Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

Abazoviq reagon ndaj ministrit malazez të Drejtësisë: Në Srebrenicë ka pasur gjenocid

Lajme
Deklarata e ministrit të Drejtësisë dhe Pakicave të Malit të Zi, Valdimir Leposaviq, që refuzoi të pranonte se në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid ka nxitur reagime. Leposaviq ishte pyetur nëse ishte i gatshëm të pranonte se në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid, por ai ishte përgjigjur se “nuk ka njohuri shumë për ngjarjen” dhe se do të pranonte krimet në këtë vend “kur kjo të vërtetohet përtej çdo dyshimi”. Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq përmes një postimi në Twitter deklaroi se në Srebrenicë ka pasur gjenocid dhe se nuk asgjë për diskutim në lidhje me këtë çështje. “Në Srebrenicë ka pasur gjenocid. Qeveria e Malit të Zi respekton të ...
Komentet te Abazoviq reagon ndaj ministrit malazez të Drejtësisë: Në Srebrenicë ka pasur gjenocid Janë të Mbyllura

Lansohet strategjia për mbrojtjen e të drejtave të njeriut

Lajme
Është lansuar sot strategjia e Institucionit të Avokatit të Popullit 2021 – 2025, qëllimi i së cilës është të kontribuojë në rritjen e ndikimit të punës së Avokatit të Popullit në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut dhe lirive fundamentale si dhe në parandalimin e shkeljeve nga ana e institucioneve publike. Avokati i Popullit, Naim Qelaj tha se strategjia 2021 – 2025 ka rezultuar pas një vlerësimi të detajuar, teksa shtoi se me ndikimin e shtuar të këtij institucioni arrihet vetëdijesimi i publikut për të drejtat dhe liritë themelore të njeriut. “Me strategjinë e institucionit të Avokatit të Popullit synojmë fuqizimin e Avokatit të Popullit dhe avancimin e ...
Komentet te Lansohet strategjia për mbrojtjen e të drejtave të njeriut Janë të Mbyllura

​Trafikim me njerëz, arrestohet një person në Viti

Lajme
Një person është arrestuar në Komunën e Vitisë me dyshimin e përfshirjes në trafikim me njerëz. Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka treguar se i arrestuari dyshohet edhe për kryerjen e veprave të tjera. I dyshuari pas arrestimit është dërguar në mbajtje. “Pas hetimeve të zhvilluara me 29.03.2021 njësiti policor ka arrestuar një të dyshuar mashkull kosovar në dyshimin se i njëjti është i përfshirë në veprën e lartcekur si dhe vepra të tjera të ndryshme. Me konsultim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë./KP ...
Komentet te ​Trafikim me njerëz, arrestohet një person në Viti Janë të Mbyllura

Kuvendi të premten mbanë seancë

Lajme
Ka përfunduar mbledhja e kryesisë së Kuvendin pas së cilës është bërë e ditur se të premten do të mbahet seanca në të cilën do të votohen komisionet parlamentare. Ndërsa votimi për zgjedhjen e presidentit, deputetja Mimoza Kusari-Lila tha se do të bëhet në një seancë tjetër për të cilën ende nuk është bërë e ditur kur do të mbahet. Ajo tha se janë shtatë komisione parlamentare në të cilat Vetëvendosje do të ketë kryesues dhe zëvendës kryesues. “Grupi parlamentar i Vetëvendosjes në këtë legjislaturë, do të kryesojë komisionin për buxhet dhe transfere, atë për legjislacion, komisionin për punë të jashtme, komisionin për arsim, komisionin për bujqësi, komisionin për shëndetësi, ...
Komentet te Kuvendi të premten mbanë seancë Janë të Mbyllura

Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë

Lajme
Një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Prishtinë. Policia ka njoftuar se trupi i pajetë është gjetur pasditen e së hënës. Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion. “Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në raportin e policisë. /KP ...
Komentet te Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë Janë të Mbyllura

​Raporti i GAP: Institucionet nuk kanë qenë transparente në ndarjen e mjeteve për rimëkëmbje

