Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​Rikthehen sot aktivitetet elektorale, u pezulluan një ditë më parë në nderim të Finos

Rajoni dhe Bota
Rikthehet sot aktiviteti politik në vend, i cili u shty ditën e djeshme me rastin e shpalljes ditë zie kombëtare në nderim të politikanit Bashkim Fino, i cili u nda nga jeta në moshën 59-vjeçare. Kreu socialist, njëherit Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka një agjendë të ngjeshur ditën e sotme, ku në cilësinë e kryeministrit viziton fillimisht Laçin në kuadër të procesit të Rindërtimit, kalon më vonë në Rrëshen dhe ndalet pasdite në Lezhë për prezantimin e kandidatëve për deputet. Nga kampi opozitar, Lulzim Basha i rikthehet sot takimit të planifikuar në qarkun e Fierit./KP ...
Komentet te ​Rikthehen sot aktivitetet elektorale, u pezulluan një ditë më parë në nderim të Finos Janë të Mbyllura

Nga sot në Nju Jork nis vaksinimi i moshave mbi 30 vjeç, në 6 prill mbi 16 vjeç

Rajoni dhe Bota
Nga sot, 30 mars, banorët e Shtetit të Nju Jorkut mbi 30 vjeç do të mund të përfitojnë nga vaksinat anti-Covid. Duke nisur nga sot autoritetet i kërkuan rezidentëve të moshave të tridhjeta që të bëjnë vaksinën kundër virusit, ndërkohë që prej 6 prillit atë do mund ta marrin edhe personat nga 16 vjeç e sipër për të përmbyllur kështu një fazë të parë të vaksinimit. Kjo u njoftua nga Guvernatori Andrew Cuomo, i cili konfirmoi se sot po bëhet një hap kilometrik në luftën kundër pandemisë, shkruan A2. “Sot ne bëjmë një hap monumental në luftën për të mposhtur Covid”, u shpreh ai./KP ...
Komentet te Nga sot në Nju Jork nis vaksinimi i moshave mbi 30 vjeç, në 6 prill mbi 16 vjeç Janë të Mbyllura

1 mijë e 844 të vdekur nga COVID-19

Lajme
COVID-19 që nga marsi i vitit të kaluar mori jetën e 1 mijë e 844 qytetarëve në Kosovë. Që nga atëherë e deri më tani janë 88 mijë e 755 qytetarë që u infektuan me virusin korona. Sipas raportit të fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) aktualisht në vend janë 13 mijë e 593 raste aktive. Më së shumti raste pozitive janë shënuar në Komunën e Prishtinës. “Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.586 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i ...
Komentet te 1 mijë e 844 të vdekur nga COVID-19 Janë të Mbyllura

Mblidhet sot Kryesia e Kuvendit, propozohet formimi i komisioneve parlamentare

Lajme
Do të mblidhet sot kryesia e Kuvendit të Kosovës. Kryesia do të mblidhet për të propozuar formimin e komisioneve parlamentare të legjislaturës së tetë. Mbledhja e Kryesisë do të filoj në ora 09:00. Po ashtu në rend ditë të mbledhjes është edhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mëparshme./KP ...
Komentet te Mblidhet sot Kryesia e Kuvendit, propozohet formimi i komisioneve parlamentare Janë të Mbyllura

Moti për sot

Lajme
Mot i ndryshueshëm do të vazhdoj të mbajë edhe sot në Kosovë. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se do të ketë përmirësim të motit gjatë javës. “Fushat me presion të lartë që kanë përfshirë territorin mbeten të stacionuara edhe më tutje mbi vendin tonë, duke kushtëzuar mot relativisht stabil, përjashtuar ditën e hënë ku në pjesën e parë të ditës vende-vende parashihen reshje të intensitetit të dobët. Ditë tjera të javës do të jenë tipike pranverore me temperatura rreth vlerave të normales për periudhën që jemi. Në viset malore me lartësi mbi 900m parashihet që temperaturat minimale të lëvizin rreth zeros, ndërsa në viset e ulëta dhe mesatare ...
Komentet te Moti për sot Janë të Mbyllura

76 vjet nga masakra e Tivarit

Lajme
Sot bëhen 76 vjet nga masakra më e madhe e kryer ndaj shqiptarëve në Tivar, më 30 mars 1945. Lufta Nacionalçlirimtare apo Lufta e Dytë Botërore sapo kishte përfunduar edhe në Kosovë. Populli shqiptar, i gjendur dhe i rivendosur pa dëshirën e tij në Jugosllavi, megjithatë shpresonte se gjendja e tij do të ndryshonte rrënjësisht në krahasim me paraluftën. Shpresonte për bashkimin me shtetin amë dhe shpresonte për lirinë e fituar në luftë me gjak. Por, në vend se ta gëzonte lirinë e fituar, regjimi serb kishte planifikuar e realizuar masakra masive kudo. Pranvera e vitit 1945 kishte ardhur e zezë si nata – skëterrë. Numëroheshin njëra pas tjetrës masakrat, ...
Komentet te 76 vjet nga masakra e Tivarit Janë të Mbyllura

