Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se Kosova është futur në një rrugë më shumë të panjohura. Ai ka thënë se sot Kosova është duke u qeverisur nga partia shtet. Kjo, sipas tij, nuk ka ndodhur asnjëherë që vendi të qeveriset nga parti e vetme. “Shpejt do ta shihni, është si shkumë sapuni. Do ta shihni këtë kohë se sa shpejt kjo që sot është modë do t’i irritoj njerëzit. Sot, Kosova është duke u qeverisur nga partia shtet. Asnjëherë vendi nuk është drejtuar nga një parti e vetme. Tendencat për të kapur gjithçka, shpejt do të tregoj rreziqet ku do të jetë demokracia kosovare. Shenjat janë dhënë ...
Komentet te Limaj: Demokracia në rrezik, Kosova po qeveriset nga partia shtet Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott ka uruar besimtarët krishterë në ditën e Pashkëve. Ai urimin për pashkët e ka bërë në tri gjuhë, atë shqipe, serbe dhe në gjuhën angleze. Urimi i ambasadorit: Urimet e mia të përzemërta për të gjithë ju në Kosovë, që sot festoni të Dielën e Pashkëve. *** Moje najbolje želje svima na Kosovu koji danas slave Uskrs. *** My best wishes to all those in Kosovo who are celebrating Easter Sunday today./KP ...
Komentet te Ambasadori Abbott uron besimtarët krishterë për Pashkët Janë të Mbyllura
Është mbajtur mesha e Pashkëve në Katedralen e Shën Nënë Tereza në Prishtinë. Mesha është mbajtur nën drejtimin e Don Lush Gjergjit nga Ipeshkvia e Kosovës. Don Lush Gjergji në kremtimin e ditës së Pashkëve ka dërguar mesazhe dhe urime për të gjithë besimtarët krishterë. Sikurse viti i kaluar edhe këtë vit Pashkët kremtohen në kohën kur e gjithë bota po përballet me pandeminë COVID-19. Për çka ai është shprehur se në këtë të zymtë dhe të pandemisë dhe ngjarjeve që po ndodhin ten ne dhe në botë duhet të kemi sigurinë dhe të ngjallim shpresën dhe dashurinë Me ç’rast ai tha se përmes veprimeve të mira njerëzit mund ta ...
Komentet te Don Lush Gjergji: Në këtë kohë të zymtë ta ngjallim shpresën dhe dashurinë Janë të Mbyllura
Nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli, në takimin virtual me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, ka kundërshtuar kategorikisht mbylljen totale si pasojë e pandemisë COVID-19. “Si komunë, jemi kategorikisht kundër mbylljes totale. Kjo përkrahje na erdhi edhe nga shumë komuna tjera. Të mendosh për mbyllje totale, është t’ia shkaktosh vetës një greminë të thellë, nga e cila edhe ashtu kemi çaluar, ku nuk kemi për tu ngritur lehtë”, ka thënë Ismajli, thuhet në komunikatën për meida nga Komuna e Gjilanit. Ismajli ka thënë se Qeveria duhet të bëjë një balancë ndërmjet shtrëngimit të masave dhe dëmit sa më të vogël në ekonominë e Republikës. “Gjithashtu, në mbrëmjen e kaluar, sjelljet e ...
Komentet te Gjilani kundër mbylljes totale Janë të Mbyllura
Ministri i Transporteve në Tajvan, Lin Chia-lung, ka dhënë dorëheqjen pasi një aksident hekurudhor ditën e premte shkaktoi vdekjen e të paktën 51 personave dhe plagosjen e 200 të tjerëve. Sipas CNA, ministri telefonoi kryeministrin e vendit, Su Tseng-chang, duke i thënë se dëshiron të marrë përgjegjësi për tragjedinë dhe të japë dorëheqjen, shkruan A2. Treni kishte 490 pasagjerë kur doli nga shinat në një tunel në veri të Hualien. Dalja nga shinat shkaktoi që disa vagonë të përplaseshin me muret e tunelit.KP ...
