Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

E paprecedent: Familjarëve të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, pa asnjë sqarim iu anuluan vizitat

Lajme
Edhe pse i kishin të konfirmuara vizitat nga Njësia e Paraburgimit e Gjykatës Speciale, shumë familjarëve dhe miqve të krerëve të UÇK-së që po mbahen në paraburgim në Hagë, sot ato u janë anuluar pa asnjë arsyetim nga ana e administratës së Qendrës së Paraburgimit, raporton Kanal10. Me dhjetra persona që këto ditë kishin vizita të konfirmuara në Hagë, të cilët kanë bërë shpenzime me blerjen e biletave të fluturimit dhe rezervimet e vendqëndrimeve në Hagë, sot në mënyrën më të papërgjegjshme janë njoftuar nga Dhomat e Specializuara me vetëm një fjali: ‘’Me keqardhje ju informojmë se vizita juaj është anuluar’’. Kanal 10 ka mësuar se vizitat u janë anuluar ...
Komentet te E paprecedent: Familjarëve të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, pa asnjë sqarim iu anuluan vizitat Janë të Mbyllura

Mustafa i PDK-së: Qeveria “Kurti” nuk e ka asnjë projekt të rëndësishëm kapital, po dështon me zhvillim ekonomik

Lajme
Pas një diskutimi disa orësh, Kuvendi i Kosovës në orët e vona të së enjtes miratoi në parim Projektligjin për ndarjet buxhetore për vitin 2024. Për këtë projektligj votuan 62 deputetë. Në votim nuk morën pjesë deputetët e partive opozitare, përkatësisht të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ata të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Partitë opozitare kanë kritikuar Qeverinë e Kosovës për Projektbuxhetin e vitit 2024, shkruan Front Online. Përfaqësuesit e opozitës kanë bërë me dije se nuk do ta përkrahin këtë dokument, duke thënë se i njëjti nuk paraqet interesat e qytetarëve të Kosovës. Për buxhetin e vitit 2024 për Front Online ka folur Arben ...
Komentet te Mustafa i PDK-së: Qeveria “Kurti” nuk e ka asnjë projekt të rëndësishëm kapital, po dështon me zhvillim ekonomik Janë të Mbyllura

Nga mospagesa për seks e deri te kërcënimi për djegie me acid, rikthehet në vëmendje afera e Edona James me Stefan Effenberg

ShowBiz
Transgjinorja Edona James është kthyer në një prej personazheve më të përfolur të momentit në mediat shqiptare. E krejt kjo falë pjesëmarrjes së saj në edicionin e dytë të Big Brother VIP Kosova, ku prej disa javësh është votuar si një prej banoreve më të preferuara të publikut. Megjithëse daljet në mediat shqiptare i ka pasur të pakta, Edona nuk ka qenë një emër i panjohur për publikun gjerman. Edona James (Foto: BBVK) Përveçse kishte marrë pjesë në Big Brother të Gjermanisë, bukuroshja nga Suhareka ishte bërë e famshme edhe për aferën e saj të dikurshme me legjendën e futbollit gjerman, Stefan Effenberg. Media gjermane Libertatea, kishte shkruar disa vite më parë ...
Komentet te Nga mospagesa për seks e deri te kërcënimi për djegie me acid, rikthehet në vëmendje afera e Edona James me Stefan Effenberg Janë të Mbyllura

Zafir Berisha tregon një ngjarje interesante me djalin e tij: Kur dikush po mashtron, po i thonë “je bërë si Albini”

Lajme
Zyrtari i lartë i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, ka rrëfyer një ngjarje komike me djalin e tij. Berisha ka treguar se një shaka me djalin e tij, duke e krahasuar atë me kryeministrin Albin Kurti, i ka kushtuar me ftohjes raportesh, raporton Nacionale. Ai ka bërë me dije se për këtë gjë djali i tij nuk i ka folur për disa ditë. Më pas, sipas Berishës, djali i ka thënë se është ndier i ofenduar me krahasimin që ia ka bërë. Pas insistimit tw tij, djali i ka treguar se në rrethin e tij shoqëror kush mashtron i thonë “Albin”. “Në atë moment kjo sjellje e tij nuk me la ...
Komentet te Zafir Berisha tregon një ngjarje interesante me djalin e tij: Kur dikush po mashtron, po i thonë “je bërë si Albini” Janë të Mbyllura

Tensionet Kosovë-Serbi shkaktuan rënie të investimeve të huaja, MINT krekoset me 4.3 milionë euro

Ekonomi Lajme
Tensionet në mes marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe situata e përgjithshme politike në vend po konsiderohen të jenë shkaktarë kryesor për rënien e investimeve të huaja për mbi 12 për qind gjatë periudhës prill-qershor të këtij viti. Ekspertë të ekonomisë vlerësojnë se çështjet e hapura me Serbinë duhen mbyllur sa më shpejtë në mënyrë që investitorët të mos kenë pasigurinë se çka do të ndodhë në Kosovë, nëse duan të investojnë. Ndërkaq, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë mohon të ketë pasur rënie të investimeve, derisa krekosen se në muajt janar-gusht 2023 ka rritje për 4.3 milionë, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Sipas raportit “Vlerësimi Tremujor i Ekonomisë ...
Komentet te Tensionet Kosovë-Serbi shkaktuan rënie të investimeve të huaja, MINT krekoset me 4.3 milionë euro Janë të Mbyllura

