Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Prokuroria e Gjykatës Speciale urdhërohet që deri më 14 dhjetor ta dorëzojë listën e dëshmitarëve për janar-mars 2024

Lajme
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III, urdhëroi Zyrën e Prokurorit të Specializuar (ZPS) që listën e dëshmitarëve që planifikohen që të dëshmojnë gjatë periudhës janar-mars, ta dorëzojë jo më larg se data 14 dhjetor 2023. Ky urdhër u mor në fillim të seancës gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. “Trupi gjykues i kujton ZPS-së që detyrimin sipas paragrafit 73 për përshpejtimin gjyqësor sa i takon njoftimin e dëshmitarëve që ZPS-ja synon që të thërras për periudhën tremujore në vijim. Duke marrë parasysh këtë, trupi gjykues urdhëron ZPS-në që të dorëzojë një listë të dëshmitarëve që ...
Komentet te Prokuroria e Gjykatës Speciale urdhërohet që deri më 14 dhjetor ta dorëzojë listën e dëshmitarëve për janar-mars 2024 Janë të Mbyllura

Lajçak takohet ndaras me Bislimin dhe Petkoviqin, pastaj takimi trepalësh

Lajme
Dialogu teknik ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës filloi rreth orës 09:40 në Bruksel me një takim dypalësh mes kryenegociatorit të Beogradit, Petar Petkoviq dhe Përfaqësuesit Special të BE-së për Dialog, Miroslav Lajçak. Takimi pritet të zgjasë rreth një orë e gjysmë, pas së cilës me Lajçakun do të bisedojë kryenegociatori i Prishtinës – Besnik Bislimi. Pas kësaj është planifikuar një takim trepalësh. Siç ishte paralajmëruar, Beogradi solli në Bruksel ekipin më të madh prej 18 ekspertësh për fushat në negociata, në radhë të parë Komunitetin/Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, të zhdukurit dhe energjinë. Miroslav Lajçak ditët e fundit ka vizituar Beogradin dhe Prishtinën, ku ka tentuar t’i afrojë qëndrimet e ...
Komentet te Lajçak takohet ndaras me Bislimin dhe Petkoviqin, pastaj takimi trepalësh Janë të Mbyllura

Memli Krasniqi takon Komisionerin Varhelyi: Anëtarësimi i Kosovës në BE dhe institucionet euro-atlantike, është rruga e vetme përpara

Lajme
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në ditën e dytë të vizitës zyrtare që po e zhvillon në Bruksel, ka takuar Komisionerin e Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi. Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se në këtë takim kanë diskutuar për procesin e integrimit evropian të Kosovës dhe rëndësinë që shteti ynë të mos lihet mbrapa në këtë proces. “Për shtetin dhe qytetarët tanë, është tejet e nevojshme që perspektiva evropiane të jetë e qartë dhe e prekshme. Për PDK-në, anëtarësimi i Kosovës në Bashkimin Evropian dhe institucionet euro-atlantike, është vizioni, misioni dhe rruga e vetme përpara”, ka shkruar Krasniqi. Demokracia ...
Komentet te Memli Krasniqi takon Komisionerin Varhelyi: Anëtarësimi i Kosovës në BE dhe institucionet euro-atlantike, është rruga e vetme përpara Janë të Mbyllura

Tentimi i shtatë, dështon konstituimi i Komisionit hetimor për rezervat – Opozita: Kurti do të ftohej në intervistim

Lajme
Për të shtatën herë ka dështuar konstituimi i Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore, raporton Ekonomia Online. Kjo për shkak të bojkotimit të deputetëve të pozitës për të marr pjesë në konstituimi e këtij Komision. Ky bojkotim i mazhornacës është duke ndodhur pasi sipas tyre opozita nuk është duke votuar marrëveshjet ndërkombëtare. Duke parë që konstituimi i këtij Komisioni nuk është duke u bërë për shkak të këtij bojkoti, deputet e opozitës kërkuan që në mbledhjen e radhës të mbahet seanca dëgjimore, si dhe të krijohet një komision i ri hetimor parlamentar në lidhje ...
Komentet te Tentimi i shtatë, dështon konstituimi i Komisionit hetimor për rezervat – Opozita: Kurti do të ftohej në intervistim Janë të Mbyllura

Triumfuan në përballje me Serbinë, por nuk mbështeten nga Qeveria | Përfundimisht, Albin Kurti refuzon kërkesat e Njësive Speciale të Policisë

Lajme
Në Qeverinë e Kosovës është miratuar sot kalimi i shtesave për rrezikshmërinë për pjesëtarët e Policisë së Kosovës. Ata që triumfuan në përballje me Serbinë, nuk po e gëzojnë mbështetjen e Albin Kurtit. Kurti pavarësisht protestave, vendosi ashtu si deshi vet, shkruan Demokracia.com. Kryeministri Albin Kurti tha sot se për kategorizimin dhe vlerën e shtesave janë dakorduar dje edhe me zëvendësdrejtorin e Policisë dhe pjesëtarët e Njësisë Speciale Intervenuese.. “Shtesat për rrezikshmërinë për pjesëtarët e Policisë së Kosovës do të propozohen për miratim sot. Dje kishim një takim me zv.drejtorin e PK-së, me pjesëtarë të Njësisë Speciale intervenuese. Diskutuam gjatë rreth kërkesave të tyre dhe arsyeshmërisë sonë për kategoriazimin dhe ...
Komentet te Triumfuan në përballje me Serbinë, por nuk mbështeten nga Qeveria | Përfundimisht, Albin Kurti refuzon kërkesat e Njësive Speciale të Policisë Janë të Mbyllura

