Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka lejuar përdorimin e pesë zëvendësimeve në EURO 2020 ndërsa një vendim mbi formatin e garave të klubeve UEFA pas 2024, do të merret në Prill. “Të lejojë përdorimin e deri në pesë zëvendësimeve në UEFA EURO 2020 dhe në finalet e Ligës së Kombeve të UEFA 2021 në përputhje me ndryshimin e përkohshëm të futur në Ligjin 3 të Ligjeve të Lojërave të IFAB”, thuhet në deklaratën zyrtare të UEFA-s . “Ndërsa arsyet për rregullin e pesë zëvendësimeve mbeten të vlefshme në sfondin e kalendarëve kombëtar dhe ndërkombëtarë të futbollit të prekur nga pandemia Covid-19 dhe duke pasur parasysh se rregulli është tashmë në fuqi ...
Komentet te UEFA vjen me dy vendime të rëndësishme për EURO 2020 Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Policia Kufitare e Kosovës më datë 30.03.2021 gjatë realizimit të detyrave zyrtare në funksion të implementimit të planit operativ “Parandalimi i hyrjes së emigrantëve ilegalë dhe kontrabandimi me mallra”, rreth orës 10:40 në terminalin doganor Hani i Elezit, ka ndaluar kamionin e tipit “Renault”, ngjyrë e zezë me rimorkio, të cilin e ngiste vozitësi mashkull/shqiptar, i cili transportonte mallra nga një shtet tjetër. Kamioni është kontrolluar nga zyrtarët policor me pajisjen Human Presence Detector – zbuluesi i pranisë së njerëzve në automjete dhe gjatë kontrollit pajisja në fjalë ka dhënë shenja se në rimorkio mund të këtë prezencë të qenieve njerëzore. Pas pranimit të sinjalit është vendosur që rimorkio në ...
Komentet te Ndalohen në kufi emigrantë ilegalë të fshehur në një kamion me lodra Janë të Mbyllura
Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës nga një muaj paraburgim kundër të pandehurve T.M. dhe A.O. për shkak se kanë kryer veprën penale keqpërdorim të detyrës zyrtare apo autoritetit zyrtar, përvetësimi në detyrë, falsifikim të dokumentit zyrtar, dhe kundër K.M. dhe D.Ç., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale falsifikim i dokumenteve dhe mashtrim. Gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se paraburgimi është masë adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, pasi që ekzistojnë rrethanat që tregojnë rrezikun se po të gjenden të pandehurit në liri mund të ...
Komentet te Nga një muaj paraburgim kundër 4 personave për mashtrim dhe keqpërdorim detyre Janë të Mbyllura
Mjekët dhe infermierët e Shërbimit Shëndetësor të Policisë së Kosovës janë vaksinuar me vaksinën kundër ‘COVID-19’. Me këtë veprim ata dhanë mesazhin se “Duke u vaksinuar, ju mbroni veten dhe të tjerët, dhe se vaksina është mjet i rëndësishëm për të ndihmuar në parandalimin e virusit”. Në komunikatën e lëshuar nga Policia e Kosovës thuhet se Drejtoria e Shërbimeve Shëndetësore e Policisë së Kosovës ka hartuar Planin e veprimit për vaksinimin e personelit policorë me rrezikshmëri të lartë ndaj ‘COVID 19’, dhe trajnimin e stafit mjekësor të DSHSH-së për aplikimin e vaksinimit, gjithnjë në koordinim me Komitetin për Vaksinim me vaksinë kundër ‘COVID-19’ në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë./KP ...
Komentet te Vaksinohen mjekët dhe infermierët e Shërbimit Shëndetësor të Policisë së Kosovës Janë të Mbyllura
Ish-presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës Besim Hasani, zyrtarisht ia ka dorëzuar detyrën e presidentit të KOK-ut Ismet Krasniqit. Hasani, i cili ka qenë në udhëheqje që nga viti 1996, e ka përgëzuar dhe i ka uruar presidentit të sapo zgjedhur Krasniqit, sukses në mandatin e tij katër vjeçar, përcjell KosovaPress. ““Ju dëshiroj punë të mbarë dhe suksese. Uroj që përkujdesi dhe përkushtimi juaj të jetë maksimal. Stafin që është këtu e kam lutur që të angazhohet edhe më shumë se sa me mua, vetëm e vetëm që kjo foshnje (KOK-u) gjashtë-vjeçare të rritet gradualisht”, tha Hasani. Në anën tjetër, presidenti Krasniqi ka falënderuar Hasanin për punën që e ka ...
