Masakra në Pastasellë të Komunës së Rahovecit është një nga masakrat më të tmerrshme që kanë bërë forcat kriminale serbe gjatë luftës së Kosovës të vitit 1999. Në këtë masakër janë vrarë dhe masakruar 106 persona nga ky fshat dhe fshatrat tjera përreth. Edhe sot e kësaj dite nga kjo masakër ende ka familjarë që kërkojnë t’i kthehen trupat e më të dashurve të tyre, të cilët edhe pas 22 vjetësh figurojnë të pagjetur. Në këtë masakër përpos vrasjes dhe masakrimit nga forcat serbe, të vrarët më pastaj edhe janë djegur. Në këtë masakër kanë mbijetuar 13 persona. Me rastin e shënimit të kësaj dite të dhimbshme, ushtruesi i detyrës ...
Komentet te 22 vjet nga masakra në Pastasellë të Rahovecit Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar pasditen e së martës seancën zyrtare stërvitore në prag të ndeshjes me San Marinon, që luhet të mërkurën mbrëma duke filluar nga ora 20:45 dhe është e vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Katar 2022”. Stafi teknik me në krye trajnerin Edoardo Reja zhvilluan një seancë me intensitet të plotë në stadiumin e San Marino, ku edhe do të luhet sfida. Tekniku nuk kishte në dispozicion sulmuesin Florian Kamberi, i cili e ndoqi seancën nga tribuna, ndërsa probleme fizike ka pasur edhe mbrojtësi Ardian Ismajli. Ky i fundit zhvilloi vetëm stërvitje të diferencuar nga grupi dhe është në dyshim për ndeshjen me San Marinon. Pozitive duket situata ...
Komentet te Stërvitja e Shqipërisë para ndeshjes me San Marinon, probleme fizike për Ardian Ismajlin Janë të Mbyllura
Kombëtarja e Kosovës e ka kryer stërvitjen e fundit para ndeshjes kundër Kombëtares së Spanjës. “Dardanët” kanë stërvitur pa ndonjë ngarkesë të madhe fizike në stadiumin “La Cartuja” të Sevillës, aty ku nesër do të vihen përballë Kombëtares spanjolle që drejtohet nga Luis Enrique. Atmosfera tek futbollistët para kësaj ndeshje është shumë e mirë, derisa motivi maksimal. Valon Berisha në stërvitjen e sotme ka bërë ushtrime më të lehta i diferencuar nga pjesa tjetër e ekipit. Para stërvitjes, përzgjedhësi Bernard Challandes në konferencën për media ka thënë se Kosova do të jetë shumë e motivuar për këtë ndeshje, para se gjithash për shkak të vlerave që ka ekipi spanjoll, që ...
Komentet te Kosova kryen stërvitjen e fundit para ndeshjes me Spanjën, Berisha stërvitet i diferencuar Janë të Mbyllura
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka nominuar sot gjyqtarin e parë federal mysliman në historinë e vendit për Gjykatën e Qarkut të Shteteve të Bashkuara. Nëse zgjedhja e tij konfirmohet nga Senati, Zahid Quraishi do të bëhet myslimani i parë që mban atë pozitë në New Jersey, raporton agjencia e lajmeve Anadollia. 11 kandidatët gjyqësorë të Biden janë shumë të ndryshëm, duke përfshirë tri gra afro-amerikane, duke përfshirë gruan e parë aziatike nga Amerika dhe Paqësorit që u emërua për Gjykatën e Qarkut në Uashington, si dhe gruaja e parë që ishte gjykatëse federale në Maryland County. “Këta kandidatë të emëruar u tërhoqën nga mendjet më ...
Komentet te Biden nominon gjyqtarin e parë mysliman për Gjykatën e Qarkut në SHBA Janë të Mbyllura
“Cicërima misterioze”, e cila përbëhet nga disa shenja pikësimi dhe një seri shkronjash në llogari të Komandës Strategjike të SHBA-së (USSTRATCOM), shkaktoi konfuzion dhe shumë veta pyesnin veten nëse ishte një kod bërthamor, një sulm hakerësh ndaj Pentagonit apo një komplot. Cicërima “; l ;; gmlxzssaw” u shfaq në llogarinë zyrtare Twitter të komandës të dielën dhe më pas u fshi. “Me respektin e duhur për entuziastët e kriptografisë, cicërima misterioze ishte thjesht e pakuptimtë, e shkruar nga një fëmijë që ‘rrëmbeu’ një llogari ushtarake në Twitter për disa çaste”, tha një përfaqësues i Stratcom për faqen amerikane të lajmeve Daily Dot. “Kreu i llogarisë Twitter të Komandës Ushtarake, i ...
