Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Haradinaj pyetet për Radojçiqin: Nuk kam komunikim me ata që janë të sanksionuar nga SHBA

Lajme
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se me ata personat që janë të sanksionuar nga Amerika nuk ka komunikim as si opozitar e as si deputet. Këtë Haradinaj, e tha gjatë diskutimit pët takimin që kishte me Milan Radojqiçin në veri të Kosovës. ”Në periudhën e qeverisjës time ata njerëz që janë gjetur në sulm i ka ndjekur drejtësia, që atëherë ai e ka lëshuar Kosovën, jo në qeverisjen Kurti, por në kohën e qeverisjes Haradinaj’, tha Haradinaj. I pari i AAK-së shtoi se ”Nga koha e sanksionimit nga SHBA-të unë nuk kam komunikim me të apo me ata që Amerika e sanksionin./Demokracia ...
Komentet te Haradinaj pyetet për Radojçiqin: Nuk kam komunikim me ata që janë të sanksionuar nga SHBA Janë të Mbyllura

A e kanë seriozisht apo do të tërhiqen prapë? | Kurti e zyrtarizon në Bruksel kushtëzimin për Zajednicën – “Vetëm nënshkrimi nënkupton pranim dhe zbatim të marrëveshjeve”

Lajme
Vetëm nënshkrimi nënkupton pranim dhe zbatim të marrëveshjeve”, tashmë ka marrë karakter zyrtar si një formulë kushtëzuese për zbatimin e Marrëveshjes Bazë [Bruksel, 27 shkurt 2023] dhe Aneksit të zbatimit të saj [Ohër, 18 mars 2023]. Një qëndrim i tillë kushtëzuese është paraqitur zyrtarisht edhe nga Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi gjatë takimit me emisarin evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, të enjten më 16 nëntor 2023, shkruan Demokracia.com. “Draft-propozimi për zbatim të nenit 7 ndërlidhur me nenin 10 nuk ishte pjesë e diskutimeve, por u ritheksua qëndrimi i Kryeministrit Kurti të paraqitur me 26 tetor para liderëve, që nënkupton se ecja tutje duhet bërë në pajtim me ...
Komentet te A e kanë seriozisht apo do të tërhiqen prapë? | Kurti e zyrtarizon në Bruksel kushtëzimin për Zajednicën – “Vetëm nënshkrimi nënkupton pranim dhe zbatim të marrëveshjeve” Janë të Mbyllura

Gjykimi në rastin Thaçi dhe të tjerët pritet të vazhdojë më 4 dhjetor

Lajme
Gjatë konferencës javore për media, Michael Doyle, zëdhënësi i Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, bëri të ditur se seanca e ardhshme në procesin e njohur si çështja gjyqësore Thaçi dhe të tjerët është caktuar të mbahet më 4 dhjetor 2023. Doyle konfirmoi se gjatë javës së kaluar u dëgjuan dëshmitë e tre dëshmitarëve në lidhje me këtë çështje, duke përfshirë dëshmi nga individë që pretendojnë të kenë përjetuar arrestime dhe keqtrajtime nga anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). “Dëshmitari i 35-të i thirrur nga Prokuroria, i cili pretendohet se ishte arrestuar dhe keqtrajtuar nga anëtarë të UÇK-së, dha dëshmi të enjten e kaluar dhe këtë të ...
Komentet te Gjykimi në rastin Thaçi dhe të tjerët pritet të vazhdojë më 4 dhjetor Janë të Mbyllura

Halitjaha në Hagë: Nëse ka bërë faj Jakup Krasniqi, unë e mbaj burgun për të

Lajme
Dëshmitari Sadik Halitjaha gjatë dëshmisë së tij tha se ai është i gatshëm që të mbajë burgun në vend të Jakup Krasniqit nëse ky i fundit ka ndonjë faj, duke kërkuar që ai të lirohet në shtëpi. Halitjaha këtë deklaratë e bëri para trupit gjykues në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Kransiqit. “Zot gjykatës një minutë, desha me thënë që mos ta ngarkojmë më shumë gjykatën me këto zvarritje të mëdha. Dua të flas për Jakup Krasniqin, nëse Jakup Krasniqi ka bërë gabime, ka mundësi çdo njeri, engjëll kërkush nuk jemi, po nëse ai ka ...
Komentet te Halitjaha në Hagë: Nëse ka bërë faj Jakup Krasniqi, unë e mbaj burgun për të Janë të Mbyllura

Linda Halimi: Ledri më ka shkruar në ‘Snapchat’ për bashkëpunim, është ngacmim me të shkru në ‘Snapchat’ -Video

ShowBiz
Linda Halimi u përfol shumë si brenda ashtu edhe jashtë shtëpisë për deklaratat e saj drejt Azemit dhe Bleros. Ajo tha se Azemi është dashuruar në të ndërsa Blero ka tentuar të futet në dhomën e saj të hotelit 12 vite më parë. Gjatë bisedës me disa nga banorët ajo ka treguar edhe emra të tjerë të estradës shqiptare që sipas saj e kanë ngacmuar. “Ledri Vula më ka shkruar në Snapchat për një bashkëpunim, por meqë më ka shkruar në Snapchat është ngacmim”, ka thënë Linda. Kjo deklaratë e Linda Halimit ka nxitur shumë reagime nga banorët e sidomos nga Buci i cili e kundërshtoi atë. Ledri Vula së ...
Komentet te Linda Halimi: Ledri më ka shkruar në ‘Snapchat’ për bashkëpunim, është ngacmim me të shkru në ‘Snapchat’ -Video Janë të Mbyllura

