Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Ulen temperaturat në 26°C, priten edhe reshje shiu

Lajme
Sot në vendin tonë pritet të ketë lokalisht reshje shiu, të cilat në momente të caktuara do të jenë në formë të rrebesheve, të shoqëruara me disa shkarkesa elektrike. Dita do të vijojë me diell dhe vranësira, të cilat në zona të caktuara do të përcillen me reshje shiu, të shoqëruara me ndonjë shkarkesë elektrike. Sipas Meteo Kosova, era do të fryjë nga perëndimi dhe jugperëndimi, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-70 km/h! Temperaturat do të pësojnë ulje, me minimale që do të lëvizin prej 13 deri në 16°C, ndërsa ato maksimale prej 24 deri në 26°C. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Ulen temperaturat në 26°C, priten edhe reshje shiu Janë të Mbyllura

E dhimbshme: Kjo është familja kosovare që u aksidentuan në Kroaci, gruaja dhe vajza humbën jetën

Lajme
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Kroaci, ku një familje kosovare që po udhëtonte nga Gjermania drejt vendlindjes për pushimet e verës, u aksidentuan rëndë me veturë dhe si pasojë gruaja bashkë me vajzën kanë humbur jetën, ndërsa burri dhe djali kanë mbetur të lënduar rëndë, raporton Gazeta Sinjali. Njoftimi mortor është dhënë edhe nga të afërmit, ku bëhet me dije se viktimat janë Njomza Olluri Gashi dhe vogëlushja Olta. Sipas mediave kroate, BMW-ja e shtetasve të Kosovës është rrokullisur nga forca e goditjes, ndërsa VW humbi gjysmën e pjesës së përparme. Në aksident ka humbur jetën edhe një 33-vjeçar nga zona e Zarës, i cili drejtonte automjetin Volkswagen T-Roc. ...
Komentet te E dhimbshme: Kjo është familja kosovare që u aksidentuan në Kroaci, gruaja dhe vajza humbën jetën Janë të Mbyllura

Jakaj fitues i meçit kundër argjentinasit, Nicolas Karalitzky

Sport
Sot po zhvillohet eventi i boksit në stadiumin “Fadil Vokrri” aty ku Robin Haxhi Krasniqi dhe Nadjib Mohammedi luftojnë për titullin WBC Silver në pesha gjysmë të rënda në meçin kryesor të mbrëmjes. Në sfidën e pestë të mbrëmjes, në mes Bernandin Jakajt dhe Marcos Nicolas Karalitzky, boksieri nga Gjakova ka triumfuar pas votave të gjyqtarëve. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Jakaj fitues i meçit kundër argjentinasit, Nicolas Karalitzky Janë të Mbyllura

Erërat e forta, KEDS: Do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa rajone

Lajme
Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS) ka bërë të ditur se për shkak të erërave të forta që kanë përfshirë disa rajone të Kosovës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike. Në njoftimin e lëshuar thuhet se rajonet më të prekura momentalisht janë Gjakova, Malisheva dhe Peja, ndërkaq, sipas parashikimeve, pritet që mot i lig të mbretërojë edhe në rajonet e tjera të Kosovës. “Ekipet e KEDS-it janë mobilizuar në terren në mënyrë që dëmet e shkaktuara të evitohen sa më parë dhe konsumatorëve tanë t’u kthehet furnizimi i rregullt me energji elektrike, për çka kërkojmë mirëkuptimin e tyre”, thuhet në njoftim. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Erërat e forta, KEDS: Do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa rajone Janë të Mbyllura

Vrasja në ‘Bon Vivant’, kryetari i Gastronomëve: Prishtinë ta vnumë shaminë e zezë, mangupat na mbetën në qafë

Lajme
Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve, Petrit Kllokoqi, ka reaguar pas ngjarjes tronditëse në kafenenë ‘Bon Vivant’ në Prishtinë, ku një person mbeti i vrarë si pasojë e të shtënave me armë zjarri, shtatë u plagosën, ndërsa 13 të tjerë u lënduan, raporton Gazeta Sinjali. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kllokoqi ka thënë se që nga paslufta në sidomos në Prishtinë kanë qenë të theksuara problemet ku janë përfshirë ‘komandantët’ dhe siç i quan ai, ‘mangupat’. “Problemet që i kemi prej pasluftë në Prishtinë (sidomos) kanë qenë se cili mangup ose ‘komandant’ po bën probleme më shumë edhe ku?! Me ‘komandanta’ u rahatuam më në fund, se bonën pare, ...
Komentet te Vrasja në ‘Bon Vivant’, kryetari i Gastronomëve: Prishtinë ta vnumë shaminë e zezë, mangupat na mbetën në qafë Janë të Mbyllura

Profil | Sadri Ramabaja, njeriu që lundroi në shumë parti, por u arrestua duke hipur në anije me pasaportën e mikut të tij

