Barcelona përsëri është e lidhur me një sulm për sulmuesin e Interit Lautaro Martinez, i cili ka një klauzolë lirimi prej 111 milionë euro. Interesimi i tyre për përfaqësuesin argjentinas nuk ka qenë kurrë sekret dhe u hodh poshtë haptas nga drejtuesit e klubit italian për dy vite radhazi. Rrethanat në të dy klubet tani kanë ndryshuar, pasi Barcelona është nën një president të ri dhe Bordin e Drejtorëve. Ndërkohë, pronarët e Interit, Suning Grup po kërkojnë investitorë të rinj për të ndihmuar të sjellin fonde të reja në klub, përcjellë KosovaPress. Sipas “Rac1” në Spanjë, gjithçka po dërgon drejt një tjetër verë intrigash me Barçën që përpiqet të marrë ...
Komentet te Barcelona rikthen interesimin për Lautaro Martinez Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Trajneri i Spanjës Luis Enrique e ka vlerësuar lartë Kombëtaren e Kosovës me të cilën do të përballet nesër me fillim nga ora 20:45 në Sevilje. Këto komente Enrique i bëri në konferencën e mbajtur sot para këtij ballafaqimi të vlefshëm për grupin B të kualifikimeve për në Kampionatin Botëror të vitit 2022, përcjellë KosovaPress. “Unë pres një rival si në lojërat e mëparshme. Edhe pse Kosova është një ekip i ndryshëm nga Greqia dhe Gjeorgjia. Ata bëjnë shumë presion në një mënyrë intensive, ata janë të guximshëm, janë trima, fillojnë nga prapa. Është një përzgjedhje që më pëlqen, që rrezikon. Ata kanë një sulmues që e mban topin ballë ...
Komentet te Enrique: Kosova është një kundërshtar që më pëlqen, bëjnë shumë presion Janë të Mbyllura
Kalimi i periudhave shumë të gjata kohore në hapësirë ka diçka të përbashkët me notin ekstrem të qëndresës: të dyja mund të shkaktojnë tkurrjen e zemrës. Ky është përfundimi i një studimi që krahasoi efektet e vitit të astronautit Scott Kelly në hapësirë me një not maratonë nga atleti Benoit Lecomte. Të dy heqin ngarkesat në zemër që zakonisht aplikohen nga graviteti, duke bërë që organi të atrofizohet. Ushtrimi nuk ishte i mjaftueshëm në asnjë rast për të kundërshtuar ndryshimet në zemër. Studimi u drejtua nga Benjamin Levine, profesor i mjekësisë së brendshme në Universitetin e Teksasit, Qendra Mjekësore Jugperëndimore në Dallas, dhe është botuar në revistën Circulation. Kërkimi ka ...
Komentet te Fluturimet e gjata në hapësirë dhe noti i qëndrueshmërisë mund të “zvogëlojnë zemrën” Janë të Mbyllura
Shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus bëri thirrje sot për të filluar një hetim të ri nga ekspertë të specializuar në rrjedhjen e pretenduar të virusit që shkaktoi pandeminë COVID-19 nga laboratorët në Kinë dhe paralajmëroi që ekspertët ndërkombëtarë nuk kanë qasje të papenguar në të dhëna. Megjithëse ekspertët që hulumtuan origjinën e virusit në janar dhe shkurt në Kinë e konsideruan hipotezën e rrjedhjes laboratorike më pak të mundshme, “kërkohen kërkime të mëtejshme, në misione të reja me ekspertë të specializuar unë jam gati të vendos”, tha Ghebreyesus në një konferencë me vendet anëtare mbi raportin e publikuar zyrtarisht sot. Supozimi se virusi i shkaktuar nga COVID-19 mund të ...
Komentet te Kreu i OBSH-së kërkon hetime mbi hipotezën e rrjedhjes së virusit nga laboratori në Kinë Janë të Mbyllura
Pas humbjes nga Anglia në ”Air Albania” me rezultat 2-0, Shqipëria nesër e zhvillon ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikimeve për në Kampionatin Botëror “Katar 2022” kundër San Marinos. Në prag të kësaj ndeshjeje, trajneri Edi Reja ka deklaruar se në këtë ndeshje nuk do te bëhen eksperimente por se do të luajnë lojtarët të cilët janë më në formë dhe se moduli i lojës do të varet nga ajo se cilët lojtarë do të zbresin në fushë. “Nuk kam ndërmend të bëjë eksperimente nesër, do të luajnë ata lojtarë që janë më në formë. Do të flas me përgatitësin atletik dhe doktorin në lidhje me gjendjen e lojtarëve ...
