Spanja mbyll sot ndeshjet e para kualifikuese të Kupës së Botës në Katar të vitit 2022. Pas pengesave kundër Greqisë dhe fitores ekstremiste ndaj Gjeorgjisë, skuadra e Luis Enriques do të provojnë të bindin sot përballë Kosovës në Sevilla. Kjo ndeshje fillon nga ora 20:45 dhe do të jete një sfidë interesante edhe për komentatorët spanjoll të cilëve iu është ndaluar t’i referohen Kosovës me ermin e saj. Shpjegimi është se shteti spanjoll nuk e njeh Kosovën si shtet. Shtetësia kosovare vazhdon të jetë një pikë e tensionit diplomatik për disa vende të Bashkimit Evropian, përfshirë Spanjën, dhe për këtë arsye nuk mund të citohet në televizionin publik, përcjellë KosovaPress. ...
Komentet te Ndeshja Spanjë – Kosovë do të jetë sfiduese edhe për komentatorët spanjoll Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Sot u bënë 22 vite nga masakra më e madhe në Komunën e Malishevës, e që njihet si masakra e Burimit, ku u vranë dhe më pas u masakruan 42 civil, kryesisht nga fshatrat Astrazup dhe Dragobil. Në nderim të të rënëve në këtë masakër, sot janë bërë homazhe në vendin rënies, si dhe në varrezat ku prehen trupat e tyre. Homazhe dhe nderime, bashkë me familjarët kanë bërë edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, së bashku me qeverinë komunale, deputetja e Kuvendit të Kosovës, Jetmire Vrenezi, kryesuesi i KK të Malishevës, Rrahim Morina, së bashku me anëtarët e Kuvendit të Komunës, komandanti i stacionit policor në Malishevë, ...
Komentet te U përkujtuan 42 të vrarët në masakrën e Burimit në Malishevë Janë të Mbyllura
Është arrestuar një person për krime lufte kundër popullsisë civile gjatë luftës në Kosovës. Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se i arrestuari është M.A i nacionalitetit shqiptar me shtetësi të Serbisë. Ai dyshohet se ka marrë pjesë në masakrën e Izbicës të Skenderajt. “Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), njofton opinionin se është ndaluar një (1) person me inicialet M.A., për veprën penale ‘Krime lufte kundër popullsisë civile’, në shkelje të nenit 142 të Kodit Penal të ish RSFJ si ligj në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale, po ashtu e dënueshme edhe me nenin 146 të KPRK-së. Prokuroria Speciale njofton se M.A. i nacionalitetit shqiptar, ...
Komentet te Arrestohet një person për krime lufte në Izbicë Janë të Mbyllura
Para ndeshjes mes Spanjës dhe Kosovës, sulmuesi anësor Arbër Zeneli ia ka bërë një dhuratë simbolike tifo grupit “Dardanët’. Ylli i Kombëtares së Kosovës ia ka dhuruar fanellën e tij “Dardanëve”, përcjell KosovaPress. Kjo gjë u bë e ditur përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” nga lideri i tifozëve të Kosovës, Lulzim Berisha. Berisha bëri të ditur se fanella e Zenelit do të vendoset në selinë e tifo grupit të “Dardanëve”. “Forca ZENELI. Forca KOSOVA. Fanella do të vendoset në fanclub, mos e kërkoni”, shkruante në postimin e Berishës./KP ...
Komentet te Zeneli me dhuratë për tifo grupin “Dardanët” Janë të Mbyllura
Austria kërcënon të bllokojë 100 milionë doza të vaksinës Pfizer për vendet e BE për tremujorin e katërt, nëse nuk merr më shumë se sa 10 milionë doza që do të parashikohen përgjatë muajve prill dhe qershor, dhe e cila pjesërisht do të duhet të shkoni në vendet më në nevojë, sipas asaj që doli nga samiti i liderëve të BE-së. Sipas raporteve, për të marrë paradhëniet e 10 milionë dozave të vaksinës Pfizer nga grupi prej 100 milionësh në tremujorin e katërt, Komisioni Europian duhet të ushtrojë opsionin e tij tani. Por, përfaqësuesit e Vjenës mbajnë peng të gjithë pjesën, duke argumentuar se vendimi për rishpërndarjen e të gjithë ...
