Prokuroria Speciale e Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe me hetuesit policorë dhe prokurorët e Prokurorisë së Përgjithshme në Bamberg – Gjermani, kanë përmbyllur me sukses operacionin që ka të bëjë me grupe kriminale të përfshira në veprën penale të mashtrimit si formë e krimit të organizuar. Personat e dyshuar në këtë rast kanë joshur dhe mashtruar qytetarët e ndryshëm nga Gjermania përmes platformave online “call center” duke iu ofruar për të investuar në aksione të ndryshme, si dhe në kriptovaluta që në këtë rast kanë qenë platforma fiktive dhe të dyshimtit kanë përvetësuar shuma të mëdha të hollash, njofton prokuroria. ...
Komentet te “Call center”, arrestohen 8 persona për mashtrim dhe krim të organizuar Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Me fillim nga ora 20:45 Kosova do të ballafaqohet me Spanjën në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për në Kampionatin Botëror “Katar 2022” Kjo sfidë e vështirë për Kosovën vjen pas asaj humbje nga Suedia në “Fadil Vokrri” me rezultat 3-0, përcjellë KosovaPress. Përveç asaj që ka të bëjë me futbollin, po ndeshje ka ngjallur shumë reagime edhe në rrafshin politik për shkak të asaj që Spanja nuk e njeh Kosovën si shtet dhe bëri orvatje të mëdha që të mos e konsideroj si shtet as për këtë ndeshje kaq të rëndësishme. Tani, është kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ai cili ka reaguar pak orë para fillimit të kësaj ndeshje duke ...
Komentet te Pacolli thotë se do ta shpërblejë “në mënyrën e tij” Kombëtaren e Kosovës nëse fiton ndaj Spanjës Janë të Mbyllura
Ushtruesi i detyrës së Presidentit, Glauk Konjufca ka vazhduar homazhet në Malishevë, në 22 vjetorin e masakrës së Burimit, ku tha se do të punojnë në gjurmimin dhe gjykimin e kriminelëve serbë në mungesë. Konjufca tha se falë atyre që dhanë jetën, Kosova sot gëzon lirinë. Ai kujtoi 14 mijë qytetarët e Kosovës që janë masakruar dhe vrarë nga pushteti gjenocidal serb dhe 2500 dëshmorët që kanë rënë në dyluftim, pa të cilët Kosova nuk do të mund të ishte këtu ku është. Konjufca: Do t’i gjurmojmë dhe dënojmë në mungesë kriminelët serb “Si popull nuk do të mund të jemi kurrë të qetë dhe aq më pak familjarët, të ...
Komentet te Konjufca: Do t’i gjurmojmë dhe dënojmë në mungesë kriminelët serbë Janë të Mbyllura
Një aeroplan me 550 000 doza të vaksinës kineze, u ul në Budapest duke e bërë Hungarinë vendin e parë të BE-së që përdor medikamentin kinez kundër Covid-19 ”Sinopharm”, sipas Deutsche Welle. Kjo sasi mjafton për të trajtuar 275 000 persona. Hungaria u bë vendi i parë i BE që merr vaksinën antiCovid-19 të prodhuar nga kinezët. Vendi po blen vaksina nga vendet jashtë programit të përbashkët të prokurimit të BE, duke pretenduar se vonesat në përhapjen e bllokut po kushtojnë jetë, raporton ATSh. ”Dërgesa është e mjaftueshme për të trajtuar 275 000 persona”, tha Agney Galgoczy, kreu i Departamentit të Epidemiologjisë të qendrës Kombëtare të Shëndetit Publik hungarez. Vendi ...
Komentet te Hungaria merr mbi gjysmë milion vaksina kineze Janë të Mbyllura
Manchester City ka tërhequr interesin për super yllin e Barcelonës Lionel Messi, sipas një raporti nga “Eurosport”. Verën e kaluar, Messi ishte në zemër të një prej historive më të mëdha të afatit kalimtar. Argjentinasi paraqiti një kërkesë largimi nga Barcelona, pasi kishte luajtur për klubin që kur ishte 13 vjeçar. Kjo e bëri që mediat ta lidhnin atë me çdo klub të madh në Evropë që lidhej me nënshkrimin e tij. Sidoqoftë, pas një mosmarrëveshje me ish-presidentin Josep Maria Bartomeu, 33-vjeçari mbeti në “Camp Nou”. Gjatë gjithë sezonit, thashethemet kanë vazhduar të përhapen. Man City dhe Paris Saint-Germain janë përfolur vazhdimisht si destinacioni i ardhshëm i Messit pas skadimit ...
