Dozat e para të vaksinave për Kosovën kundër Covid-19 u siguruan nga organizata UNICEF nëpërmjet mekanizmit COVAX të cilat arritën mbrëmë në Kosovë. Kontingjenti i parë i vaksinave kishte 24,000 doza të vaksinës AstraZeneca – Oxford COVID-19. Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha mbrëmë se fillimisht do të vaksinohen personeli shëndetësor, pastaj të moshuarit mbi moshën 80 vjeç dhe ata me sëmundje të tjera shoqëruese. Qytetarët e anketuar nga KosovaPress, përkrahin këtë vendim. Disa nga qytetarët e moshuar thanë se do të donin të vaksinoheshin por jo para personelit shëndetësore, pasi këta të fundit janë në vijën e parë të frontit. Gani Musliu, tha se punëtorët të cilët janë në ...
Komentet te Qytetarët mbështesin planin për vaksinonim, kërkojë më vaksina Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Komunat e Kosovës janë të gatshme për nisjen e procesit të vaksinimit dhe janë duke pritur shpërndarjen e vaksinave nga niveli qendror në atë lokal, ndërkohë që nuk do të ketë masa të reja kundërCOVID-19, por vetëm zbatim rigoroz të masave aktuale. Kështu u tha sot në takimin virtual të Komitetit antiCOVID, i thirrur nga ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, me kryetarët e komunave, në të cilin u diskutua për procesin e vaksinimit nëpër komuna dhe respektimin e masave antiCOVID pas mbërritjes së kontingjentit të parë të vaksinave antiCOVID-19 në Kosovë. Sazan Ibrahimi, drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, tha pas takimit për KosovaPress, se kryetarët e komunave ...
Komentet te Sazan Ibrahimi: Nuk ka masa të reja, vetëm implementim më rigoroz Janë të Mbyllura
Kryeministri Albin Kurti priti sot në takim ambasadorin e Italisë në Prishtinë Nicola Orlando. Diplomati italian me këtë rast konfirmoi përkrahjen e vendit të tij për Kosovën dhe shprehu gatishmërinë e Qeverisë italiane për të vazhduar dhe avancuar edhe më tutje bashkëpunimin e tanishëm. Ndërsa, Kurti tha se Italia është partner i rëndësishëm për Kosovën dhe se në këtë drejtim e siguroi që qeveria e udhëhequr nga ai është e gatshme dhe e përkushtuar për bashkëpunim ndërshtetëror në fushat me interesa të përbashkëta, teksa falënderoi ambasadorin italian për ndihmën e vazhdueshme ndaj Kosovës. /KP ...
Komentet te Kurti-Orlando: Italia është partner i rëndësishëm për Kosovën Janë të Mbyllura
Ka nisur mbledhja e kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ndonëse nuk është bërë e ditur se cila do të jetë tema në këtë mbledhje, kjo vije pas takimeve që kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka pasur me pretendenten për presidente, Vjosa Osmani. Në seli të LDK-së janë parë duke hyrë këta anëtarë të kryesisë Lutfi Haziri, Kujtim Shala, Hykmete Bajrami, Xhafer Tahiri, Faton Bislimi, Besa Gaxherri, Arben Gashi, Besian Mustafa, Armend Zemaj, Rrezarta Krasniqi./KP ...
Komentet te Nis mbledhja e kryesisë së LDK-së Janë të Mbyllura
Kryeministri Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, priti sot në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Prishtinë Philip Kosnett, me të cilin bisedoi për zhvillimet e fundit politike në Kosovë. Fillimisht ambasadori Kosnett e uroi kryeministrin Kurtin për marrjen e detyrës dhe shprehu kënaqësinë për arritjen e 24 mijë vaksinave kundër COVID-19 në Kosovë. Kryeministri Kurti e falënderoi ambasadorin për vizitën dhe për rolin e ShBA-së në sigurimin e kontingjentit të parë të vaksinave, duke thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë dhe mbesin partner i pazëvendësueshëm për Republikën e Kosovës dhe popullin e saj përballë sfidave me të cilat ballafaqohet. Ambasadori ...