Komentet te Austria kërcënon të bllokojë 100 milionë doza Pfizer për BE Janë të Mbyllura
Komisioni Europian njoftoi se ka disbursuar 90 milionë euro për Shqipërinë në kuadër të programit të ndihmës makro-financiare për të luftuar pandeminë e koronavirusit. Sipas njoftimit të KE, Shqipëria është vendi i tetë që merr ndihmë financiare, nga paketa 3 miliardë euro e miratuar për të ndihmuar dhjetë shtete partnere dhe kandidate për t’u bërë pjesë e BE. Kjo është vetëm gjysma e shumës të cilën BE është zotuar se do të japë për Shqipërinë, ose 180 milionë euro, raporton A2. “Ky disbursim do të kontribuojë për të përballuar pasojat e rënda negative socio-ekonomike të pandemisë së koronavirusit në Shqipëri. Ky virus nuk njeh kufij. BE i qëndron në krah ...
Komentet te Pandemia Covid-19, BE disburson 90 milionë euro për Shqipërinë Janë të Mbyllura
Ushtruesi i detyrës të Presidentit, Glauk Konjufca ka deklaruar sot se Serbia e udhëhequr nga Aleksandar Vuçiq nuk është shkëputur nga drejtimi i saj kundër popullit shqiptar. Ai tha se këtë po e dëshmon edhe provokimi i Vuçiqit me publikimin e një fotografie të Kosovës me flamurin e Serbisë mbi të. Konjufca në një prononcim për media pas homazheve në Pastasellë të Rahovecit, tha se masakrat e kryera nga pushtuesi serb dëshmojnë më së miri sesa i përbindshëm ka qenë pushteti serb i Millosheviqit. Ai tha se është për t’u pikëlluar sesi drejtësia ende nuk është vënë në vend, teksa bëri thirrje që kjo të ndodhë. Konjufca: Masakrat e kryera ...
Komentet te Konjufca në Pastasellë: Serbia nuk është shkëputur nga pushteti serb i Millosheviqit Janë të Mbyllura
Mandati i bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit ka skaduar dje më 30 mars 2021. Demokraci Plus (D+) kërkon nga Qeveria e Kosovës që të përmbyllë procesin e konkursit për përzgjedhjen e anëtarëve të bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit, i cili është hapur më 12 janar 2021 dhe të konkursit të hapur më 8 prill 2019. Sipas D+, Qeveria e Kosovës duhet të dërgojë sa më parë nga dy të propozuar për secilën pozitë, në mënyrë që Kuvendi i Kosovës të formojë Organin e Pavarur Përzgjedhës e pastaj të procedojë me votim. Bordi aktual i OSHP-së sipas Ligjit për Prokurimin Publik ka një mandat pesë vjeçar pa pasur mundësi ...
Komentet te Bordit të OSHP-së i skadon mandati, ankesat e operatorëve ekonomikë nuk mund të shqyrtohen Janë të Mbyllura
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AKK), Ramush Haradinaj ka folur rreth mundësisë së shtrenjtimit të energjisë elektrike, pas liberalizimit të tregut të energjisë. Ai ka thënë se AAK e kundërshton rritjen e çmimit të energjisë elektrike derisa ka dhënë rekomandime për qeverinë e Kosovës rreth ndalimit të një rritje të tillë. Haradinaj ka thënë se qeveria, në një afat të shpejtë kohor, duhet të paraqesë për votim në Kuvend emrat e ri për anëtarë të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë(ZRRE). Sipas Haradinajt, është e domosdoshme që ZRRE të ndërmarrë veprimet e menjëhershme për ndalimin e ngritjes së energjisë elektrike në Kosovë. Në një konferencë për media, Haradinaj ka ...
Komentet te Haradinaj: Të ndalohet ngritja e çmimit të energjisë elektrike Janë të Mbyllura
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, takimet në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 25 prillit i vazhdoi në qytetin e Korçës. Duke i falënderuar korçarët për mbështetjen, Basha tha se shqiptarët nuk po presin ndryshimin, por i prinë këtij ndryshimi. Ai tha se shqiptarët kanë kaluar tetë vite të vështira nën qeverisjen e Ramës por u shpreh se po vjen një ndryshim rrënjësor që të gjithë po e presin prej kohësh. Basha: Po lëmë pas 8 vite të mbushura me vuajtje “Ndonëse po lëmë pas 8 vite të mbushura me vuajtje, kurrë nuk kam gjetur kaq shumë gëzim në zemrat e korçarëve, në hyrje të Pogradecit tek fytyrat ...
Komentet te Basha: Shqipëria në këto 8 vite ka mbetur në vendnumëro Janë të Mbyllura