Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.892 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 752 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 14 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 5 raste (83, 73, 72, 68, 57 vjeç), Gjakovë 2 raste (73, 72 vjeç), Ferizaj 1 rast (81 vjeç), Gjilan 1 rast (67 vjeç), Mitrovicë 1 rast (69 vjeç), Pejë 1 rast (77 vjeç), Prizren 1 rast (58 vjeç), ...
Komentet te 14 të vdekur dhe 752 raste të reja me COVID-19 Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Nga dita e sotme në Kosovë ka nisur imunizimi i profesionistëve shëndetësorë me vaksinën anti-COVID, AstraZenenca. Përveç stafit mjekësor me këtë vaksinë pritet të vaksinohen edhe të moshuarit mbi moshën 80 vjeç dhe atyre me sëmundje kronike. E me të marr informacionin se kanë arritur vaksinat anti-COVID në Kosovë të moshuar të shumtë ia kishin mësyrë sallën 1 Tetori aty ku po bëhen imunizimi. Por ata u kthyen mbrapa nga pjesëtarë të Policisë së Kosovës, të cilët u shpërndan atyre një dokument duke u thënë të moshuarve se ata fillimisht duhet të regjistrohen dhe të presin për konfirmim se kur mund ta marrin vaksinën. Adresa për regjistrim është www.ekosova.rks-gov.net. Tashmë ...
Komentet te Vazhdon vaksinimi i profesionistëve shëndetësorë, për të moshuarit procedurë tjetër Janë të Mbyllura
Seanca gjyqësore për rastin ndaj të dyshuarve për keqpërdorim me viza italiane, grup në të cilin është edhe Ukë Rugova dhe të tjerëve ka dështuar sërish. Seanca dështoi përshkak të mungesës së të akuzuarit Astrit Haraqija që sipas mbrojtjes së tij ai është i infektuar me COVID-19. Meqenëse mungoi Haraqija, Gjyqtarja, Fatime Dermaku tha nuk plotësohen kushtet ligjore për shqyrtim gjyqësor. Seanca e radhës lidhur me këtë rast do të mbahet me 16 prill. “Meqenëse mungon i akuzuari Astrit Haraqija nuk ka kushte ligjore për shqyrtimin gjyqësor. Seanca e radhës caktohet me 16 prill”, ka thënë ajo. Mbrojtja, Tekib Bokshi ka thënë se i njëjti është i infektuar me Covid-19. ...
Komentet te Dështon sërish seanca ndaj Ukë Rugovës dhe të tjerëve Janë të Mbyllura
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia kanë pritur sot në takim përfaqësuesit e agjencive të Kombeve të Bashkuara që veprojnë në Kosovë. Kryeministri Kurti i falënderoi agjencitë për kontributin që kanë dhënë për rindërtimin dhe zhvillimin e Kosovës dhe për sigurimin e kontingjentit të parë të vaksinave anti-Covid. Duke folur për krizën me pandeminë në gjithë globin, kryeministri Kurti tha se kjo krizë në Kosovë u thellua edhe më shumë me rrëzimin e padrejtë të qeverisë vitin e kaluar. Kryeministri theksoi se aktualisht në Kosovë po ndodhin mesatarisht 10 vdekje në ditë, ndërsa asnjë pacient me koronavirus nuk po e mbijeton ...
Komentet te Kurti e Vitia takohen me përfaqësuesit e agjencive të Kombeve të Bashkuara në Kosovë Janë të Mbyllura
Bizneset e Kosovës po e kundërshtojnë liberalizimin e tregut të energjisë elektrike, i cili sipas tyre sjellë rritje të kostos së prodhimit dhe shtrenjtim të jetës qytetarëve në vend. Komuniteti i biznesit po ashtu kërkoi rishqyrtim të bazës ligjore për hapjen e tregut të energjisë. Në takimin e grupeve parlamentare me përfaqësuesit e biznesit për të diskutuar daljen në treg të hapur të energjisë për biznese, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi tha se qe tri vjet me një sfidë që po iu paraqitet bizneseve dhe operatorëve të energjisë në kalimin nga tregu i rregulluar i energjisë në tregun siç e quajti ai të de-rregulluar të energjisë. ...