Lajme
Instituti GAP sot ka publikuar raportin mbi transparencën dhe kriteret e përdorura gjatë zbatimit të masave në kuadër të Programit dhe Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike. Gjetjet e këtij raporti tregojnë se institucionet relevante për zbatim të këtyre masave nuk kanë qenë transparente gjatë shpërndarjes së mjeteve, ku për shumë masa nuk dihen përfituesit, ndërsa në disa tjera nuk dihet shuma e ndarë. Po ashtu, dizajnimi i kritereve për zbatim të këtyre masave ishte i tillë që në shumicën e tyre nuk ishte futur si kriter ndikimi nga pandemia për të përfituar nga ndihma financiare. Nëpërmjet një komunikate për media nga GAP, thuhet se “Nga subvencionimi i pagave në sektorin privat ...
Komentet te ​Raporti i GAP: Institucionet nuk kanë qenë transparente në ndarjen e mjeteve për rimëkëmbje Janë të Mbyllura

Qendra e Kulturës Shqiptare, “Shemsetin Sami Frashëri” në Ankara, uron Kryeministrin Kurti

Lajme
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një letër urimi nga Qendra e Kulturës Shqiptare, “Shemsetin Sami Frashëri” në Ankara. Me këtë rast, kjo Qendër e ka përgëzuar Kryeministrin Kurti për fitoren në zgjedhjet e 14 shkurtit, duke theksuar se Komiteti Shqiptar që jeton në Turqi, përgjithmonë do të mbajë lidhje me Shtetin e Republikës së Kosovës duke luajtur rol kryesor e kyç në urën lidhëse mes dy shteteve. Qendra e Kulturës Shqiptare, “Shemsetin Sami Frashëri” shpreson se gjatë kësaj qeverisjeje bashkërisht do të organizojnë aktivitetet e shumta kulturore./KP ...
Komentet te Qendra e Kulturës Shqiptare, “Shemsetin Sami Frashëri” në Ankara, uron Kryeministrin Kurti Janë të Mbyllura

Nis vaksinimi në Klinikën Infektive, vaksinohet Izet Sadiku

Shëndetësi
Në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ka filluar vaksinimi antiCOVID-19. I pari që vaksinohet është Osman Ismaili infermier në Klinikën Infektive, e pas tij u vaksinua ushtruesi i detyrës së drejtorit të Klinikës Infektive, Izet Sadiku. I pari që mori vaksinën antiCOVID-19 është ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Klinikës Infektive, Izet Sadiku. Vaksinën antiCOVID-19 e mori edhe kryetari i Shoqatës së Infermiereve të Kosovës, Fitim Havolli./KP ...
Komentet te Nis vaksinimi në Klinikën Infektive, vaksinohet Izet Sadiku Janë të Mbyllura

Fillojnë përgatitjet për vaksinimin e personelit shëndetësor në Klinikën Infektive

Shëndetësi
Në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) tashmë kanë nisur përgatitjet për fillimin e vaksinimit të personelit shëndetësor me vaksinën AstraZeneca e cila ka arritur të dielën në Kosovë. Profesionistët shëndetësor të kësaj klinike kanë qenë tash e më shumë se 1 vit në vijë të parë të frontit në luftën me pandeminë Covid-19. Ndërsa, gjatë ditës së djeshme për herë të parë me AstraZeneca u vaksinua kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zyrtarja e OBSh-së në Kosovë, Isme Humolli, infektologu, Sali Ahmeti dhe aktori Selman Jusufi. Vaksinimi u bë në sallën “1 Tetori” në Prishtinë. Edhe sot do vazhdoj vaksinimi i mjekëve dhe infermierëve në sallën “1 ...
Komentet te Fillojnë përgatitjet për vaksinimin e personelit shëndetësor në Klinikën Infektive Janë të Mbyllura

KQZ përcakton sot fletën e votimit për zgjedhjet e 25 prillit

Shqipëri
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri do të përcaktojnë sot se si do të jetë fleta e votimit në zgjedhjet e 25 prillit. 4 janë variantet e propozuara, për të cilat palët politike kanë shfaqur qëndrime të ndryshme, ndërsa KQZ hapi edhe një sondazh për të marrë mendimin e qytetarëve se cili prej këtyre varianteve është më i përshtatshëm. Në mbledhjen e sotme është parashikuar të miratohet fleta e votimit për secilin qark. Një ditë më parë Kolegji Zgjedhor vendosi që lista e kandidatëve të PD të reduktohet nga 222 në 153 kandidatë, shkruan Euronews Albania. Sipas PS, ky vendim është rikthim në një garë normale, ndërsa PD e cilësoi ...
Komentet te KQZ përcakton sot fletën e votimit për zgjedhjet e 25 prillit Janë të Mbyllura