Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

Getoar Mjeku emërohet zëvendësministër i Industrisë

Lajme
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka emëruar Getoar Mjekun, në pozitën e zëvendësministrit të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë. Lajmi është bërë i ditur nga vetë Mjeku, nëpërmjet rrjetit social Instagram. Getoar Mjeku është jurist dhe publicist i cili i ka mbaruar studimet katërvjeçare, me lëvdata të larta, programi i nderit i Universitetit “Texas Lutheran” 2010, për të vazhduar si Juris Doctor me lëvdata Universiteti “Southern Methodist” Dallas në vitin 2014. Ka mbaruar edhe programe arsimore në Washington, Oxford të Anglisë dhe Kostarikë. Ai është kthyer në Kosovë pas 10 vjetësh në Amerikë, duke punuar si këshilltar juridik me organizata të zhvillimit ndërkombëtar dhe institucione e ndërmarrje publike, duke përfshirë Agjencinë ...
Komentet te Getoar Mjeku emërohet zëvendësministër i Industrisë Janë të Mbyllura

​Presidenti i Izraelit javën e ardhshme nis bisedimet për formimin e qeverisë

Rajoni dhe Bota
Presidenti izraelit Reuven Rivlin njoftoi sot se javën e ardhshme, të hënën, do të fillojë konsultimet për formimin e qeverisë së re me të gjitha partitë që hynë në parlament, Knesset, pas zgjedhjeve të mbajtura në 23 mars. Procesi gjyqësor ndaj kryeministrit Benjamin Netanyahu për korrupsion vazhdon në të njëjtën ditë, kujtojnë mediat izraelite. Rivlin, roli i të cilit në jetën politike të vendit është kryesisht ceremonial, do të bisedojë gjithashtu me kandidatët e propozuar nga partitë për kryeministër dhe ai pritet të njoftojë më 7 prill, se cilit prej tyre do t’ia besojë detyrën. Është zakon që presidenti i Izraelit t’ia besojë formimin e qeverisë anëtarit të Knesset i ...
Komentet te ​Presidenti i Izraelit javën e ardhshme nis bisedimet për formimin e qeverisë Janë të Mbyllura

​Tri shenjat e Zodiakut të lindura nën yllin e fatit

Lifestyle
Tri shenja të Zodiakut duket se shoqërohen me fat më shumë se të tjerët. Ato krijojnë lumturinë e tyre dhe nuk presin t’iu ndodhin ngjarjet, duke marrë jetën në duart e tyre. Luani Lumturia duket se ndjek hapat e tyre dhe ata nuk kanë pse të punojnë për të. Jo gjithçka është ashtu siç duket! Luani nuk pret atë që dëshiron, por përpiqet ta marrë sa më shpejt të jetë e mundur. Nuk fajëson njerëzit e tjerë për dështimet e tij. Ai është i vetëdijshëm se është farkëtar i fatit dhe fatkeqësive të tij. Dashi Dashi nuk është nga ata që besojnë se lumturia vetë troket në derë. Ai investon ...
Komentet te ​Tri shenjat e Zodiakut të lindura nën yllin e fatit Janë të Mbyllura

SHBA: Verifikimi i hollësishëm i raportit të OBSH-së për origjinën e koronavirusit

Rajoni dhe Bota
Shtëpia e Bardhë njoftoi sot se do të shqyrtojë raportin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) mbi origjinën e virusit korona në detaje përmes ekspertëve amerikanë dhe do t’i kushtojë vëmendje të veçantë nëse hetimi është kryer në mënyrë të pavarur dhe teknikisht i pranueshëm. “Ne kemi njoftuar qartë se do të përqendrohemi në përcaktimin nëse hetimi ishte i pavarur dhe teknikisht i saktë, dhe kur të shqyrtojmë plotësisht raportin, ne do të vlerësojmë se cilat do të jenë hapat tanë të ardhshëm,” tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, raporton Reuters. Në studimin e përbashkët nga OBSH dhe Kina mbi origjinën e COVID-19 thuhet se transmetimi i virusit ...
Komentet te SHBA: Verifikimi i hollësishëm i raportit të OBSH-së për origjinën e koronavirusit Janë të Mbyllura

Ngjyra juaj e preferuar zbulon në mënyrë të pagabueshme karakterin tuaj

Lifestyle
Ngjyra juaj e preferuar thotë shumë më shumë për ju sesa mund të imagjinonit. Cila është e preferuara juaj? E kuqja: Kjo ngjyrë është shumë tërheqëse. E kuqja është ngjyra e fuqisë dhe udhëheqjes. Personi që e do atë është një lider në jetë, vlerëson lirinë dhe gjen lehtësisht një gjuhë të përbashkët me të tjerët. Portokalli: Kjo ngjyrë e ngrohtë simbolizon diellin, festimin dhe rilindjen. Shkencëtarët kanë vërejtur se ngjyra portokalli është në gjendje të stimulojë aktivitetin mendor, dhe gjithashtu ndikon në mënyrë efektive në kujtesë dhe përqendrim. Dashamirët e portokallit zakonisht karakterizohen nga emocionaliteti, ëndërrimet dhe optimizmi. E verdha: Kjo ngjyrë mbart një energji të fortë pozitive. Ata ...
Komentet te Ngjyra juaj e preferuar zbulon në mënyrë të pagabueshme karakterin tuaj Janë të Mbyllura