​Sot konferenca e tretë në rastin kundër Gucatit dhe Haradinajt

Lajme
Konferenca e tretë për ecurinë e çështjes kundër Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt mbahet sot me fillim në orën 15:00, ka bërë të ditur Gjykata Speciale në Hagë. Akuza ndaj kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës e UÇK-së, Hysni Gucati dhe nënkryetarit të saj Nasim Haradinaj u konfirmua më 14 dhjetor 2020. Ajo mbështetet në dyshimin e bazuar se midis 7 dhe 25 shtatorit 2020, Gucati dhe Haradinaj zbuluan pa autorizim informacion të mbrojtur prej Ligjit të Dhomave të Specializuara, ndër të cilat të dhëna identifikuese të disa dëshmitarëve (të mundshëm), në tri konferenca për media dhe aktivitete të tjera të transmetuara, duke penguar punën e kësaj gjykate. Gucati ...
Komentet te ​Sot konferenca e tretë në rastin kundër Gucatit dhe Haradinajt Janë të Mbyllura

MJALTË PARA GJUMIT – KËTO JANË ARSYET PSE DUHET TA BËNI KËTË GJË

Lifestyle
Një nga mënyrat më efikase dhe të thjeshta për të shfrytëzuar të mirat e mjaltit është konsumi i tij përpara gjumit.   Ekspertët e mjekësisë popullore rekomandojnë njëzëri se një lugë çaji me mjaltë përpara se të shtriheni për të fjetur është kura më e mirë në këto kohë virusesh. Rënia në peshë Nëse konsumohet në mbrëmje, mjalti ndihmon më shumë në djegien e yndyrnave dhe në përmirësimin e funksioneve të mëlçisë. Duke pirë çajin me mjaltë në vend të sheqerit do të parandaloni shtimin në peshë dhe do të ulni nivelin e sheqerit në gjak dhe të triglicerideve. Ngrënia e një luge çaji me mjaltë përpara gjumit frenon urinë ...
Komentet te MJALTË PARA GJUMIT – KËTO JANË ARSYET PSE DUHET TA BËNI KËTË GJË Janë të Mbyllura

​Sllovenia nuk i njeh testet për COVID-19 nga Kosova, do të ketë 10 ditë karantinë

Rajoni dhe Bota
Ambasada e Kosovës në Lubjanë ka bërë të ditur për ndryshimin e kufizimeve në Slloveni si pasojë e pandemisë COVID-19. Në një njoftim në Facebook thuhet se personave që hyjnë në Slloveni nga Kosova do t’iu kërkohet të hyjnë 10 ditë në karantinë, pasi që nuk pranohen testet PCR nga vendet që nuk janë pjesë e Shëngenit. “Personave që hyjnë në Slloveni nga Kosova, për shkak të mundësisë së infeksionit me virusin SARS-CoV-2, do t’iu kërkohet të qëndrojnë në karantinë për një periudhë prej dhjetë ditësh. Po ashtu, ndër të tjera, sipas ndryshimeve të fundit! Testet PCR të kryera në Kosovë dhe në vendet e tjera jo anëtare të BE-së ...
Komentet te ​Sllovenia nuk i njeh testet për COVID-19 nga Kosova, do të ketë 10 ditë karantinë Janë të Mbyllura

​Plani masiv i rimëkëmbjes së BE-së vihet në pikëpyetje

Rajoni dhe Bota
Plani i stimujve të Bashkimit Evropian për rimëkëmbjen ekonomike nga pasojat e krizës korona ka hasur në një pengesë, pasi çështja e kushtetutshmërisë së supozimit të përbashkët të borxhit të bllokut me 27 anëtarë është ngritur para Gjykatës Kushtetuese së Gjermanisë, raporton CNBC. Shtetet anëtare të BE-së ranë dakord në korrik të vitit të kaluar për të emetuar bono të përbashkëta në tregjet financiare ndërkombëtare përmes Komisionit Evropian, në mënyrë që të mbledhin 750 miliardë euro për të zbutur efektet negative të pandemisë së virusit korona në ekonomitë kombëtare. Megjithëse vendet e BE-së marrin shumë vendime politike së bashku, secili vend ka kontroll të plotë mbi rregullimet e tij fiskale. ...
Komentet te ​Plani masiv i rimëkëmbjes së BE-së vihet në pikëpyetje Janë të Mbyllura