Thyhet zyra e AAK-së, ishte e Bekë Berishës

Lajme
Është thyer dhe demoluar dhunshëm nga persona të panjohur, zyra e ish-kandidatit për kryetar të Istogut, nga radhët e AAK-së, Bekë Berisha. Ende nuk ka informacione për të dyshuar. /Demokracia ...
Komentet te Thyhet zyra e AAK-së, ishte e Bekë Berishës Janë të Mbyllura

Krasniqi e Ismaili vizitojnë Thaçin e Veselin në Hagë: I gjetëm bashkë ballëlartë

Lajme
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi dhe nënkryetari i kësaj partie, Uran Ismaili, kanë vizituar në Hagë ish-presidentin e vendit, Hashim Thaçin dhe ish-kryetarin e kuvendit, Kadri Veselin. Krasniqi tha se i gjetën të gjithë ish-krerët e UÇK bashkë ballëlartë dhe me Kosovën në mendje e zemër që sipas tij, vazhdon t’i frymëzojë, t’i mbajë të fortë e krenarë secilin. “Dyert e hekurta, korridoret e gjata e muret e larta, çdo ditë e më shumë po e humbasin betejën kundrejt zemrave, besimit dhe kurajos së çlirimtarëve tanë”, tha Krasniqi. Tutje, Krasniqi tha se do të jenë me ta dhe pranë tyre deri në ditën e shumëpritur të triumfit të drejtësisë “sepse, ...
Komentet te Krasniqi e Ismaili vizitojnë Thaçin e Veselin në Hagë: I gjetëm bashkë ballëlartë Janë të Mbyllura

“Kryezajedniçari” pushon | Këto janë ngjarjet e ditës

Lajme
Ngjarjet e ditës: 18 nëntor 2023 12:00 Bashkia e Dibrës, në bashkëpunim me Fondacionin “Hasan Prishtina”, bëjnë inaugurimin e bustit të Heroit Kombëtar Hasan Prishtina me rastin e dy jubileve, atë të 150-vjetorit të lindjes dhe 90-vjetorit të vrasjes. (Bulevardi “Elez Isufi”, Peshkopi) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO. 14:15 Federatat e Pingpongut të Kosovës dhe Shqipërisë organizojnë kampionatin individual të seniorëve. (Shkolla “Tefik Çanga”, Ferizaj) 20:00 Mbahet konferenca “Enemy a peace conference”, organizuar nga Ambasada e Francës në Prishtinë. (Teatri Oda, Prishtinë)/Demokracia ...
Komentet te “Kryezajedniçari” pushon | Këto janë ngjarjet e ditës Janë të Mbyllura

Qeveria Kurti hesht për pagesën e rrymës për serbët në veri, vetëm për dy vite u paguan mbi 113 milionë euro

Lajme
Qeveria Kurti po e kalon në heshtje të madhe pagesën e vazhdueshme të energjisë elektrike për serbët në veri. Vetëm në vitin 2021 dhe 2022 Qeveria ka paguar mbi 113 milionë euro energji për serbët. Ende nuk duhet se sa është paguar për vitin 2023 dhe sa do të paguhet për vitin e ardhshëm. Kur VV-ja ishte në opozitë kritikonte ashpër qeveritë e kaluar për një pagesë të tillë, ndërsa tani kur është në pushtet nuk flet për këtë çështje. Vazhdimi i kësaj pagese po konsiderohet si absurde. Opozita dhe shoqëria civile e kanë kritikuar Qeverinë Kurti për vazhdimin e kësaj praktike. Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ...
Komentet te Qeveria Kurti hesht për pagesën e rrymës për serbët në veri, vetëm për dy vite u paguan mbi 113 milionë euro Janë të Mbyllura

Mbi 5 mijë vjedhje për dhjetë muaj

Lajme
Gjatë dhjetë muajve të këtij viti, sipas statistikave të Policisë së Kosovës, janë regjistruar mbi pese mijë vjedhje. Sipas Policisë, në periudhën janar-tetor 2023, kanë ndodhur 3 502 vjedhje, 2 223 vjedhje të rënda si dhe 13 vjedhje grabitqare. Për këtë njohës të çështjeve të sigurisë kanë thënë se rritja e numrit të vjedhjeve është bërë një fenomen shqetësues dhe këtë çështje ata e lidhin me kushtet socio-ekonomike në vend. Njohësi i çështjeve të sigurisë, Arben Dashevci, ka thënë se numri i vjedhjeve është bërë shqetësues, ai ka thënë se këto vjedhje janë duke ndodhur si shkak i situatës ekonomike në vend si dhe shtimi i numrit të përdoruesve të lëndëve ...
Komentet te Mbi 5 mijë vjedhje për dhjetë muaj Janë të Mbyllura