Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk do të përkrahë zgjedhjen e Vjosa Osmanit në krye të shtetit. Lideri i kësaj partie, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se nuk e kanë ndryshuar qëndrimin në këtë çështje duke shtuar se fituesit e zgjedhjeve nuk i kanë kërkuar AAK-së bashkëpunim përmes së cilit edhe do të siguroheshin votat e deputetëve të Aleancës për zgjedhjen e presidentit. Në një konferencë për media, Haradinaj ka thënë se Albin Kurti e Vjosa Osmani, si fitues të zgjedhjeve të 14 shkurtit, nuk i kanë bërë një kërkesë AAK-së, për një marrëveshje politike lidhur me votimin e qeverisë dhe presidentit. Haradinaj: Nga Vetëvendosje nuk kemi marrë ndonjë ...
Komentet te Haradinaj: Vetëvendosje nuk kërkoi bashkëpunim për votimin e presidentit Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Pas shumë skandaleve, fillimisht me mos pranimin e flamurit dhe himnit të Kosovës gjatë ndeshjes në stadiumin “La Cartuja”, dhe me mos përfshirjen e emrit të Kosovës në tabelën e Grupit B, Federata e Spanjës ka njohur zyrtarisht Kosovën. Federata e Spanjës ka publikuar një foto në rrjetin social “Facebook”, për të paralajmëruar programin e sotëm, dhe po në atë foto shihet teksti “Spanjë-Kosovë”, përcjell KosovaPress. Siç shihet, Spanja më në fund është dorëzuar para emrit të Kosovës, dhe tanimë e njeh atë si shtet dhe jo si territor. Sot, me fillim nga ora 20:45, Spanja pret në shtëpi Kombëtaren e Kosovës, ku ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “La ...
Komentet te Federata e Spanjës njeh zyrtarisht Kosovën Janë të Mbyllura
Në ditën e ndeshjes mes Spanjës dhe Kosovës, përveç mediave tona, edhe shumë gazeta të njohura spanjolle janë duke e përfolur këtë përballje. “Data 31 mars 2021 do të jetë e madhe edhe për Spanjën”, shkruan në gazetën e njohur spanjolle “Marca”. Titulli i lajmit ka bërë bujë të madhe, ku “Marca” e ka vendosur “Spanja pranon sot Kosovën” në krye të lajmit, përcjell KosovaPress. “Futbolli është aq i madh, sa që FIFA ka regjistruar 211 kombe, ndërsa Kombet e Bashkuara 193 shtete. E për shkak të kësaj, Spanja luan lojë historike sot, ndaj një kundërshtari të pa-pranuar nga Qeveria. “Sonte në La Cartuja, ndeshja do të luhet sipas rregullave ...
Komentet te “Marca”: Spanja njeh Kosovën Janë të Mbyllura
Ndeshjet për kualifikime në Botërorin “Katar 2022” do të vazhdojnë sot, ku do kemi rastin të përcjellim disa përballje tejet interesante, ndër to Spanja me Kosovën dhe San Marino me Shqipërinë. Spanja dhe Kosova do të përballen në kuadër të Grupit B, kurse Shqipëria do të zhvillojë ndeshje si mysafire e San Marinos në Grupin I, përcjell KosovaPress. Në Grupin B, Suedia kryeson tabelën me gjashtë pikë, e ndjekur nga Spanja në vendin e dytë me katër pikë, vendin e tretë e zë Greqia me një pikë, dhe Gjeorgjia me Kosovën renditen të fundit, ku nuk kanë arkëtuar asnjë pikë. Në anën tjetër, Anglia zë vendin e parë në Grupin ...
Komentet te Kualifikimet për në “Katar 2022”, sonte disa ndeshje interesante Janë të Mbyllura
Klinika Infektive tash e sa javë të gjithë shtretër e saj i ka të mbushur me pacientë, të cilët janë në gjendje të rëndë dhe mbi 100 prej tyre po arrijnë të marrin frymë fal oksigjenit artificial. Duke marr parasysh situatën pandemike në vend dhe rastet aktive me COVID, po kërkohet respektim më rigoroz i masave aktuale dhe shtim të masave tjera. Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Klinikës Infektive, Izet Sadiku për KosovaPress ka deklaruar se rritja e rasteve në javët e fundit të të infektuarve me COVID-19 ka ndikuar të rritet edhe numri i të hospitalizuarve. Sipas tij gjendja e pacientëve të shtrirë në këtë klinikë është mjaft ...