Komentet te Ismet Krasniqi pranon zyrtarisht detyrën si president i KOK-ut Janë të Mbyllura
Partia Demokratike e Kosovës nuk do ta mbështesë Vjosa Osmanin për presidente të vendit, pasi që kjo parti vlerëson se ajo nuk është një figurë unifikuese, por përçarëse. Kjo parti kërkon që për president të jetë një person i pavarur politikisht, e këtë sipas tyre nuk e përfaqëson Osmani. Kryetari i PDK-së Enver Hoxhaj, në një konferencë për media, ka treguar arsyet se pse nuk e mbështesin Vjosa Osmanin për presidente. Ai tha se Osmani është një kandidate partiake dhe se kandidatura e saj është propozuar në logjikën e shantazhit, derisa shtoi se në vend që mazhoranca të dalë me një kandidat që përfaqëson të gjithë shoqërinë, po kërcënon me ...
Komentet te Hoxhaj: PDK nuk e mbështet Vjosën presidente, është figurë përçarëse Janë të Mbyllura
Kur kanë mbetur vetëm edhe pak orë para ndeshjes ndërmjet Spanjës dhe Kosovës, mediumi spanjoll “Marca” ka publikuar një artikull të ri kushtuar kësaj sfide. Kjo ndeshje është e vlefshme për kualifikimet për në Kampionatin Botëror “Katar 2022” dhe zhvillohet nga ora 20:45 në Sevilla, përcjellë KosovaPress. Gjithnjë sipas “Marca”, të dy skuadrat do të paraqiten me formacionet e më poshtme: Spanja: Unai Simón; Marcos Llorente, Eric García, Sergio Ramos, Jordi Alba; Pedri, Koke, Canales; Oyarzabal, Dani Olmo Gerard Moreno. Kosova: Ujkani; Hadergjonaj, Dreshevic, Fazliji, Paqarada; Kryeziu; Halimi, Celina, Rashica, Zeneli; Muriqui./KP ...
Komentet te “Marca” parashikon formacionin e Kosovës pak orë para ndeshjes Janë të Mbyllura
Njësite e Doganës kanë parandaluar kontrabandimin e produkteve ushqimore. Sipas komunikatës së lëshuar nga Dogana, njësitë kanë identifikuar një automjet transportues i cili kishte arritur që nëpërmjet vijës së gjelbër të hynte me mallra të kontrabanduara në Kosovë. Sasia totale e mallrave ushqimore kalon vlerën mbi 12000 mijë euro, pjesa përbërëse e saj është mish peshku. Lidhur me ketë rast është njoftuar Prokuroria dhe nen udhëheqjen e Prokurorit Kujdestar pas Intervistimit dy persona të dyshuar janë arrestuar dhe dërguar ne mbajtje. Nën udhëheqjen e Prokurorisë janë duke u kontrolluar edhe disa lokacione te tjera/KP ...
Komentet te Dogana parandalon kontrabandimin e produkteve ushqimore Janë të Mbyllura
Me kërkesën e ministrit të Bujqësisë Faton Peci për vendosjen e ligjshmërisë dhe rendit brenda institucionit, është marrë vendimi për pezullimin e përkohshëm nga marrëdhënia e punës në shërbimin civil të Kosovës për pesë zyrtarë të Agjencisë së Zhvillimit të Bujqësisë. Vendimi është marrë si domosdoshmëri për zbatimin e bazës ligjore në fuqi, si dhe njoftimit të marrë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion të datës 3 mars 2021, për masat e ndërmarra ndaj këtyre zyrtarëve, të cilët dyshohen për veprat penale “marrje e ryshfetit” dhe “keqpërdorim i detyrës zyrtare”. Vendimi për pezullimin nga marrëdhënia e punës do të jetë në fuqi deri në marrjen e një ...
Komentet te Ministria e Bujqësisë pezullon nga puna 5 zyrtarë të dyshuar për vepra penale Janë të Mbyllura
Inspektorati Policor i Kosovës dhe Prokuroria Themelore në Gjilan ju njoftojnë se si vazhdimësi e hetimeve intensive sot janë ndaluar edhe tre persona të dyshuar lidhur me rastin ‘’Karaçeva’’. Sipas njoftimit të Inspektoriatit Policor, tre të dyshuarit (zyrtarë policorë të Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitarë – Lindje) janë ftuar sot në orët e paradites për intervistim në cilësi të të dyshuarve në objektin e IPK-së në Hajvali. Të njëjtit pas intervistës me urdhëresë të Prokurorisë Themelore në Gjilan janë arrestuar me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “ Kontrabandimi me mallra” e paraparë me nenin 311 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Të njëjtëve u është caktuar ...
Komentet te Rasti ‘’Karaçeva”, arrestohen edhe tre zyrtarë policorë Janë të Mbyllura