulmuar njëri-tjetrin. Burri ka pësuar lëndime edhe në gjoks. Gazeta zvicerane shkruan se 32-vjeçari nga Drenasi e kishte futur ilegalisht të dashurën e tij në Kosovë, duke e fshehur në ...
Komentet te Vrasja e argjentinases, zviceranët zbarkojnë në Kosovë për hetime – mediat atje sjellin detaje të reja Janë të Mbyllura