Komentet te Gjendja e pacientëve në Infektivë e rënduar, kërkohet shtrëngim i masave Janë të Mbyllura
Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon ka komentuar deklaratën e ambasadorit të Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde i cili ka përshëndetur qëndrimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për të qëndruar në seancë kur të votohet Vjosa Osmani presidente. Raportuesja Von Cramon thotë se deputetët në Kuvendin e Kosovës duhet të vënë në rend të parë interesat e shtetit e jo interesat e veta apo partiake. “Kjo është edhe shpresa ime. Ju lutemi sigurohuni që të gjithë në Kuvendin e Kosovës të vënë interesat e shtetit para, e jo ato të veta apo politike”, ka shkruar Von Cramon. https://twitter.com/ViolavonCramon/status/1377191070371610624 /KP ...
Komentet te Von Cramon: Deputetët e Kosovës duhet të kenë prioritet interesin shtetëror Janë të Mbyllura
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti sot në takim ambasadoren e Suedisë në Kosovë, Karin Hernmarck. Ambasadorja Hernmarck e uroi kryeministrin Kurti për fitoren në zgjedhje dhe i dëshiroi suksese në punën e tij. Hernmarck ka theksuar përkushtimin e Qeverisë së Suedisë që bashkëpunimi në mes dy vendeve dhe dy qeverive të vazhdojë me intensitet të shtuar drejt avancimit të mëtejmë të tyre. Sipas komunikatës qeveritare gjatë takimit, ambasadorja Hernmarck e njoftoi kryeministrin Kurti lidhur me projektet dhe programet që shteti i saj mbështetë në Kosovë, e të cilat fokus kanë integrimin ekonomik me BE-në, fuqizimin e demokracisë, respektimin e të drejtave të njeriut, dhe çështjet ambientale. Kryeministri ...
Komentet te Kurti: Suedia mbetet partner i rëndësishëm për Kosovën Janë të Mbyllura
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, ka shprehur shqetësimin lidhur me gjetjet e Raportit të Departamentit të Shtetit i SHBA-ve për Kosovën, në lidhje me kufizimet e padrejta në medie nga vetë pronarët e tyre dhe dhuna ose kërcënimet për dhunë në drejtim të gazetarëve, në raportin e publikuar për vitin 2020. Raporti evidenton se disa zyrtarë publikë, politikanë, biznese dhe grupe fetare, u kanë bërë presion gazetarëve dhe përfaqësuesve të medieve që të mos publikonin artikuj dhe storie të caktuara. “Disa gazetarë u përmbajtën nga raportimi kritik hulumtues për shkak të frikës për sigurinë e tyre fizike ose sigurinë e punës”, thuhet ndër të tjera në raportin e ...
Komentet te AGK reagon pas publikimit të Raportit të DASH-it Janë të Mbyllura
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka përshëndetur vendimin e LDK-së për të qëndruar në seancë gjatë votimit të presidentit. Përmes një statusi në Twiter, ambasadori Rohde ka thënë se deputetët e zgjedhur duhet të ndjekin dhe vendosin nevojat e qytetarëve të Kosovës mbi partizanitetin politik. Ky është postimi i tij i plotë: “E lavdërueshme që LDK do të marrë pjesë në procesin zgjedhor për një president të ri. Shpresojmë që të gjithë deputetët e zgjedhur do të ndjekin dhe vendosin nevojat e qytetarëve të Kosovës mbi partizanitetin politik. Unë vështirë se mund ta imagjinoj rrezikimin e zgjedhjeve të reja në mes të valës së pandemisë aktualisht të ndezur”, ...
Komentet te Ambasadori gjerman mirëpret vendimin e LDK-së për votimin e presidentit Janë të Mbyllura
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se AAK nuk ka ndryshuar qëndrim sa i përket zgjedhjes së presidentit të ri të vendit, duke theksuar se nuk do të përkrahin kandidaten Vjosa Osmani. “Ne kemi mirëpritur mundësinë me biseduar me fituesit e zgjedhjeve me zotëri Kurtin dhe zonjën Osmani, nuk kemi marrë prej tyre propozim, kërkesë, marrëveshje politike për të votuar presidenten ose qeverinë, nuk kanë kërkuar prej neve bashkëpunim, nuk jemi pjesë e një marrëveshje për votimin e kandidates për presidente. Kemi parë qëndrimi e LDK-së, është një marrëdhënie e re në mes të LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje, por sa i përket Aleancës ...
Komentet te Haradinaj: AAK nuk ka ndryshuar qëndrim, nuk e përkrahim Vjosa Osmanin për presidente Janë të Mbyllura