Komentet te Kurti dhe Kosnett diskutojnë për zhvillimet në Kosovë Janë të Mbyllura
Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla priti sot në takim ambasadorin e Shqipërisë në Prishtinë Qemal Minxhozi me të cilin biseduan për vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet të dy vendeve dhe forcimin e mëtejmë të institucioneve të sigurisë në vend, në ofrimin e rendit dhe sigurisë për qytetarët. Gjatë këtij takimi u diskutua edhe për tema të interesit të përbashkët të dy vendeve, me qëllim të tejkalimit të barrierave, pasi që dihet se përveç si shtete fqinje, Kosova dhe Shqipëria kanë raporte vëllazërore në mes vete./KP ...
Komentet te Ministri Sveçla priti në takim ambasadorin Minxhozi Janë të Mbyllura
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tashmë ka arritur në sallën “1 tetori”, ku edhe ka marrë vaksinën anti covid, kështu duke u bërë personi i parë i cili vaksionohet në Kosovë me vaksinën Astrazenenca, e cila është dhuruar si donacion për Kosovën nga COVAX. 24 mijë dozat erdhën mbrëmë./KP ...
Komentet te Kurti mori vaksinën anti-covid Janë të Mbyllura
Danezi Jakob Kehlet është emëruar të drejtojë këtë të Mërkurë ndeshjen Spanjë-Kosovë, që korrespondon me fazën kualifikuese për Kupën e Botës Katar 2022, e cila do të luhet në stadiumin “La Cartuja” në Sevilje. Kehlet, 40 vjeçar dhe gjyqtar ndërkombëtar që nga viti 2011, do të ndihmohet në krahë nga bashkatdhetari i tij Lars Hummelgaard dhe Heine Sorensen dhe gjyqtari i katërt do të jetë Jens Maae, përcjellë KosovaPress. Në Mars të vitit 2018 ai udhëhoqi fitoren e Atlético Madridit kundër Lokomotivo Moscës dhe në një nivel të seniorëve ai kurrë nuk e ka udhëhequr një ndeshje të Spanjës edhe pse ai bëri me skuadrën U21 në fitoren e Spanjës ...
Komentet te Danezi Kehlet do ta drejtojë ndeshjen Spanjë – Kosovë Janë të Mbyllura
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti së bashku me drejtuesit më të lartë të policisë, priti në takim ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla me bashkëpunëtorë, ku ka thënë se do ta mbështesë Policinë në të gjitha format e mundshme, përfshirë përkrahjen në Ligjin për Pensionim të Parakohshëm, për Sigurimin Shëndetësor e çështje tjera që janë në interes të PK-së. Gjatë takimit, Mehmeti, përmes një prezantimi të punës së Policisë së Kosovës e njoftoi ministrin me angazhimet, rezultatet dhe aktivitetet policore në zbatim të objektivave strategjike dhe angazhimet konkrete në fusha të veçanta, përfshirë angazhimet në zbatim të vendimeve për parandalim të pandemisë. “Pjesë e prezantimit ...
Komentet te Sveçla premton sigurim shëndetësor për policët Janë të Mbyllura
Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka kujtuar dëshmorët e rënë në betejën e Shishmanit të Gjakovës. Haradinaj tha se 22 vite më parë në kushte dhe rrethana jo të barabarta, ranë për të mos vdekur kurrë shumë prej luftëtarëve më të zotë. ‘Në 22-vjetorin e rënies, kujtojmë dëshmorët e rënë në betejën e Shishmanit të Gjakovës. Pas një beteje të zhvilluar në kushte dhe rrethana jo të barabarta, ranë për të mos vdekur kurrë shumë prej luftëtarëve më të zotë; Armend Qymyri, Besim Rama, Bujar Sylaj, Florim Sejdiu, Ibrahim Asllani, Mon Maqi, Naim Lataj, Xhemajl Avdullahu, Bujar Shala, Jahja Danuza, Jashar Jashari, Kadri Berisha, Mehdi ...
Komentet te Daut Haradinaj kujton dëshmorët e Shishmanit të Gjakovës: Ata ranë për të mos vdekur kurrë Janë të Mbyllura