Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

Fillon ekzekutimi i pagesës së dytë të subvencioneve për bujqit

Lajme
Ka filluar ekzekutimi i pagesës së dytë për të gjithë përfituesit e subvencioneve në kuadër të Programit të Pagesave Direkte për vitin 2020. Kështu ka njoftuar Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. “Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka rifilluar ekzekutimin e pagesës së dytë për të gjithë përfituesit e subvencioneve në kuadër të Programit të Pagesave Direkte për vitin 2020. Duke marrë parasysh vonesat e shkaktuara në këto pagesa, ministri i MBPZhR-së, Faton Peci me marrjen e këtij mandati, ka kërkuar që të intensifikohet procedimi i të gjitha pagesave direkte për përfituesit e programeve nga viti i kaluar”, thuhet në komunikatën për media të ministrisë. Sipas komunikatës ...
Komentet te Fillon ekzekutimi i pagesës së dytë të subvencioneve për bujqit Janë të Mbyllura

Dhunohet një femër në Suharekë

Lajme
Është dhunuar një femër në Suharekë. Policia e Kosovës ka njoftuar se e ajo është dhunuar të hënën. Ajo është duke marrë trajtim mjekësor. Ndërsa në raportin 24 orësh të policisë nuk dihet ende personi që e dhunoi atë. “Është raportuar se me 30.03.2021 viktima femër kosovar ka kërkuar trajtim mjekësor, pasi që njëjta dyshohet se është dhunuar nga një person ende i paidentifikuar. Është njoftuar prokurori ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /KP ...
Komentet te Dhunohet një femër në Suharekë Janë të Mbyllura

Vaksina ruse S-PUTNIK “shndërrohet” në S-PUTIN-K

Shëndetësi
Medie në gjuhën serbe, përkatësisht faqja e facebook-ut BALKANSWER, e njohur për ironinë ndaj sistemit moskovit, ka botuar vaksinën me portretin e Vladimir Putinit. Vaksina rus, e njohur si Sputnik, aty quhet S-PUTIN-K, duke ngërthyer kështy vet emrin e liderit rus brenda vaksinës. Publikimi vjen pas një serie të gjatë propagandistike ruse edhe ndaj COVID-19 dhe vet çështjes së vaksinës së ashtuqujtur ruse. Sipas raportimeve të mediave perëndimore, përkundër faktit që Putin e ka në prioritet shpërndarjen e vaksinës ruse kryesisht nëpër vendet e varfëra dhe ku Rusia ka një ndikim, ai vet nuk ka ndonjë fakt se është vaksinuar me SPUTNIK V. Është thënë se Putin ka marrë këtë vaksinë, ...
Komentet te Vaksina ruse S-PUTNIK “shndërrohet” në S-PUTIN-K Janë të Mbyllura

Në Klinikën Infektive po vazhdon vaksinimi i personelit shëndetësorë

Shëndetësi
Edhe sot në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ka vazhduar vaksinimi i personelit shëndetësor të kësaj klinike me vaksinën AstraZeneca. Vaksinimi i personelit shëndetësor të Klinikës Infektive ka filluar të martën. KosovaPress mëson e vetëm gjatë së martës në Klinikën Infektive, vaksinën atiCOVID-19 e kanë marrë 104 profesionistë shëndetësorë të kësaj klinike. Vaksina atiCOVID-19 ka arritur mbrëmjen e 28 marsit. Ndërsa i pari që u vaksinua me AstraZeneca ishte kryeministri i Kosovës, Albin Kurti./KP ...
Komentet te Në Klinikën Infektive po vazhdon vaksinimi i personelit shëndetësorë Janë të Mbyllura

Haradinaj përkujton masakrën në Pastasellë: Dora barbare, nuk i kurseu as të miturit

Lajme
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka përkujtuar 22 vjetorin e masakrës në Pastasellë të Komunës së Rahovecit. Haradinaj shkruan se kujton ata që martirizuan 22 vite më parë në Pastasellë e ku thotë se dora barbare nuk kurseu as të miturit, as gratë e as pleqtë. Ai nëpërmjet një shkrimi në “Facebook”, ka shkruar se “Barbarët shkuan me turp e ne qëndrojmë në Atdheun tonë”. “Përgjithmonë në kujtesën tonë. Kujtojmë motrat e vëllezërit tanë, që u martirizuan njëzetedy vite më parë në Pastasel. Dora barbare, nuk i kurseu as të miturit, as gratë e pleqtë, në tentim të zhbërjes së qenies tonë. Barbarët shkuan me ...
Komentet te Haradinaj përkujton masakrën në Pastasellë: Dora barbare, nuk i kurseu as të miturit Janë të Mbyllura

