Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​Deri në maj në Kosovë do të arrijnë edhe rreth 77 mijë doza shtesë të vaksinës Covid-19

Lajme
Deri në maj të këtij viti në Kosovë do të arrijnë edhe rreth 77 mijë doza shtesë të vaksinës Covid-19. Kështu ka bërë të ditur Programi i UNICEF-it në Kosovë, përmes faqes së saj zyrtare. Derisa ka bërë thirrje për vaksinim, duke theksuar se nuk mund të jemi të sigurt, derisa të gjithë të jenë të sigurt. “76,800 doza shtesë të vaksinës COVID19 do të arrijnë në Kosovë deri në maj 2021 përmes COVAX. Ne nuk jemi të sigurt, derisa të gjithë të jenë të sigurt! Bashkë ia dalim! #Vaksinohu”, thuhet në njoftimin e UNICEF-it. Kujtojmë se të dielën në Kosovë kanë arritut 24 mijë dozat e para të vaksinës AstraZeneca, ndërsa ...
Komentet te ​Deri në maj në Kosovë do të arrijnë edhe rreth 77 mijë doza shtesë të vaksinës Covid-19 Janë të Mbyllura

Avokati i Popullit lanson strategjinë 2021-2025, synon mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave dhe lirive themelore njeriut

Lajme
Është lansuar sot strategjia e Institucionit të Avokatit të Popullit (IAP) 2021-2025, qëllimi i së cilës është të kontribuojë në rritjen e ndikimit të punës së Avokatit të Popullit në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut dhe lirive fundamentale si dhe në parandalimin e shkeljeve nga ana e institucioneve publike. Me rastin e lansimit të kësaj strategjie u bë e ditur se Strategjia e IAP-së 2021 – 2025, përveç si dokument planifikues, shërben edhe si dokument me anë të të cilit duhet të vlerësohet perfomanca e institucionit. Ndërsa u theksua se Strategjia, plani i saj i zbatimit 2021–2023 dhe procesi i saj i vazhdueshëm i monitorimit dhe raportimit ...
Komentet te Avokati i Popullit lanson strategjinë 2021-2025, synon mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave dhe lirive themelore njeriut Janë të Mbyllura

AKK gjatë vitit 2020 ka iniciuar 160 raste për konflikt interesi, 33 ndaj zyrtarëve të lartë

Lajme
160 raste për konflikt interesi janë iniciuar vitin e kaluar nga Agjencia Kundër Korrupsion. Prej tyre janë trajtuar 77 nga autoritet përgjegjëse, ndërkohë që bëhet fjalë edhe për 33 zyrtarë të lartë. Po ashtu, gjatë kësaj periudhe janë ngritur 124 kallëzime penale, ku 95 janë dërguar në Prokurori. Kështu ka bërë të ditur, drejtori i Agjencisë kundër Korrupsion, Shaip Havolli i cili ka theksuar se në mesin e këtyre kallëzimeve penale, 112 janë raste të mbyllura dhe mbi 60 shkelje administrative. Havolli: 95 kallëzime penale janë dërguar në Prokurori “95 kallëzime penale janë dërguar në Prokurori, 16 janë informata janë dërguar informata në Prokurori dhe 13 informata në polici. Në ...
Komentet te AKK gjatë vitit 2020 ka iniciuar 160 raste për konflikt interesi, 33 ndaj zyrtarëve të lartë Janë të Mbyllura

​Suga uron Kurtin: Kosova do të ketë mbështetje të vazhdueshme nga Japonia

Lajme
Kryeministri Albin Kurti ka pranuar letër urim nga homologu i tij japonez, Yoshihide Suga, me rastin e zgjedhjes së tij Kryeministër i Republikës së Kosovës. Japonia i kushton shumë rëndësi marrëdhënieve me Kosovën, thuhet në letër urim. Kosovën e konsideron me rol kryesor për paqe dhe stabilitet në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe në Evropë, ndërsa është e përkushtuar të kontribuojë në zhvillimin e saj. Kosova do të ketë mbështetje të vazhdueshme nga Japonia, përfshirë këtu ndihmën përmes grantit të paraparë për adresimin e pandemisë COVID-19, është shprehur kryeministri Suga, teksa ka shfaqur besimin se kryeministri Kurti do të dëshmojë një lidership të fortë drejt promovimit të reformave sociale dhe ...
Komentet te ​Suga uron Kurtin: Kosova do të ketë mbështetje të vazhdueshme nga Japonia Janë të Mbyllura

Nënshkruhet kontratat me katër përfaqësues të bizneseve për investime në Parkun Industrial në Mitrovicë

Lajme
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, së bashku me përfaqësuesit e katër bizneseve vendore të martën kanë nënshkruar kontratat për dhënien e parcelave dhe fillimin e investimeve në Parkun Industrial, në fshatin Frashër të Mitrovicës. Përmes nënshkrimit të kontratës këtyre katër bizneseve i’u mundësohet shfrytëzimi i pronës komunale falas në periudhën kohore prej 99 vjetësh, në Parkun Industrial në Frashër, Zona e Lirë Ekonomike e Mitrovicës. Kryetari Bahtiri, pasi i ka përgëzuar përfituesit e tokës për zhvillimin e veprimtarive të tyre biznesore, ka theksuar se Komuna është duke bërë shumë që të krijojë kushte sa më të mira për investime në projekte të ndryshme që ndihmojnë zhvillimin ekonomik të ...
Komentet te Nënshkruhet kontratat me katër përfaqësues të bizneseve për investime në Parkun Industrial në Mitrovicë Janë të Mbyllura