Komentet te Efekti Laporta, City dorëzohet për Messin Janë të Mbyllura
Pushimi pranveror për të gjitha nivelet e arsimit para universitar është mirëpritur nga përfaqësuesit e prindërve, DKA-ve dhe mësimdhënësve, ndërkohë që njohës të arsimit thonë se pavarësisht që një pushim i tillë është i nevojshëm për nxënësit prapëseprapë shkakton ngecje në arritjen e përmbushjes së plan programit për këtë vit akademik. Ministria e Arsimit konfirmoi lajmin e djeshëm se shkollat nga java e ardhshme do të shkojnë në pushim njëjavor, e duke qenë se për javën e ardhshme sipas kalendarit mësimor e hëna dhe e premtja do të jenë ditë feste zyrtare, për shkak të Pashkëve Katolikedhe Ditës së Kushtetutës së Republikës së Kosovës, i bie të humbasin vetëm tri ...
Komentet te Mirëpritet pushimi pranveror për nxënësit Janë të Mbyllura
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, tha se PDK nuk e përkrahë Vjosa Osmanin për presidente të vendit. Hoxhaj në konferencë për media the se Osmani nuk është figurës unifikuese por përçarëse dhe se është e ndikueshme politikisht. “PDK nuk e mbështet kandidaturën e Vjosa Osmanit. Ka qenë një figurë përçarëse, karrierën e saj e ka ngritur në frymën e përçarjes. Së dyti, ajo është një kandidate partiake, jo konsensuale për të qenë presidentë. Ajo është treguar e njëanshme sa ka bërë detyrën e ushtrueses së presidentes, është e para që e ka përdorur zyrën për të bërë një parti politike”, tha ai. Ai ...
Komentet te Hoxhaj: PDK nuk e përkrah Vjosa Osmanin për presidente Janë të Mbyllura
Provimi i Maturës Shtetërore në afatin e parë do të mbahet në datat 12 dhe 19 qershor, ndërsa në afatin e dytë do të mbahet më 28 gusht dhe 4 shtator. Këtë lajm e ka bërë të ditur ministrja e Arsimit Shkencës dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci. Në njoftimin të cilin e ka publikuar në llogarinë e saj në Facebook, Nagavci ka dhënë detaje edhe sa i përket pushimit pranveror të arsimit parauniversitar, si dhe për kompensimin e ditëve të humbura./KP ...
Komentet te MASHI cakton datat për mbajtjen e Maturës Shtetërore Janë të Mbyllura
14 të vdekur dhe 923 raste të reja me COVID-19 janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosovë. Kështu ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK). Njoftimi i plotë i IKSHPK-së: 771 TË SHËRUAR DHE 923 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.470 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 923 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 14 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes ...
Komentet te 14 të vdekur dhe 923 raste të reja me COVID-19 Janë të Mbyllura
Të mërkurën, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett ka takuar ministren në drejtës, Albulena Haxhiu. Kosnett nëpërmjet një postimi në Twitter ku treguar se për takimin me Haxhiun ka thënë se ShBA-ja është përkushtuar që të punojë me Kosovën për të luftuar korrupsionin dhe për të reformuar strukturat ekzistuese. “Një takim produktiv sot me ministren e Drejtësisë, Haxhiu. SHBA-ja është e përkushtuar të punojë me Kosovën për të luftuar korrupsionin, për të reformuar strukturat ekzistuese, duke forcuar shërbimin civil apolitik në Kosovë”, ka shkruar Kosnett në Twitter. / KP Tweets by USAmbKosovo / ...
Komentet te Ambasadori amerikan: ShBA-ja e përkushtuar të punojë me Kosovën për ta luftuar korrupsionin Janë të Mbyllura