Reperi i njohur, Mozzik ka vizituar ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli në Hagë, ku po qëndron si i paraburgosur nga Dhomat e Specializuara të Kosovës. Gramoz Aliu tha se me Veselin biseduan për gjëra frymëzuese dhe qeshëm shumë së bashku. Ai tha se Veseli u ka bërë të fala të gjithëve. “Vallai Kadria o burrë amo burrë burrë ata që e njofin e njofin. Disa djem atëherë me disa armë që morën rrugën për me çliru Kosovën , po rrinë në burg. Po e paguajnë shumë shtrenjtë çmimin e lirisë. E dhimbshme , e trishtë se në çfarë horizonte është lakuar lufta e pastërt e UÇk-së . Lutem që rinia, brezi i ...
Komentet te Mozzik viziton Kadri Veselin në Hagë: E trishtë se në çfarë horizonte është lakuar lufta e pastërt e UÇK-së Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Ikonës së kryeqytetit, “Hotel Grand”, i ka humbur shkëlqimi i dikurshëm. Ai është shndërruar në një qendër zejtare, ku janë vendosur biznese nga më të ndryshmet, shkruan Demokracia.com. Pas iniciativave për ta privatizuar apo për ta dhënë tek investitorët e jashtëm, ”Hoteli Grand” si ndërmarrje shoqërore ishte kthyer nën autoritetin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit – AKP. Duke mos e ditur se çfarë të bëjë me hotelin, AKP-ja po i lëshon me qira zyrat për bizneset vendore, ndërsa dhomat e hotelit janë lenë të mbyllura në çelës. Aty janë rreth 30 lokale të lëshuara me qira. Kështu bënë të ditur raporti për qirat e ndërmarrjeve shoqërore, në të cilin AKP-ja ...
Komentet te DOKUMENT | Hoteli “Grand” bëhet si qendër zejtare, qiraja mujore prej 100 deri në 8 mijë euro Janë të Mbyllura
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, mund të konkludojmë se është një prej personave publik që pothuajse nuk e kalon asnjë paraqitje pa lënë pas ndonjë gafë. Pos gabimeve në diplomaci, ajo nuk u ka punët hiç mirë as me identifikimin e flamujve të shteteve. Në një takim me një delegacion nga Nepali, ministria e saj e ka përdorur flamurin e këtij shteti me pjesën e pelhurës së bardhë shtesë që nuk përdoret në flamurin zyrtar. “Takim i shkëlqyer me z. Raj Kishor Yadav, Kryetar i Komitetit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Turizmit të Nepalit në margjinat e #UlpianaForum2023! Së bashku diskutuam nevojën strategjike për pika hyrëse për ...
Komentet te A ia huqi sërish Donika Gërvalla me flamuj? MPJD përdori versionin jozyrtar të flamurit të Nepalit Janë të Mbyllura
Sekretari i Përgjithshëm i NATO’s, Jens Stoltenberg, do të fillojë një vizitë në Ballkan nga 19 nëntori deri më 22 nëntor, në kuadër të së cilës do të vizitojë edhe Kosovën. Sipas njoftimit të publikuar nga NATO, Stoltenberg do të qëndrojë në Kosovë të martën, ku do të takohet me Presidenten Vjosa Osmani dhe Kryeministrin Albin Kurti. Ai do të vizitojë edhe Kampin e KFOR’it “Nothing Hill”, ku do të takohet me Komandantin e KFOR’it dhe do t’ju adresohet trupave, raporton Express. Ai do të takohet gjithashtu me Drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s, gjeneral brigade Hammerstein. Fillimisht, para Kosovës, Stoltenberg do të udhëtojë në Bosnje dhe Hercegovinë, ...
Komentet te Sekretari i NATO’s vjen të hënën në Kosovë Janë të Mbyllura
Pas një periudhe larg vendlindjes, Edona Berisha, gruaja e futbollistit Mërgim Berisha, ka mbërritur në Prishtinë. Ndërsa lajmi për kthimin e saj ka shpërndarë shumë spekulime në rrjetet sociale, një pyetje që po qarkullon është se a do të hyjë Edona në Big Brother për të sqaruar marrëdhënien e saj me ish-shoqen, banoren e Big Brother, Vesa Vllasaliu. Vesa Vllasaliu ka akuzuar Edonën se i kishte marrë të fejuarin pak ditë para dasmës së tyre. SHOWBIZ U bë kryefjalë në Big Brother, vjen në Prishtinë gruaja e Mërgim Berishës Demokracia 11:44 | 17 Nëntor 2023 SHARE: Pas një periudhe larg vendlindjes, Edona Berisha, gruaja e futbollistit Mërgim Berisha, ...