Opozita i reagon Kurtit për “dredhinë” e Asociacionit: Në 2013 e 2015 s’ka pasur drafte

Lajme
Po vazhdon të jetë temë edhe më tej Asociacioni i komunave me shumicë serbe. Qeveria e Kosovës tashmë e ka pranuar një draft të prezantuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian për të cilin, shefi i Qeverisë, Albin Kurti po deklaron se është më i mirë se sa në vitet 2013 e 2015. Por këtu, sipas opozitës, ka një dredhi – çka deklaruan ata? Kryeministri i Kosovës po e konsideron si të pranueshëm draftin e ri të Asociacionit. Madje, nesër në Bruksel pritet që pikërisht për këtë çështje të diskutojnë kryenegociatorët Besnik Bislimi e Petar Petkoviq. Së fundi, është publikuar edhe një dokument tjetër për të cilin raportohet ...
Komentet te Opozita i reagon Kurtit për “dredhinë” e Asociacionit: Në 2013 e 2015 s’ka pasur drafte Janë të Mbyllura

Mosdekretimi i Isufajt, opozita e paunifikuar për dërgimin e Osmanit në Kushtetuese

Lajme
Tri partitë opozitare, PDK, LDK dhe AAK nuk po gjejnë gjuhë të përbashkët për të dërguar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e presidentes Vjosa Osmani, për të mosdekretuar Blerim Isufajn në postin e Kryeprokurorit të Shtetit, të propozuar nga Këshilli Prokurorial. Kur kanë mbetur edhe dy ditë afat që deputetët e Kuvendit të Kosovës të kontestojnë këtë vendim të të parës së shtetit në kushtetuese, PDK-ja së bashku me AAK-në kanë mbledhur 25 nënshkrime nga 30 sosh sa janë të nevojshme, mirëpo atyre ende nuk iu janë bashkuar kolegët e tyre opozitar nga LDK-ja. Në PDK dhe AAK thonë se kanë përgatitur dosjen për dërgim në Kushtetuese të Osmanit, e cila ...
Komentet te Mosdekretimi i Isufajt, opozita e paunifikuar për dërgimin e Osmanit në Kushtetuese Janë të Mbyllura

Shifra shqetësuese për Kosovën, mbi 30% e punëtorëve do të emigrojnë gjatë vitit 2024

Lajme
Fuqi punëtore duket se do ta braktisë Kosovën gjatë vitit 2024. Madje shifrat e prezantuara janë goxha shqiptuese, pasi thuhet se rreth 33% e punëtorëve do të emigrojnë në vende të ndryshme të botës. Ikja nga vendi parashihet të menjëherë pas liberalizimit të vizave, më 1 janar. Rreth një mijë biznese të anketuara nga Instituti Riinvest në Kosovë, kanë raportuar se 17.59 për qind e punonjësve të tyre i kanë njoftuar se do të emigrojnë gjatë vitit të ardhshëm. Kështu ka bërë me dije drejtori ekzekutiv i këtij instituti, Alban Hashani, i cili u shpreh se Kosova prinë në krahasim me vendet e rajonit sa i përket emigrimit. Ai ka ...
Komentet te Shifra shqetësuese për Kosovën, mbi 30% e punëtorëve do të emigrojnë gjatë vitit 2024 Janë të Mbyllura

Pakënaqësitë e heronjve të Banjskës | Nis takimi i Kurtit me policët elitarë

Lajme
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha dhe përfaqësuesit e Njësive Elitare të Policisë së Kosovës, kanë arritur te objekti i Qeverisë së Kosovës, ku do të takohen me kryeministrin Albin Kurti. Siç raportojnë mediat, deri më tani kanë ardhur 3 vetura me rreth dhjetë policë. Në këtë takim pritet që të flitet për kërkesat që kanë zyrtarët e njësive speciale për shtesat e rrezikshmërisë. Ndryshe, pakënaqësitë lidhur me shtesat e rrezikshmërisë i kanë nxjerrë në rrugë, para dy javësh, pjesëtarët e Njësive më Elitare të Policisë së Kosovës, Njësisë Speciale Intervenuese (NJSI) dhe Njësisë për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive (NJTME). Të veshur në uniforma, por pa armë, ...
Komentet te Pakënaqësitë e heronjve të Banjskës | Nis takimi i Kurtit me policët elitarë Janë të Mbyllura

Nuk po ua plotëson kërkesat, Kurti lavdëron policinë me fjalë

Lajme
Akademia e Kosovës për Siguri Publike ka shënuar të mërkurën “Ditën e informimit për komunitetet”. Në këtë ceremoni ka marrë pjesë, kryeministri Albin Kurti, i cili tha se Akademia e Sigurisë Publike sjellë dije në punën e secilit për sigurinë e qytetarëve. Sipas tij, profesionalizimi i kësaj Akademie është i rëndësishëm për mbrojtjen e kufijve. Ai më pas ka numëruar punët e Policisë, duke thënë se janë organizuar mbi 1 mijë operacione policore, janë shkatërruar mbi 100 grupe kriminale dhe janë arrestuar mbi 3 mijë e 800 persona. “Më vjen mirë që jam sot këtu në Vushtrri e cila luan një rol të rëndësishëm që qytetarët e Kosovës të ndihen të sigurt. ...
Komentet te Nuk po ua plotëson kërkesat, Kurti lavdëron policinë me fjalë Janë të Mbyllura