Kosova mund të kualifikohet ende në Evropian, si është e mundur?

- in Sport

Kosova ka ende gjasa për kualifikim në EURO 2024. Gjasat janë tejet të vogla, por matematikisht gjithçka është e mundur.

Nëse Kosova fiton 2 ndeshjet e fundit ndaj Zvicrës dhe Bjellorusisë, ndërsa Rumania (fiton apo barazon ndaj Izraelit) dhe (fiton ndaj Zvicrës), Kosova mund të jetë në Evropian.

Zvicra nuk është në moment të mirë, sepse ka dështuar të fitojë në 4 nga 5 ndeshjet e fundit dhe Kosova do të tentojë të shfrytëzojë këtë mundësi.

Problemi më i madh është mungesa e Muriqit në sulm ngase nuk ka në përfaqësuese asnjë sulmues adekuat që do ta zëvëndësoi atë./Demokracia