Komentet te U bë kryefjalë në Big Brother, vjen në Prishtinë gruaja e Mërgim Berishës Janë të Mbyllura
Shqetësimi për situatën e sigurisë në Kosovë dhe gjithë rajonin vazhdon të jetë shumë i lartë pas agresionit serb në Banjskë më 24 shtator. Por, megjithëse 24 shtatorin po e lëmë pas dhe situata duket sikur po shkon drejt qetësimit, në ditët e fundit janë bërë paralajmërime të frikshme që meritojnë vëmendje. Cilat ishin ato? Po e fillojmë me shkrimtarin hungarez George Friedman. Ai në një opinion të botuar më 8 nëntor e të titulluar “Bota në flakë” argumentonte për ardhjen e një rendi të ri botëror. Dhe mes rreshtash, mund të gjejmë edhe fjalinë vijuese: “Kam dëgjuar nga dy njerëz të cilëve iu besoj shumë se Serbia po përgatitet ...
Komentet te “Serbia po përgatitet për luftë”: Paralajmërimet e fundit ndërkombëtare meritojnë vëmendje Janë të Mbyllura
Aktivistja e Partisë Socialdemokrate (PSD), Donjeta Demolli, e cila është arrestuar mbrëmë nga Policia e Kosovës është liruar. Ajo dyshohet se tentoi ta pengojë fjalimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti i cili po fliste në ceremoninë e hapjes së “Ulpiana Forum”. Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar, anëtari i PSD’së, Bardh Ahmeti, i cili tha se pushteti i Kurtit e arrestoi aktivisten Demolli sepse sipas tij ‘nuk mund të durojnë kur t’i përplasen për fytyre dëmet që po ia bëjnë Kosovës’. “Pushteti i Zajednicës e arrestoi aktivisten Donjeta Demolli sepse nuk mund të durojnë kur t’i përplasen për fytyre dëmet që ky pushtet po ia bëjnë Kosovës. Për herë ...
Komentet te “Po e don Zajednicën”- E pengoi Kurtin në fjalim, lirohet aktivistja e PSD-së Janë të Mbyllura
Konfirmohet lista e kandidatëve që kanë aplikuar për Kryeprokuror të Prokurorisë Speciale së Kosovës
Në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur të premten, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka konfirmuar listën e kandidatëve që kanë aplikuar për pozitën e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK). Kandidatët e konfirmuar janë: Blerim Isufaj, Atdhe Dema, Valdet Gashi dhe Naim Abazi, raporton “Betimi për Drejtësi“. Ndryshe, në këtë mbledhje, prokurori Zejnullah Gashi u konfirmua si kandidati i vetëm për pozitën e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë. Ndërsa, kundërshtimi i prokurores Fitore Sadikaj ndaj vendimit të Kryesuesit të Këshillit për moskonfirmimin e statusit të kandidatit për Kryeprokuror të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, u refuzua. Më 13 tetor të këtij viti Këshilli Prokurorial i Kosovës e ...
Komentet te Konfirmohet lista e kandidatëve që kanë aplikuar për Kryeprokuror të Prokurorisë Speciale së Kosovës Janë të Mbyllura
Ministria e Drejtësisë, konkretisht Avokatura Shtetërore, ka rekomanduar për kontratë dy kompani të jashtme për mbrojtjen e Kosovës në tri raste në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit, shkruan Demokracia.com. Në dy raste është i paditur shteti i Kosovës dhe në një rast po synon të ‘nxirret’ për obligimin prej 20 milionë euro për rastin e humbur ndaj Countur Global. Ministria e Drejtësisë / Avokatura Shtetërore e ka analizuar vendimin final të arbitrazhit dhe është vendosur që ndaj vendimit të ushtrohet padi me propozimin për masën për mosekzekutimin e të njëjtit deri sa të vendos gjykata. Ndërkohë, Qeveria ka pranuar një lëndë nga ICC, rasti nr 28074/HBH, Ki – Kelag Internacional dhe ...
Komentet te DOKUMENTE | Ministria e Albulena Haxhiut bën gati edhe 1.3 milionë euro për mbrojtjen në Arbitrazh Janë të Mbyllura
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe strukturat serbe të sigurisë janë të implikuara në agresionin paraushtarak të Serbisë në Kosovës, sipas raportit preliminar hetimor të Qeverisë së Kosovës rreth ngjarjeve të 24 shtatorit. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe strukturat serbe të sigurisë janë të implikuara në agresionin paraushtarak të Serbisë në Kosovës, sipas raportit preliminar hetimor të Qeverisë së Kosovës rreth ngjarjeve të 24 shtatorit. Ky raport, të cilin e ka siguruar Paparaci, është përgatitur më 20 tetor të këtij viti, pothuajse një muaj pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit. Raporti përshkruan lidhjet e Millan Radojçiqit, kryeterroristit serb, me regjimin e Aleksandar Vuçiqit. “Siç tregohet në këtë raport, ...
Komentet te Ky është raporti hetimor për sulmin në Banjskë, të cilin “BE-ja nuk e pranoi” Janë të Mbyllura