Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​Ademi flet për vështirësitë në futbollin tonë që nga pranimi në UEFA dhe FIFA

Sport
Më 3 maj të vitit 2016, Kongresi i UEFA-s në Budapest votoi pro që Kosova të jetë anëtarja e 55-të e shtëpisë së futbollit të Evropës. 10-të ditë më vonë, me datën 13-të maj të vitit 2016, Kongresi i FIFA-s morri vendim që ta pranoj Kosovën si anëtaren e 210-të në organin qeverisës të futbollit botëror. Së fundmi, Presidenti i FFK-së Agim Ademi ka folur për vështirësitë që ka pasur futbolli jonë që prej pranimit në FIFA dhe UEFA, ku disa prej tyre kanë qenë rekrutimi dhe bindja e lojtarëve. “Ka qenë një proces i vështirë dhe nganjëherë kundër kohës, sepse mbaj mend që pak orë para ndeshjes sonë të ...
Komentet te ​Ademi flet për vështirësitë në futbollin tonë që nga pranimi në UEFA dhe FIFA Janë të Mbyllura

​Aksion policor në Prishtinë dhe Ferizaj

Lajme
Një aksion policor po ndodh në disa lokacione të Prishtinës dhe në Ferizaj. Aksioni policor ndërlidhet me veprimtari të mashtrimit. Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani. Kelani ka thënë e ky aksion i policisë po zhvillohet me urdhëresë të Gjykatës kompetente. “Sot me 31 mars 2021, Policia e Kosovës, me urdhëresë të Gjykatës kompetente është duke realizuar një operacion policor, i cili ndërlidhet me veprimtari të mashtrimit. Operacioni policor është duke u realizuar në disa lokacione të rajonit të Prishtinës dhe Ferizajt, andaj pas përfundimit të operacionit do të jepen informacione shtesë”, tha Kelani. /KP ...
Komentet te ​Aksion policor në Prishtinë dhe Ferizaj Janë të Mbyllura

Mjekët flasin pas vaksinimit: Asgjë për t’u shqetësuar pavarësisht dyshimeve për AstraZenecën

Shëndetësi
Edhe gjatë ditës së sotme ka vazhduar vaksinimi i personelit shëndetësor në Klinikën Infektive. Ata që vaksinoheshin apelonin tek qytetarët që ta marrin vaksinën, por edhe t’i respektojnë masat anti-COVID. KosovaPress ka mësuar që vetëm gjatë ditës së djeshme në këtë klinikë janë vaksinuar 104 mjekë dhe infermierë. Që në orën 09:00 të mëngjesit ekipi mobil i vaksinimit arriti në Klinikën Infektive, ndërsa kishte edhe staf mjekësor që po prisnin për t’u vaksinuar. Infektologia e Infektivës, Njomza Geca pasi e mori dozën e parë të vaksinës AstraZenenca tha se aspak nuk ka hezituar për t’u vaksinuar, madje ajo shprehet e lumtur që edhe shteti i Kosovës tashmë ka siguruar disa ...
Komentet te Mjekët flasin pas vaksinimit: Asgjë për t’u shqetësuar pavarësisht dyshimeve për AstraZenecën Janë të Mbyllura

​Ademi: Nuk duam probleme, thjesht duam të luajmë futboll

Sport
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi ka folur para ndeshjes së Kosovës kundër Spanjës për gazetën spanjolle “Lesportiu”. Ademi u përgjigj në disa pyetje, ku foli edhe rreth situatës me shtetin spanjoll, me problemet dhe skandalet e shumta që kanë ndodhur para ndeshjes së sotme, përcjell KosovaPress. Fillimisht, presidenti Ademi u pyet se çfarë do të thotë për Kosovën që të luftojë për kualifikim në Botëror. “Është sfidë për t’ia dëshmuar vetes se mund të garojmë kundër pjesës tjetër të planetit dhe se futbolli ynë mund të përparojë tani me një ekip të ri. Kjo është shumë e rëndësishme për ne si institucion, por edhe për të ...
Komentet te ​Ademi: Nuk duam probleme, thjesht duam të luajmë futboll Janë të Mbyllura

​Sekretari amerikan i Shtetit letër Vuçiqit, i kërkon njohje reciproke me Kosovën

Lajme
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken i dërgoi letër presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq ku i kërkoi që të përmbyll dialogun me Kosovën me njohje reciproke. “SHBA-ja është e përkushtuar për marrëdhëniet tona afatgjate. Ne ndajmë vizionin e një Serbie demokratike, stabile, prosperuese dhe demokratike në hapin drejt anëtarësimit në BE. Qëllimi afatgjatë i SHBA-së ka qenë ta shoh Serbinë dhe Kosovën të arrijnë marrëveshje gjithëpërfshirëse e përqendruar në njohjen reciproke. Unë i mbaj në mend plotësisht bisedat tona të mira dhe po pres me padurim rinovimin e tyre”, shkroi Blinken me stilolaps në fund të letrës, e cila u dërgua më 23 shkurt dhe me të cilën ai e ...
Komentet te ​Sekretari amerikan i Shtetit letër Vuçiqit, i kërkon njohje reciproke me Kosovën Janë të Mbyllura

Hoti pas letrës së Blinken për Vuçiqin: 30 vjet më parë Rugova na ka thënë ta ruajmë miqësinë speciale me SHBA-në