Komentet te Bizneset kundërshtojnë liberalizimin e tregut të energjisë, kërkohet rishqyrtim i bazës ligjore Janë të Mbyllura
Portieri i Kombëtares së Kosovës Samir Ujkani ka folur për gazetën spanjolle “Marca”, ku iu përgjigj shumë pyetjeve, disa në lidhje me historinë e tij dhe disa për ndeshjen e nesërme kundër Spanjës. Ujkani e filloi duke treguar historinë e tij, ku tha që ishte ëndërr e tij që të reprezentojë në arenën ndërkombëtare shtetin ku ka lindur, përcjell KosovaPress. “Unë kam lindur në Kosovë, e cila atëkohë i takonte Jugosllavisë. Në vitin 1994 ne u larguam për shkak të luftës. Arritëm në Belgjikë. Jam rritur aty, dhe mund të zgjedhja të luaja për Kombëtaren e Belgjikës ose Shqipërisë. Zgjedha të luaja për Shqipërinë sepse familja ime është shqiptare, dhe ...
Komentet te Ujkani: Nuk jemi në nivel të Spanjës, duhet të luftojmë me Greqinë Janë të Mbyllura
Kualifikimet për në Botërorin “Katar 2022” do të vazhdojnë sot me disa ndeshje interesante. Disa nga përballjet më të mira do të jenë ato mes Belgjikës e Bjellorusisë, Luksemburgut e Portugalisë dhe Gjibraltarit e Holandës, përcjell KosovaPress. Ndeshja mes Belgjikës dhe Bjellorusisë është në kuadër të Grupit E, ku pas dy xhirosh, Belgjika ka katër pikë dhe pozicionohet në vendin e dytë, kurse Bjellorusia me një ndeshje më pak të zhvilluar, gjendet në vendin e tretë me tre pikë. Në anën tjetër, në Grupin A do të zhvillohet ndeshje interesante mes Luksemburgut e Portugalisë, ku Portugalia me dy ndeshje të zhvilluara gjendet në vendin e dytë, me katër pikë të ...
Komentet te Vazhdojnë sot ndeshjet për kualifikime në Botërorin “Katar 2022” Janë të Mbyllura
Arrestime në Telekomin e Kosovës, Policia: Arrestohen 4 persona për keqpërdorim të detyrës zyrtare Katër persona janë arrestuar në Telekomin e Kosovës. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka treguar për KosovaPress se gjatë një operacioni policor të martën u arrestuar katër persona me dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare. “Sot me 30 mars 2021, Policia e Kosovës, me urdhëresë të Gjykatës kompetente ka realizuar një operacion policor, i cili ka rezultuar me arrestimin e katër personave të dyshuar, mbi dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Operacioni policor është realizuar në rajonin e Prishtinës, ku pas kompletimit të rastit do të jepen informacione shtesë”, tregoi Kelani për KosovaPress. Ndërsa, ...
Komentet te Policia jep detaje për arrestimet në Telekomin e Kosovës Janë të Mbyllura
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Arbërie Nagavci ka mbajtur takim ku kanë marrë pjesë zyrtarë të MASh, përfaqësues të Kolegjiumit të DKA-ve, SBAShK-ut, Këshillit të Prindërve, IKShPK-së, drejtorë të shkollave dhe mësimdhënës. Në komunikatën e MASh-it thuhet se takimi i sotëm është vazhdimësi e takimit të së premtes për të shqyrtuar mundësitë e organizimit të mësimit gjatë ditëve në vijim, respektivisht mundësinë e pushimit pranveror, zëvendësimin e ditëve të humbura gjatë këtij viti shkollor dhe mësimin plotësues për nxënësit e nivelit fillor dhe atyre që kanë mbetur prapa në mësime. Ministrja Nagavci theksoi brengën e saj për cilësinë e mësimnxënies gjatë këtij viti të vështirë dhe sfidues shkollor, por theksoi ...
Komentet te Propozohet pushim pranveror për të gjitha shkollat, nesër merret vendimi Janë të Mbyllura
78 pacientë të infektuar me COVID-19 janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës. Nga spitali kanë njoftuar se 43 pacientë janë nën oksigjenoterapi, ndërsa 9 janë në gjendje më të rëndë shëndetësore. “Nga numri i përgjithshëm i pacientëve të shtrirë 78 pacientë janë duke u trajtuar me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 1 pacientë janë në Respirator (CPAP), 49 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 9 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa 13 pacientë është shëruar gjatë 24 orëve të fundit”, thuhet nw njoftimin e spitalit. Ndërsa, të shtrirë në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë 187 pacientë. Gjatë 24 orëve të fundit ...
Komentet te 79 të infektuar me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 9 në gjendje më të rëndë Janë të Mbyllura