Merkel: Kur të më vijë radha, do të vaksinohem edhe me AstraZeneca

Lajme
“Kur të jetë radha ime, do të vaksinohem edhe me AstraZeneca” kështu u përgjigj kancelarja Angela Merkel kur u pyet nga gazetarët në një konferencë shtypi në Berlin, pas takimit midis qeverisë federale dhe Laender për vaksinat me AstraZeneca. Kancelarja Merkel është 67 vjeç dhe është pjesë e grupit të popullsisë për të cilin Komisioni Gjerman i Vaksinimit (Stiko) rekomandon përdorimin e vaksinës anglo-suedeze. Në mbrëmje, pas një takimi me ministrin e Shëndetësisë Jens Spahn, Merkel tha se “ne nuk mund të injorojmë” atë që ka thënë Komisioni dhe atë që Konferenca e Ministrave të Shëndetësisë ka vendosur në lidhje me administrimin e vaksinës AstraZeneca për njerëzit mbi 60 vjeç”. ...
Komentet te Merkel: Kur të më vijë radha, do të vaksinohem edhe me AstraZeneca Janë të Mbyllura

13 mijë e 666 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Lajme
Covid-19 për më shumë se një vit mori jetën e 1 mijë e 858 qytetarëve në Kosovë. Nga të dhënat ditore të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) që nga 13 marsi i vitit të kaluar e deri tani me kronavirus janë infektuar 89 mijë e 507 qytetarë, ndërsa janë shëruar 79 mijë e 983. Aktualisht në vend janë 13 mijë e 666 raste aktive me COVID-19. “Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.892 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të ...
Komentet te 13 mijë e 666 raste aktive me COVID-19 në Kosovë Janë të Mbyllura

Sot mot me diell

Lajme
Gjatë ditës së sotme në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira kalimtare. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK­) ka njoftuar se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius. “Do të mbajë mot me diell dhe vranësira kalimtare. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes”, njofton IHMK. /KP ...
Komentet te Sot mot me diell Janë të Mbyllura

​22 vjet nga masakra në Burim të Malishevës

Lajme
Sot mbushen 22 vjet nga ngjarja më e rëndë në Malishevë, përkatësisht nga masakra e forcave serbe në Burim, ku u vranë dhe u masakruan 42 civilë shqiptarë. Masakra në Burim është masakra më e madhe që ka ndodhur në Malishevë gjatë luftës së fundit, ndërsa deri më sot, për këtë ngjarje dhe për asnjë vrasje tjetër gjatë luftës, nuk është dënuar askush. Në përkujtim të kësaj ngjarjeje të dhimbshme, ushtruesi i detyrës së presidentit, njëherësh kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca do të bëjë sot homazhe në Malishevë, në orën 13:30. Më 31 mars 1999, te vendi i quajtur Vrella e Mëhillit në Burim të Malishevës, u vranë ...
Komentet te ​22 vjet nga masakra në Burim të Malishevës Janë të Mbyllura

​Mobilizimi i UÇK-së që ndodhi para 22 vjetësh

Lajme
Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK), pikërisht më 31 mars 1999, vendosi për një mobilizim të përgjithshëm për përballimin e ofensivës serbe dhe çlirimin përfundimtar të Kosovës. Ne po ua sjellim urdhrin e asaj kohe për mobilizim: Për t’iu përgjigjur më mirë zhvillimeve të kohëve të fundit, si rezultat i veprimtarisë ofensive të forcave serbe dhe për mundësinë e kryerjes më intensive të detyrave luftarake për çlirimin e Kosovës, në zbatim të Urdhrit Nr. 151, datë 31.03.1999, „Për mobilizimin e përgjithshëm për përballimin e ofensivës serbe për çlirimin e Kosovës”. Urdhëroj: Mobilizimi e përgjithshëm në Kosovë e jashtë saj për të gjithë popullin e Kosovës për kompletimin e radhëve të Ushtrisë ...
Komentet te ​Mobilizimi i UÇK-së që ndodhi para 22 vjetësh Janë të Mbyllura