Lajme
Sadri Rambaja sot është njëri prej njerëzve që shfaqet më së shpeshi nëpër studio televizive duke e mbrojtur çdo aferë e skandal të qeverisjes së Albin Kurtit. Analisti pro qeveritar, që i mbetet shpesh hatri dhe braktisë studion televizive sapo dikush e kundërshton, duket se e ka “ngjyer” nga pak në të gjitha partitë politike në Kosovës. Sipas, të dhënave që Demokracia.com ka grumbulluar del se analisti nga fshati Magurë e Kamenicës, i ka ndërruar pesë parti. Për ironi Ramabaja, “lundruesi” nëpër krejt partitë, ishte arrestuar në një anije në Durrës me dokumente të falsifikuara, që thuhej të ishin të Xhevat Bislimit. Ai ka qenë anëtarë i partisë UNIKOMB e ...
Komentet te Profil | Sadri Ramabaja, njeriu që lundroi në shumë parti, por u arrestua duke hipur në anije me pasaportën e mikut të tij Janë të Mbyllura

Një në arrati, katër të hospitualizuar nga të shtënat mbrëmë, janë të ndaluar nga Policia

Lajme
Një person ka vdekur dhe 20 të tjerë kanë mbetur të lënduar pas të shtënave me armë zjarri në lokalin “Bon Vivant” në Prishtinë, mbrëmjen e së premtes. Sipas Policisë, rasti ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshje. Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se katër të dyshuar për rastin janë të hospitalizuar në QKUK, derisa i dyshuari i pestë ndodhet në arrati, raporton Express. “Rr. Xheladin Hana, Prishtinë 04.08.2023-20:17.  Dyshohet se pas një mosmarrëveshje në një lokal, në mes të disa të  dyshuarve meshkuj kosovarë, janë përdorur edhe armë zjarri  (të shtëna me armë zjarri), si pasojë e kësaj lëndime trupore kanë pësuar katër të dyshuar ...
Komentet te Një në arrati, katër të hospitualizuar nga të shtënat mbrëmë, janë të ndaluar nga Policia Janë të Mbyllura

Tragjike: Një i vdekur nga të shtënat me armë në Bon Vivant

Lajme
Prishtina u trondit mbrëmjen e 4 gushtit nga të shtënat me armë në lokalin Bon Vivant, pas një konflikti verbal mes disa të rinjve. Në këtë rast ka mbetur pa shenja jete një person ndërsa 17 të tjerë janë lënduar, 7 prej tyre janë plagosur, shkruan Gazeta Sinjali. Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një person i cili ishte dërguar në QKUK në gjendje të rëndë pas plagëve që mori në gjuajtjen me armë zjarri. Lajmin e ka konfirmuar shefi i repartit intensiv në QKUK, Shaqir Uka. “Nga informacionet qe kam nga ekipa kujdestare e Mjekimit Intensiv, 1 pacient që ka marrë plagë nga plagosja e mbrëmshme pas intervenimit kirurgjik ...
Komentet te Tragjike: Një i vdekur nga të shtënat me armë në Bon Vivant Janë të Mbyllura

Pritet ndryshim i motit sot, këto do të jenë temperaturat

Lajme
Sot në Kosovë pritet të kemi mot shumë të ndryshueshëm. Në mëngjes dhe paradite ende shumë nxehtë, me diell dhe vranësira lokale. Pasdite destabilizim i fuqishëm i atmosferës. Parashihen zhvillime të fuqishme të vranësirave konvektive që do të kushtëzojnë rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima, bubullimë dhe breshër. Pak më vonë vjen edhe sistemi frontal nga deti me shtrëngata lokalisht intensive me shi dhe rrebeshe intensive dhe breshër. Temperaturat maksimale deri në 32 gradë Celsius paradite, ndërsa pasdite dhe në mbrëmje shënojnë ulje të ndjeshme. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Pritet ndryshim i motit sot, këto do të jenë temperaturat Janë të Mbyllura

Disa të plagosur në një lokal në Prishtinë -Video

Lajme
Të paktën tre persona dyshohet se kanë mbetur të plagosur pas gjuajtjes me armë zjarri në Prishtnë, mëson Nacionale nga vendi i ngjarjes. Megjithatë, media të ndryshme vendore kanë raportuar edhe për më shumë. Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në lokalin “Bon Vivant” në qendër të kryeqytetit. Nacionale ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka marrë vesh se bëhet fjalë për të paktën tre persona të plagosur, derisa janë parë edhe dy vetura të ambulancës. Po ashtu, janë parë edhe shumë zyrtarë policorë të cilët po merren me rastin. Nacionale ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku duket një numër i madh ...
Komentet te Disa të plagosur në një lokal në Prishtinë -Video Janë të Mbyllura