Këngëtarja ka postuar një foto nga fëmijëria. Në storien e saj në Instagram ka ndarë imazhin me ndjekësit derisa shihet kur ka qenë e vogël, shkruan lajmi.net. Fansat e Ritës shpeshherë postojnë fotografi të saj duke mos munguar edhe ato të fëmijërisë. Së fundi, 30 vjeçarja e ka publikuar imazhin derisa shihet me flokët me ngjyrë të zezë dhe e buzëqeshur. Ndryshe, fotot kur Rita Ora ka qenë fëmijë nuk mungojnë edhe nga nëna e saj Vera./RTK ...
Komentet te PUBLIKOHET NJË FOTOGRAFI E RRALLË E RITA ORËS KUR KA QENË FËMIJË Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.586 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 774 raste pozitive. Numri total i rasteve pozitive është 88.755 raste nga 418.488 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.844 raste të vdekjes. Kurse në Prishtinë, brenda 24 orëve kanë rezultuar 274 raste të reja pozitive me koronavirus./RTK ...
Komentet te PRISHTINË, 274 RASTE TË REJA ME COVID-19 Janë të Mbyllura
Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, ka njoftuar se nga e hëna, më 29 mars 2021, punëtorët shëndetësorë do të punojnë në ndërrim prej 12 orësh. Ky vendim është marrë pas shtimit jashtëzakonisht të madh të numrit të të prekurve me Coronavirus në Prishtinë. “Që nga e hëna në të gjitha qendrat e mjekësisë familjare në Prishtinë do të kalojmë në orar 12 orësh. Pra nuk do të punohet në dy ndërrime por vetëm me një ndërrim 12 orësh”, tha Gashi për ‘RTV 21’. Gashi ka shtuar se të gjithë qytetarët do marrin shërbimet, dhe se ky orar po iu jep fleksibilitet që të mbulojnë edhe ...
Komentet te QKMF-TË ME NDËRRIM 12 ORËSH PAS NUMRIT TË MADH TË PACIENTËVE ME COVID-19 Janë të Mbyllura
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Lutfi Haziri, pas mbledhjes së sotme të kryesisë së kësaj partie, tha se LDK do të evitojë çdo lloj pengese në zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës. Ai tha se nesër do të takohen me deputetët e LDK-së, për të biseduar mbi rolin e tyre politik në krijimin e institucioneve, ndërsa sa i përket presidentit shtoi se LDK do të evitojë çdo lloj obstruksioni institucional, në mënyrë që të përmbyllet cikli zgjedhor. “Kryetari i LDK-së dhe lidershipi nesër do të takohen me grupin e deputetëve. Ne do të vazhdojmë debatin me deputetët në mënyrë që pjesëmarrja në seancë dhe përfaqësimi i LDK-së ...
Komentet te Haziri: LDK do të evitojë çdo lloj pengese në zgjedhjen e presidentit Janë të Mbyllura
Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar paraditen së hënës një seancë të lehtë stërvitore në kompleksin Tropikal. Lojtarët që u aktivizuan në ndeshjen ndaj Anglisë bënë vetëm ushtrime, ndërsa ato që qëndruan në stol një seancë më të plotë. Pas drekës delegacioni kuqezi u nis për në San Marino, ku të mërkurën do të zhvillojë ndeshjen e tretë për eliminatoret e Botërorit 2022. Kombëtarja ka mbërritur në orët e pasdites në San Marino, ndërsa për ndeshjen e tretë do të ketë disa ndryshime ne organikë. Klaus Gjasula është larguar që sot drejt klubit të tij, pasi është i diskualifikuar për shkak të kartonëve dhe nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen ...
Komentet te Kombëtarja mbërrin në San Marino, ndryshime në listën kuqezi Janë të Mbyllura
Vaksinat Pfizer/BioNTech dhe Moderna zvogëlojnë rrezikun e infeksionit të koronavirusit në 80 për qind “dy javë ose më shumë” pas vaksinimit të parë, sipas rezultateve të studimit të publikuar sot për 4.000 punonjës shëndetësorë të vaksinuar në Shtetet e Bashkuara. Një studim i kryer nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) thotë se dy javë pas vaksinimit me dozën e dytë të këtyre vaksinave, rreziku i infeksionit zvogëlohet deri në 90 për qind, përfshirë infeksionet që nuk shoqërojnë asnjë simptomë, raporton Reuters. “Ky studim ka treguar se përpjekjet tona për të vaksinuar kombin po funksionojnë,” tha drejtoresha e CDC Rochelle Valensky./KP ...