​Konjufca: Kuvendi të miratojë sa më shumë ligje në funksion të interesit qytetar

Lajme
Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca priti sot në takim ambasadoren e Holandës në Prishtinë Carin Lobbezoo, me të cilën bisedoi për situatën politike në vend dhe situatën me pandeminë. Ambasadorja Lobbezoo përgëzoi Konjufca për detyrën e re dhe shfaqi shpresën se procesi zgjedhor do të përmbyllet me zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. Të dy palët thanë se arritja e kontingjentit të parë të vaksinave antiCOVID-19 është lajm i mirë për Kosovën dhe shfaqën shpresën që sasi të tjera të vaksinave do të sillen së shpejti në Kosovë, në mënyrë që të fillojë edhe vaksinimi i popullsisë. Kryetari Konjufca ka thënë se në mandatin e tij synon ...
Komentet te ​Konjufca: Kuvendi të miratojë sa më shumë ligje në funksion të interesit qytetar Janë të Mbyllura

Britani e Madhe: 150.000 zemra në kujtim të viktimave nga COVID-19

Rajoni dhe Bota
Grupi COVID-19 i familjeve të pikëlluara për drejtësi në Britaninë e Madhe filloi të vizatojë 150.000 zemra në murin përballë Parlamentit britanik, në kujtim të viktimave të pandemisë. Murali pritet të shtrihet qindra metra përgjatë bregut jugor të Thames para Spitalit “St. Thomas”, ku kryeministri Boris Johnson u vendos në njësinë e kujdesit intensiv pasi ai u prek me virusin korona vitin e kaluar, raporton Reuters. Grupi COVID-19 i familjeve të pikëlluara për drejtësi në Britaninë e Madhe ka kërkuar fillimin e një hetimi publik për veprimet e qeverisë në lidhje me pandeminë. “Çdo zemër është pikturuar individualisht me dorë (dhe) plotësisht unik, ashtu si të dashurit që kemi humbur,” ...
Komentet te Britani e Madhe: 150.000 zemra në kujtim të viktimave nga COVID-19 Janë të Mbyllura

Ndeshja me Kosovën, ministrja e Jashtme spanjolle: Të mos përzihet sporti me politikën

Sport
Ministrja e Punëve të Jashtme të Spanjës Arancha González Laya, ka kërkuar sot që të mos ngatërrohen “rregullat e futbollit” të vendosura nga FIFA me ligjin ndërkombëtar për shkak të ndeshjes midis ekipit të Kosovës dhe spanjollëve këtë të mërkurë në Sevilla. Në një konferencë për shtyp me homologun e saj algjerian Sabri Boukadoum, González Laya është përgjigjur kështu kur u pyet nëse ka pasur ndonjë ndryshim në qëndrimin e Spanjës në lidhje me njohjen e Kosovës pasi nuk ka pasur asnjë pengesë për të kontestuar ndeshjen kundër ekipit kosovar. “Futbolli është futboll dhe rregullat e futbollit përcaktohen nga FIFA, dhe për këtë arsye për Spanjën, një vend që e ...
Komentet te Ndeshja me Kosovën, ministrja e Jashtme spanjolle: Të mos përzihet sporti me politikën Janë të Mbyllura

​EMA jep dritë jeshile për vaksinën “Johnson and Johnson”

Rajoni dhe Bota
Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ka dhënë “dritë jeshile” për vaksinën antiCOVID të kompanisë amerikane “Johnson and Johnson” për të gjithë personat mbi 18-vjeç. Komiteti i EMA-s arriti në përfundimin se të dhënat mbi vaksinën përmbushnin të gjitha kriteret për efikasitetin, sigurinë dhe cilësinë. Vaksina Janssen është e katërta e autorizuar në BE për të parandaluar COVID-19 dhe deri tani e vetmja vaksinë që ka nevojë për një dozë të vetme. Vaksina “Johnson and Johnson” mund të ruhet në frigoriferë normalë, gjë e cila mund të lehtësojë transportimin e saj. Ajo është 67 për qind efektive në parandalimin e infektimit me COVID-19. Në fazën e 3 të provave klinike, vaksina ...
Komentet te ​EMA jep dritë jeshile për vaksinën “Johnson and Johnson” Janë të Mbyllura

​Themelohet Iniciativa Qytetare për Obiliqin

Lajme
Iniciativa Qytetare për Obiliq sot ka mbajtur takimin e Këshillit Iniciues, nën prezencën e 49 anëtarëve nga të gjitha lokalitetet e kësaj komune. I pranishëm në këtë këshill iniciues ishte edhe kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, i cili kohë më parë u largua nga të gjitha strukturat e AAK-së. Ai me këtë rast tha se Iniciativa Qytetare për Obiliqin do të jetë adresa e re e cila do të jetë e hapur për të gjithë qytetarët me qëllim të kontributit për zhvillimin e kësaj komune. Postimi i plotë i kryetarit Gashi në Facebook: “Sot, mbajtëm takimin e Këshillit Iniciues të Iniciativës Qytetare për Obiliqin, nën prezencën e 49 ...
Komentet te ​Themelohet Iniciativa Qytetare për Obiliqin Janë të Mbyllura