Përfundon takimi Bislimi-Petkoviq, mbi dy orë bisedime për draftin e “Zajednicës”

Lajme
Takimi në mes të kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel ka përfunduar. Besnik Bislimi i Kosovës dhe Petar Petkoviq me ndërmjetësimin e të dërguarit evropian, Miroslav Lajçak kanë zhvilluar takim mbi dy orësh. Euronews.rs raporton se nga burime të saj ka kuptuar që tema kryesore ka qenë draft-statuti i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Paralelisht, takime të ndara kanë zhvilluar ekspertët e të dyja vendeve ku është diskutuar për personat e zhdukur dhe energjinë./Demokracia ...
Komentet te Përfundon takimi Bislimi-Petkoviq, mbi dy orë bisedime për draftin e “Zajednicës” Janë të Mbyllura

Trendafilova e Speciales viziton Kosovën në fund të muajit

Lajme
Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, do të qëndrojë për vizitë në Kosovë në fund të këtij muaji. Ajo pritet ta mbajë një takim me organizatat e shoqërisë civile të cilët do t’i informojë për zhvillimet dhe punën e Gjykatës Speciale dhe do t’u përgjigjet pyetjeve të tyre. Trendafilova do ta mbajë edhe një konferencë për media. /Demokracia ...
Komentet te Trendafilova e Speciales viziton Kosovën në fund të muajit Janë të Mbyllura

Flet njeriu që familja nuk i jeton në Kosovë | Kurti: Nuk do të zbrazet Kosova pas 1 janarit

Lajme
Kryeministri Albin Kurti në seancën e sotme në Kuvendin e Kosovës ku po shqyrtohet projekt-buxheti foli edhe për kritikat e opozitës për largimin e popullatës nga Kosova. Kurti tha se ka emigrim, por s’ka zbrazje të Kosovës dhe se pas 1 janarit gjendja s’mund të ndryshojë sepse ata që hynë në shtetet e BE-së duhet të kthehen. “Unë s’mendoj që po zbrazet Kosova, ka emigrim, por nuk ka zbrazje të Kosovës dhe nuk do të ketë as pas 1 janarit. E dini që ata që do të shkojnë tani pa nevojë për vizë në zonën Schengen duhet të kthehen. Ata nuk shkojnë sikur në të 90-tat për azil politik e ...
Komentet te Flet njeriu që familja nuk i jeton në Kosovë | Kurti: Nuk do të zbrazet Kosova pas 1 janarit Janë të Mbyllura

Kosova mund të kualifikohet ende në Evropian, si është e mundur?

Sport
Kosova ka ende gjasa për kualifikim në EURO 2024. Gjasat janë tejet të vogla, por matematikisht gjithçka është e mundur. Nëse Kosova fiton 2 ndeshjet e fundit ndaj Zvicrës dhe Bjellorusisë, ndërsa Rumania (fiton apo barazon ndaj Izraelit) dhe (fiton ndaj Zvicrës), Kosova mund të jetë në Evropian. Zvicra nuk është në moment të mirë, sepse ka dështuar të fitojë në 4 nga 5 ndeshjet e fundit dhe Kosova do të tentojë të shfrytëzojë këtë mundësi. Problemi më i madh është mungesa e Muriqit në sulm ngase nuk ka në përfaqësuese asnjë sulmues adekuat që do ta zëvëndësoi atë./Demokracia   ...
Komentet te Kosova mund të kualifikohet ende në Evropian, si është e mundur? Janë të Mbyllura

Kurti shkel sakrificën disamujore të të ngujuarit Lulzim Hetemi: Në veri s’do të ketë kryetarë shqiptarë, nuk kanë legjitimitet

Lajme
Lulzim Hetemi, kryetar i Komunës së Leposaviqit, prej muajit maj qëndron i ngujuar në objektin e komunës.  Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për gazetën austriake Der Standard, duke folur për zgjedhjet në veri, ka thënë se nuk do kryetarë komunash shqiptarë në veri, siç janë aktualisht, pasi sipas tij, ata kanë pak legjitimitet politik për shkak të pjesëmarrjes së ulët të votuesve, pavarësisht se thekson që janë plotësisht të ligjshëm, shkruan Demokracia.com. Megjithatë, Kurti ka shtuar se Beogradi dëshiron kompensim territorial për humbjen e Jugosllavisë. “Unë kam qenë disa herë në veri dhe kam takuar serbët, por këto takime nuk bëhen publike, sepse njerëzit më kërkojnë. Familjet ...
Komentet te Kurti shkel sakrificën disamujore të të ngujuarit Lulzim Hetemi: Në veri s’do të ketë kryetarë shqiptarë, nuk kanë legjitimitet Janë të Mbyllura