Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​72 vjet NATO

Lajme
E themeluar 72 vjet më parë me fillimin e Luftës së Ftohtë, Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) u bë organizata kryesore udhëheqëse e mbrojtjes së përbashkët me 30 vende anëtare në Evropë dhe Amerikën e Veriut. 1949: kërcënimi sovjetik E themeluar më 4 prill 1949 në Uashington, NATO-ja fillimisht kishte 12 shtete themeluese: 10 evropiane, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadanë. Aleanca synonte të luftonte kundër kërcënimit sovjetik dhe bazohej në parimin e solidaritetit të ndërsjellë midis të gjithë anëtarëve të tij, siç përcaktohet në nenin 5: “Palët bien dakord që një sulm i armatosur kundër një ose më shumë prej tyre, në Evropë ose në Amerikën ...
Komentet te ​72 vjet NATO Janë të Mbyllura

Halit Naxhaku: E dhimbshme!

Lajme Rajoni dhe Bota
Shkruan: HALIT NAXHAKU Ne, DIASPORA shqiptare e Maqedonisë se Veriut dhe jo vetëm, me vëmendje dhe kujdes maximal apsolut e ndjekim situatën rreth regjistrimit. Dhe menjëherë na dolën „tutorët“ partiako- politik për të na treguar, mësuar e kinse shitur mendë se si të regjistrohemi. Këte e bëshin dhe e bëjnë me shumë zell e pompozitet me lloj-lloj apelesh, kinse ne s`kemi haber se çka është regjistrimi. Habi shumë e madhe sepse nuk ka pasur asnjë arsyetim për këte, ngase diaspora çdo herë e ka dëshmuar vehten, ku u pa edhe kësaj radhe në praktik se për një kohë të shkurtër u regjistruan afro 200.000. Me këte treguam vetëdije, kulturë e ...
Komentet te Halit Naxhaku: E dhimbshme! Janë të Mbyllura

Vdes një punëtor, bie nga lartësia e një ndërtese në “Veternik” të Prishtinës

Lajme
  Një punëtor ka vdekur pasi që ka rënë nga lartësia e një objekti në “Veternik” të Prishtinës. Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka treguar për KosovaPress se punëtori 48 vjeçar ka rënë nga ndërtesa në orët e para të mëngjesit të së dielës. “Rasti ka ndodhur sot rreth orës 10:00 në lagjen Veterrnik në Prishtinë, ku viktima ka rënë nga një lartësi dhe ka pësuar lëndime. Viktima mashkull (1973), nuk ka arritur t’i përballojë plagët dhe i njëjti, ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Rasti po hetohet nga njësitet kompetente në koordinim me prokurorinë dhe Inspektoratin ...
Komentet te Vdes një punëtor, bie nga lartësia e një ndërtese në “Veternik” të Prishtinës Janë të Mbyllura

Zgjedhjet e reja të mundshme, shkatërruese për ekonominë

Ekonomi
Dështimi i zgjedhjes së presidentit do të detyronte vendin që të shkonte në zgjedhje të parakohshme. Mirëpo, nga këndvështrimi ekonomik, një palë zgjedhje të tjera pas atyre të 14 shkurtit dhe para atyre lokaleve që pritet të mbahen në vjeshtë, po konsiderohet i rrezikshëm dhe shkatërrues për Kosovën. Drejtori i Odës Ekonomike Amerikane Arian Zeka deklaroi për KosovaPress se mbajtja e zgjedhjeve ka ndikim negativ, aq më tepër në kohë pandemie, ku dëmet më të mëdha sipas Zekës do të jenë sa i përket rritjes ekonomike, tërheqjes së investimeve të huaja dhe për të hyrat buxhetore. Zeka: Zgjedhjet e shpeshta, shkatërruese për ekonominë në pandemi “Në këtë aspekt mbajtja e ...
Komentet te Zgjedhjet e reja të mundshme, shkatërruese për ekonominë Janë të Mbyllura

Shqiptohen 699 gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID-19

Lajme
Vetëm brenda një dite Polica e Kosovës ka shqiptuar 699 gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID-19. Ndërkohë që në Kosovë numri i rasteve të vdekjeve dhe pozitive po shënon rritje për çka Ministria e Shëndetësisë në krye me Arben Vitinë në mëngjesin e së dielës është duke e mbajtur një takim virtual për të diskutuar rreth masave të reja antiCOVID. Në raportin e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës raportoi për 12 raste të vdekjes dhe 777 raste pozitive me COVID-19/KP ...
Komentet te Shqiptohen 699 gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID-19 Janë të Mbyllura