Deputetët e LDK-së takojnë Abdixhikun, pritet vendimi rreth presidentit

Lajme
Ka nisur takimi i kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku me Grupin Parlamentar të LDK-së, ku do të diskutohet qëndrimi që do të kenë për zgjedhjen e presidentit të vendit. Ditën e djeshme kryesia e LDK-së ka mbajtur mbledhje, ku pas takimit është thënë se kjo parti do të evitojë çdo lloj pengese në zgjedhjen e presidentit./KP ...
Komentet te Deputetët e LDK-së takojnë Abdixhikun, pritet vendimi rreth presidentit Janë të Mbyllura

Prishtina-Gjilani, ndeshja e fundit e xhiros së 26-të në Superligën e Kosovës

Sport
Kryeqytetasit kërkojnë të ruajnë hapin me Dritën dhe Ballkanin para xhiros së fundit në Superligën e Kosovës. Prishtina do të presë sot në shtëpi, në stadiumin “Fadil Vokrri” skuadrën e Gjilanit, ndeshje kjo në kuadër të javës së 26-të në Superligën e Kosovës, përcjell KosovaPress. “Plisat” pas 25 ndeshjeve kanë 15-të fitore, pesë barazime dhe pesë humbje, kështu duke u pozicionuar në vendin e tretë në tabelë me 50-të pikë, pesë më pak se vendi i parë dhe i dytë, respektivisht Ballkani dhe Drita. Në anën tjetër, “Skifterat” e Gjilanit pas 25 xhirosh gjenden në vendin e katërt, me nëntë fitore, nëntë barazime dhe shtatë humbje, duke arkëtuar gjithsej 36-të ...
Komentet te Prishtina-Gjilani, ndeshja e fundit e xhiros së 26-të në Superligën e Kosovës Janë të Mbyllura

Të moshuarit interesohen për të marrë vaksinën antiCOVID-19 te salla “1 Tetori”

Lajme
Në sallën “1 Tetori” është duke vazhduar vaksinimi antiCOVID-19 i profesionistëve shëndetësor të kujdesit primar. Drita Peqani-Gashi doktoreshe familjare në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare(QKMF), në Prishtinë pasi përfundoi procesin e vaksinimit tha se kaloi mirë dhe ky vaksinim po ndodh sikur çdo proces tjetër i vaksinimit. Ajo tha se do ta marrë edhe dozën e dytë të vaksinës dhe se për këtë do informohet me kohë. Edhe të moshuar të shumta janë ata qe po vijën në sallën “1 Tetori” për t’u interesuar rreth vaksinës. Mirëpo pjesëtarë të Policisë së Kosovës nuk po i lejojnë të hyjnë brenda duke iu thënë se duhet të aplikojnë vetëm përmes platformës online./KP ...
Komentet te Të moshuarit interesohen për të marrë vaksinën antiCOVID-19 te salla “1 Tetori” Janë të Mbyllura

​Nuk dihet kur do të mbahet seanca për votimin e presidentit, Kryesia e Kuvendit diskuton ndarjen e komisioneve parlamentare

Lajme
Seanca për votimin e presidentit të ri të vendit nuk ka qenë sot temë diskutimi në mbledhjen e rregullt të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. Pas mbledhjes, u tha se është diskutuar vetëm rreth propozimeve për ndarjen e komisioneve parlamentare dhe udhëheqjen e tyre. Ndarja e komisioneve parlamentare do të votohet këtë të premte në seancë plenare derisa në të njëjtën ditë pritet të bëhet edhe betimi i deputetëve të rinj të cilët marrin ulëset e të zgjedhurve që kaluan pastaj në poste qeveritare. Këtë e ka bërë të ditur deputetja nga grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila. Kusari-Lila: Kryesia nuk ka diskutuar sot për seancën në të cilën ...
Komentet te ​Nuk dihet kur do të mbahet seanca për votimin e presidentit, Kryesia e Kuvendit diskuton ndarjen e komisioneve parlamentare Janë të Mbyllura

​KQZ zëvendëson deputetët në bazë të aktgjykimit të Kushtetueses

Lajme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë zëvendësimin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës në bazë të aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, sipas të cilit pas sigurimit të kuotës gjinore prej 30 përqind, zëvendësimi i deputetëve duhet të bëhet në bazë të votave të marra dhe jo në bazë të gjinisë siç është vepruar deri më tani. Në bazë të këtij vendimi të fundit tashmë deputetë nga radhët e Lëvzijes Vetëvendosje do të jenë Ekrem Mustafa dhe Enver Dugolli, dhe jo Yllza Hoti dhe Gresa Bytyçi që ishin zëvendësuar më parë në bazë të kriterit të gjinisë. Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, tha se kanë marrë kërkesë nga Presidenca për ...
Komentet te ​KQZ zëvendëson deputetët në bazë të aktgjykimit të Kushtetueses Janë të Mbyllura