Komentet te Tragjedia e trenit në Tajvan, ministri i Transporteve jep dorëheqjen Janë të Mbyllura
Partia Demokratike ka ankimuar në Kolegjin Zgjedhor fletën e votimit. PD-ja kërkon anulimin e fletës me numra dhe rikthimin e fletës me emra. Mëngjesin e sotëm në Shqipëri u hodh shorti në Kolegj dhe u përcaktua trupa e gjyqtarëve. Trupa do të përbëhet nga Gentjan Medja, Alma Kolgjoka, Manjola Xhaxho, Esmeralda Xhili dhe Asim Vokshi. Seanca do të mbahet sot, në orën 16:00, shkruan A2 Komisioni i Ankimimit dhe Sanksioneve (KAS) pranoi kërkesën e Partisë Socialiste për fletën e votimit në zgjedhjet e 25 prillit, ndërsa rrëzoi propozimin e Partisë Demokratike. Pas këtij vendimi, reagoi Ivi Kaso, nga Partia Demokratike. “Rama sheh sondazhet e vërteta, sheh qytetarët që duan ndryshimin. ...
Komentet te Fleta e votimit, PD bën ankimim në Kolegjin Zgjedhor në Shqipëri Janë të Mbyllura
Sot është Dita Ndërkombëtare për Ndërgjegjësimin ndaj minave. OKB-ja vlerëson se deri në 20 mijë njerëz humbin jetën ose gjymtohen çdo vit nga minat tokësore dhe thotë se të paktën një e pesta e viktimave janë fëmijë. Më 8 dhjetor 2005, Asambleja e Përgjithshme deklaroi se 4 prilli i çdo viti do të respektohet si Dita Ndërkombëtare për Ndërgjegjësimin e Minave dhe Ndihmën në Veprimin ndaj Minave. Në këtë “Ditë Ndërkombëtare të Ndërgjegjësimit ndaj Minave’, edhe një herë konfirmohet angazhimi për çrrënjosjen e dëmit të tmerrshëm të shkaktuar nga minat si dhe për të qenë afër atyre që janë të prekur nga shpërthimi i tyre. Sipas OKB-së, vendet më të ...
Komentet te Dita Ndërkombëtare e ndërgjegjësimit ndaj minave Janë të Mbyllura
Sot është Dita botërore e qenve endacakë. Organizata të ndryshme që për qëllim kanë mbrojtjen e qenve çdo vit organizojnë aktivitete dhe aksione për të ushqyer qentë endacakë. Ato ankohen se institucionet nuk po përkujdesen për kafshët, përkundrazi ata deklarojnë se institucionet po i vrasin ato. Në Kosovë janë shumë pak organizata të cilat merren me kujdesin dhe mbrojtjen e kafshëve. Krejt kjo si pasojë e buxhetit të vogël që kanë organizatat, shkruan KosovaPress. Çdo vit organizatat kërkojnë që qentë endacakë të mbrohen përmes sterilizimit dhe strehimorëve. 4 prilli si ditë ndërkombëtare e qenve endacakë, ka filluar prej vitit 2010 me iniciativën e disa organizatave holandeze, mirëpo pastaj kjo ditë ...
Komentet te Dita botërore e qenve endacakë Janë të Mbyllura
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4.086 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 680 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 9 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (69, 67, 53 vjeç), Gjakovë 2 raste (80, 79 vjeç), Deçan 1 rast (78 vjeç), Malishevë 1 rast (74 vjeç), Podujevë 1 rast (66 vjeç) dhe Viti 1 rast (65 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është ...
Komentet te 465 TË SHËRUAR DHE 680 RASTE ME COVID-19! Janë të Mbyllura
Edhe sot do të mblidhet Kuvendi i Kosovës për të vazhduar seancën për zgjedhjen e presidentit. Kjo pasi që në seancën e së shtunës mungoi kuorumi në vendimmarrje gjatë votimit të përsëritur të raundit të parë për presidentin e vendit. Me ç‘rast Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca, tha se seanca do të vazhdojë të dielën në orën 17:00. “Në mungesë të kuorumit të mjaftueshëm për vendimmarrje gjatë votimit të përsëritur të raundit të parë për zgjedhjen e presidentit të Republikës së Kosovës seanca do t’i vazhdojë punimet nesër me datën 4 prill 2021 në orën 17:00”, tha ai. Në seancën e së shtunës dy herë është përsëritur raundi ...
Komentet te Vazhdon sot seanca për presidentin Janë të Mbyllura