Komentet te Alarmi i komandës së armëve bërthamore amerikane u shkaktua nga një fëmijë! Janë të Mbyllura
Shtetet e Bashkuara dhe 13 vende të tjera shprehën shqetësimin sot për vonesën në botimin e raportit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) mbi origjinën e koronavirusit dhe dështimin për të lejuar ekspertët qasje të papenguar në të gjitha të dhënat. Grupi lëshoi një deklaratë të përbashkët pasi drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se ekspertët ndërkombëtarë kishin raportuar vështirësi në qasjen në të dhënat gjatë qëndrimit në Kinë ku po hetonin origjinën e virusit. “Është e rëndësishme që së bashku të shprehim shqetësimin tonë që studimi i grupit ndërkombëtar të ekspertëve mbi origjinën e virusit SARS-CoV-2 u vonua ndjeshëm dhe që nuk u sigurua qasja në ...
Komentet te SHBA dhe 13 vende janë të shqetësuara për raportin e OBSH-së mbi origjinën e COVID-19 Janë të Mbyllura
Spanja dhe Kosova do të përballen të Mërkurën në stadiumin “La Cartuja” në Sevilje në një duel që korrespondon me ditën e ndeshjes tretë të fazës së kualifikimeve për në Kupën e Botës. Katar 2022. Gazeta e njohur spanjolle “Marca” ka lëshuar një artikull ku i bëmnë një analizë Kombëtares së Kosovës një ditë para kësaj ndeshje, përcjellë KosovaPress. Në artikullin e fundit të saj “Marca” shkruan se Spanja do të ballafaqohe “me ekipin më të dobët në grup” Spanja është në vendin e dytë në Grupin B pasi mori një barazim kundër Greqisë dhe arriti një fitore të vonshme ndaj Gjeorgjisë. Tani ata do të kërkojnë tri pikë të ...
Komentet te Shkruan Marca: Kosovës i mungon Rrahmani, por do të provojnë me Muriqin e Rashican ta befasojnë Spanjën Janë të Mbyllura
Komuna e Skenderajt sot ka ekzekutuar pagesat e para për fëmijët e sapolindur për 70 aplikimet e bëra nga data 04.01.2021 deri më 25.03.2021, në shumën prej 100 euro për secilën lindje. Kryetari Bekim Jashari në një postim në Facebook ka ftuar të gjithë prindërit që të kryejnë aplikimin që të marrin sa më shpejt subvencionin, duke paralajmëruar se vitet në vijim do të rrisin vlerën e këtij subvencioni. “Krahas kësaj shteti ynë duhet të fillojë sa më shpejt dhënien e shtesave për fëmijët, në mënyrë që të ndikojmë kështu në rritjen e natalitetit në shtetin tonë dhe krijimin e kushteve më të favorshme për rritjen e fëmijëve”, ka shkruar ...
Komentet te Komuna e Skenderajt ndan nga 100 euro për fëmijët e sapolindur Janë të Mbyllura
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka folur rreth asaj nëse do të përjashtohet nga partia Agim Veliu në rast se ky i fundit nuk do të qëndrojë në sallë në momentin e votimit të Vjosa Osmanit presidente. Ai në Debat Plus të TV Dukagjinit ka thënë se “nuk kemi njerëz për të humbur e për të përjashtuar”. “Qëndrimet e brendshme i mbajmë brenda familjes tonë. Nuk është hera e parë që ka pasur vendim të kryesisë e nuk është respektuar nga deputetët. Nuk e di kur është koha që të përfundojë kjo. Nuk kemi njerëz për të humbur e për të përjashtuar. Jemi të pakët në ...
Komentet te Votimi i Osmanit, Abdixhiku tregon nëse do të përjashtohet Veliu nëse nuk qëndron në sallë Janë të Mbyllura
Në orët e pasdites së sotme Policia në Vushtrri ka pranuar informacion nga ana e një qytetari mashkull kosovar, i cili ka informuar se në një zonë malore në fshatin Skoqne të Vushtrrisë, kishte hasur në një person të shtrirë. Zëdhënësi i policisë rajonale për Mitrovicë Avni Zahiti ka thënë për KosovaPress se njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës dhe është identifikuar nga familjarët trupi i pajetë. “Viktima D. S., 56-vjeçar, që nga data 09.02.2021 ishte i raportuar si person i zhdukur në Stacionin Policor në Vushtrri”, ka thënë Zahiti. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar ...
Komentet te Gjendet pa shenja jete një person i zhdukur në Vushtrri Janë të Mbyllura