Lajme
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka komentuar letrën e Sekretari amerikan të Shtetit, Antony Blinken i cili i kërkoi Serbisë që ta përmbyllë marrëveshjen me Kosovën me njohje reciproke. Hoti thotë se miqtë e vërtetë të Kosovës duhet të ruhen dhe se të njëjtën gjë e ka thënë ish-presidenti Ibrahim Rugova. “Në linjë me deklarimin e Presidentit Biden, Sekretari i Shtetit Blinken i kërkon prapë Serbisë të përmbyllë marrëveshjen me Kosovën me njohje reciproke. Këta janë miqtë e vërtetë të Kosovës. Duhet ta ruajmë miqësinë speciale me SHBA-të. Presidenti Rugova, një burrështetas vizionar e ka thënë këtë para 30 vitesh”, ka shkruar Hoti. Hoti në shkrimin e tij në “Facebook” ...
Komentet te Hoti pas letrës së Blinken për Vuçiqin: 30 vjet më parë Rugova na ka thënë ta ruajmë miqësinë speciale me SHBA-në Janë të Mbyllura

Banka Botërore: Këtë vit ekonomia e Kosovës pritet të rrite në 4 përqind

Ekonomi
Banka Botërore ka publikuar një raport për ekonominë e Kosovës. Sipas raportit të BB ekonomia e Kosovës pritet të rriten në 4 përqind këtë vit. Sipas raportit këtë vit pritet të vendoset nën kontroll pandemia COVID-19 e për çka do të rikthehet edhe besimi i konsumatorit dhe biznesit. “Pas një tkurrjeje të vlerësuar prej 6.9% në vitin 2020, ekonomia e Kosovës tani pritet të rritet 4% këtë vit pasi #COVID19 vendoset nën kontroll dhe besimi i konsumatorit dhe biznesit rikthehet”, thuhet në raportin e Bankës Botërore. /KP ...
Komentet te Banka Botërore: Këtë vit ekonomia e Kosovës pritet të rrite në 4 përqind Janë të Mbyllura

​Kërkojnë ministrinë e dytë, njohësit: Ankesa e Listës Serbe e pabazuar

Lajme
Nuk ekziston asnjë bazë ligjore që obligon Qeverinë Kurti t’ia jap edhe një ministri tjetër Listës Serbe. Kështu thonë njohës të çështjeve juridike në vend, pas ankesës së Listës Serbe në Gjykatën Kushtetuese. Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, thotë se privilegjet që i ka fituar Lista Serbe në të kaluarën nuk kanë qenë të mbështetura në Kushtetutë. Ai thotë për KosovaPress se kryeministri Albin Kurti ka ndarë ministritë për komunitetet joshumicë, ashtu siç e parasheh Kushtetuta. Miftaraj: Kushtetuesja nuk mund ta obligojë Qeverinë Kurti edhe për një ministri më shumë për Listën Serbe “Gjykata Kushtetuese sigurisht që duhet të vlerësojë nëse kërkesa e tyre është ...
Komentet te ​Kërkojnë ministrinë e dytë, njohësit: Ankesa e Listës Serbe e pabazuar Janë të Mbyllura

“Kuqezinjtë” kërkojnë fitore kundër San Marinos, këto janë formacionet e mundshme

Sport
Shqipëria do të kërkojë sot fitoren e dytë në kualifikimet për në Botërorin “Katar 2022”, ku do të zhvillojë ndeshje si mysafire kundër Kombëtares së San Marinos. Vendasit kanë pësuar humbje kundër Anglisë dhe Hungarisë në dy ndeshjet e para të kualifikimeve, kurse Shqipëria humbi 2:0 kundër Anglisë, pasi paraprakisht mposhtën Andorrën në ndeshjen e parë, përcjell KosovaPress. Kanë kaluar 17 vite që nga fitorja e fundit e San Marinos, ku atë kohë mposhtën Lihtenshtajnin me rezultat minimal 1:0, fitore kjo që mbetet e vetmja për “La Serenissiman” në kualifikueset e Botërorit. Në anën tjetër, Shqipëria filloi kualifikimet për në “Katar 2022” me një paraqitje tejet të mirë kundër Andorës, ...
Komentet te “Kuqezinjtë” kërkojnë fitore kundër San Marinos, këto janë formacionet e mundshme Janë të Mbyllura

“Dardanët” zhvillojnë sot ndeshjen historike kundër Spanjës, ja formacionet e mundshme

Sport
Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë sot ndeshje historike kundër Spanjës, përballje kjo që i takon Grupit B për kualifikime drejt Botërorit “Katar 2022”. “Dardanët” i filluan kualifikimet për në Botëror me humbje si vendas kundër Suedisë, ku pas 90 minutave lojë rezultati përfundimtar ishte 0:3 në favor të nordikëve. Në anën tjetër, Spanja ndeshjen e parë të këtij kampionati e filloi me barazim, 1:1 kundër Greqisë, kurse në xhiron e dytë fitoi me vështirësi kundër Kombëtares së Gjeorgjisë, me rezultat 2:1, përcjell KosovaPress. Luis Enrique nuk do të ketë probleme me mungesa të lojtarëve, ku në dyshim për t’u paraqitur është vetëm sulmuesi Gerard Moreno. Kurse, Challandes mund të ...
Komentet te “Dardanët” zhvillojnë sot ndeshjen historike kundër Spanjës, ja formacionet e mundshme Janë të Mbyllura