Komentet te Reja para ndeshjes me San Marinon: Nuk do të bëjmë eksperimente Janë të Mbyllura
Italia do të fusë një karantinë pesë-ditore për udhëtarët nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë. Të gjithë udhëtarët nga BE duhet të testohen para udhëtimit, të jenë në përputhje me karantinën pesë-ditore dhe më pas të ri-testohen pas karantinës. Një karantinë 14-ditore është në fuqi për udhëtarët nga jashtë BE. Masa zbatohet për të gjithë ata që lëvizin nga dhe nga gadishulli, duke përfshirë shtetas italianë, tha një zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë së Italisë. Masa e re hyn në fuqi menjëherë, një ditë pas botimit në Gazetën Zyrtare dhe do të jetë në fuqi deri më 6 prill, njoftoi ministria, ndërsa fundjava e Pashkëve, ...
Komentet te Italia do të vendosë karantinë për udhëtarët nga Bashkimi Evropian Janë të Mbyllura
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Prishtinë Nicholas Abbott deklaroi sot se vendi i tij do të vazhdojë të përkrahë Kosovën për t’u bërë shtet funksional e stabil dhe me raporte të normalizuara me Serbinë. Ai këto komente i bëri gjatë një takimi me kryeministrin Albin Kurti, me të cilin bisedoi edhe për gjendjen me pandeminë dhe arritjen e vaksinave antiCOVID-19 në Kosovë. Diplomati britanik shprehu gatishmërinë dhe vullnetin e qeverisë së vendi të tij për të ndihmuar Kosovën në fushën e sundimit të rendit e ligjit dhe sigurisë. Ndërsa, kryeministri Kurti tha se ai është i përkushtuar që Qeveria që udhëheq të thellojë edhe më shumë marrëdhëniet bilaterale me ...
Komentet te Abbott: Britania e Madhe do të vazhdojë përkrahjen për Kosovën Janë të Mbyllura
Gjatë 24 orëve të fundit, në Maqedoninë Veriore janë regjistruar 1.272 raste pozitive me Covid-19, nga 3.948 teste të realizuara, njofton Ministria e Shëndetësisë. Në po të njëjtën periudhë, janë regjistruar 33 viktima dhe 868 të shëruar, raporton AlSat. Që nga fillimi i pandemisë, janë realizuar 620.810 testime për koronavirus dhe prej tyre, pozitive kanë rezultuar 128.511. Jetën e kanë humbur 3.749 persona, kurse janë shëruar 106.392 të tjerë. Raste aktive në vend janë 18.370/KP ...
Komentet te 33 viktima dhe mbi 1 mijë e 200 raste me Covid-19 në Maqedoninë Veriore Janë të Mbyllura
Temperatura më e lartë e ajrit për muajin mars ishte 24.2 gradë Celsius në Britaninë e Madhe sot, e cila është dita më e ngrohtë e marsit në 53 vjetët e fundit. Temperatura rekord u mat këtë pasdite në parkun “St. James’s”, në qendër të Londrës, raporton Sky News. Pritet që moti i tillë i ngrohtë të zgjasë deri të enjten, kur lajmërohet një rënie e vlerave të temperaturës, njoftoi Shërbimi Meteorologjik i Anglisë./KP ...
Komentet te Britani e Madhe: Temperatura më e lartë e marsit në 53 vjetët e fundit Janë të Mbyllura
Gjermania ka vendosur masa të reja për personat që hyjnë në këtë shtet. Me këtë rast Ambasada e Kosovës në Gjermani ka dal me një njoftim me rastin e udhëtimeve nga Kosova në këtë shtet. Sipas kësaj ambasade, nga sot të gjithë personat që udhëtojnë përmes rrugëve ajrore drejt Gjermanisë duhet të paraqesin një rezultat negativ të testit për COVID-19 para se të fillojnë udhëtimin e tyre. “Nga data 30 mars 2021 të gjithë personat që udhëtojnë përmes rrugëve ajrore drejt Gjermanisë duhet të paraqesin një rezultat negativ të testit për COVID-19 para se të fillojnë udhëtimin e tyre. Kjo vlen pa marrë parasysh vendin nga ku ka udhëtuar personi”, ...
Komentet te Ambasada e Kosovës në Gjermani njoftim për bashkatdhetarët Janë të Mbyllura