Komentet te Rezultatet pozitive të studimit mbi vaksinat Pfizer dhe Moderna Janë të Mbyllura
Britania e Madhe aktualisht nuk ka një tepricë të vaksinave antiCOVID-19 për vendet e tjera, por ajo do të konsiderojë se si të ndajë ndonjë tepricë në të ardhmen nëse ekziston, tha sot një zëdhënës i kryeministrit Boris Johnson. “Prioriteti ynë i parë është të mbrojmë publikun britanik dhe futja e vaksinës vazhdon për këtë qëllim. Aktualisht, ne nuk kemi një tepricë vaksinash, por do të shqyrtojmë se si t’i shpërndajmë ato sa më shpejt që të bëhen të disponueshme,” tha zëdhënësi, transmeton Guardian. Me këtë rast, autoritetet britanike thanë gjithashtu se do të vazhdojnë të bisedojnë dhe të punojnë me BE, në mënyrë që të sigurojnë marrëdhënie dhe bashkëpunim ...
Komentet te Britania e Madhe nuk ka vaksina të tepërta për shpërndarje Janë të Mbyllura
Pas nisjes së shpërndarjes së dozave të para antiCOVID, ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka deklaruar se profesionistët shëndetësorë të Klinikës Infektive do t’i marrin vaksinat në klinikë, ndërsa 24 mijë vaksinat AstraZeneca e ardhura mbrëmë në Kosovë do të shpërndahen për 24 mijë qytetarë. Vitia tha se mjekët mund të vaksinohen edhe në sallën “1 tetori”, ndërsa profesionistët shëndetësorë të komunave të tjera do të vaksinohen në qendrat e vaksinimit në QKMF-të e komunave. Vitia: Personeli shëndetësor i Infektivës do t’i marrin në Klinikë “24 mijë dozat që kanë arritura mbrëmë do të jepen për 24 mijë persona, duke filluar nga personeli shëndetësor dhe posa të mbarojmë me ...
Komentet te Vitia pas nisjes së vaksinimit: Dozat e AstraZeneca do të shpërndahen për 24 mijë qytetarë Janë të Mbyllura
Ka shumë mjete me të cilat mund të hapni vrimat në kokën e dushit, por Carolyn Forte, drejtoreshë e Institutit Good Housekeeping, thotë se ju duhen vetëm disa përbërës që tashmë i keni në kuzhinë. Ajo zbuloi për portalin Good House Keeping një trik të vogël që do ta bëjë më të lehtë për të gjithë për të pastruar shkallën e ngurtë të gëlqeres. Si të pastroni një kokë dushi: Fshini sa më shumë shtresa gëlqereje të thatë rreth dhe jashtë vrimave në kokën e dushit, duke përdorur një sfungjer me një anë gërryese. Përzieni ujë dhe uthull alkooli në përmasa të barabarta dhe vendoseni në një qese plastike. ...
Komentet te Këshilla praktike për largimin e gëlqeres dhe mykut nga banja Janë të Mbyllura
Kryeministri Albin Kurti është personi i parë i cili ka marrë dozën e parë të vaksinës AstraZeneca në Kosovë. Pas tij u vaksinua edhe zyrtarja për emergjenca në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, Isme Humolli, infektologu i Klinikës Infektive, Sali Ahmeti dhe aktori Selman Jusufi. Shpërndarja e vaksinës është bërë në sallën “1 tetori” në Prishtinë. Kryeministri Kurti pas marrjes së vaksinës tha se me këtë veprim inkurajon qytetarët e tjerë që të vaksinohen dhe se do të vijnë edhe vaksina të tjera. Kurti: Nuk jam këtu për privilegj, por për t’i inkurajuar qytetarët Video“Si kryeministër i Kosovës nuk jam këtu që të shfrytëzoj privilegjin që të vaksinohem i pari, por ...
Komentet te Nis vaksinimi në Kosovë, Kurti: S’jam për privilegje, por për t’i inkurajuar qytetarët Janë të Mbyllura