Kërkohet rregullim ligjor për shërbimet e parave virtuale nga bankat komerciale

Ekonomi
Përkundër që fenomeni i tregtimit të kriptovalutave mbetet ende çështje aktuale për përfitime financiare në Kosovë, sidomos nga të rinjtë, me gjithë rënien dhe ngritjen e vlerës së tyre monetare, qarkullimi i parave virtuale, nuk është i rregulluar me kornizën të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK). Investimi në këto valuta sipas BQK-së bartë rrezik të lartë për shkak të luhatjeve të mëdha të vlerës së tyre në treg. Ndërsa, njohës të ekonomisë po konsiderojnë se pavarësisht që shumë të rinj në vend po punojnë me kriptovaluta, BQK nuk ka ecur në hap me trendët të cilat janë duke u zhvilluar në rajon dhe Evropë për ta rregulluar tregun e kriptovalutave ...
Komentet te Kërkohet rregullim ligjor për shërbimet e parave virtuale nga bankat komerciale Janë të Mbyllura

BALLOKUMET TRADICIONALE NGA ELBASANI – RECETA E SHIJSHME

Kuzhina
Kjo recetë kërkon durim dhe kujdes duke nisur nga përzgjedhja e përbërësve dhe deri tek përpunimi i tyre, e mandej procesi i fundit i pjekjes.   Ballokumja është një nga ëmbëlsirat autentike shqiptare, traditë e qytetit të Elbasanit dhe simbol i Ditës së Verës gjithashtu. Pavarësisht se tradita e përgatitjes së saj është me rastin e Ditës së Verës ajo përgatitet edhe si ëmbëlsirë në çdo rast e kohë. Kjo recetë kërkon durim dhe kujdes duke nisur nga përzgjedhja e përbërësve dhe deri tek përpunimi i tyre, e mandej procesi i fundit i pjekjes. Një nga përbërësit unik të ballokumes është finja. Ajo përgatitet nga hiri i zjarrit, e madje ...
Komentet te BALLOKUMET TRADICIONALE NGA ELBASANI – RECETA E SHIJSHME Janë të Mbyllura

QUMËSHTI ASNJËHERË NUK DUHET TË MBAHET NË DERËN E FRIGORIFERIT

Kuzhina
Ekspertët thonë se njerëzit nuk duhet ta lënë asnjëherë qumështin në derën e frigoriferit, pasi që kjo nuk është veprim i mençur.   Shumica e njerëzve qumështin e mbajnë në derën e frigoriferit dhe një gjë e tillë është e gabuar. Ekspertët kanë shpjeguar pse qumështin asnjëherë nuk duhet ruajtur në dyer. Arsyeja është e thjeshtë – temperatura e ftohjes nuk është e njëjtë në çdo pjesë të frigoriferit dhe dyert janë vendi më i ngrohtë dhe kjo pjesë është më e ndjeshmja ndaj ndryshimeve, transmeton gazetametro. Kjo është arsyeja pse asnjëherë nuk duhet mbajtur qumështin në derë, por vend ideal për vendosje është pjesa qendrore e frigoriferit./KP ...
Komentet te QUMËSHTI ASNJËHERË NUK DUHET TË MBAHET NË DERËN E FRIGORIFERIT Janë të Mbyllura

​Osmani: Uron Pashkët, kjo ditë shënon triumfin e të mirës ndaj të keqes

Lajme
Deputetja, njëherit edhe pretendetja për presidente, Vjosa Osmani ka uruar besimtarët katolikë për Pashkët. Osmani shkruan se dita e Pashkëve shënon triumfin e të mirë ndaj të keqes. “Sot, besimtarët katolikë festojnë Pashkët. Kjo ditë shënon triumfin e të mirës ndaj të keqes. Bota, sikurse edhe ne, po përballet me pandeminë Covid-19. Të goditur nga kjo e keqe edhe kremtet janë transformuar. Në këtë ditë feste kam veç një urim. Që në një të ardhme të afërt, secilën festë ta presim bashkë, që ta kemi mundësinë secilit t`ia zgjatim dorën, ta urojmë e ta përqafojmë”, ka shkruar Osmani. Ajo shkruan edhe se festa e Pashkëve shfaq dashurinë, tolerancën dhe zemërgjerësinë, ...
Komentet te ​Osmani: Uron Pashkët, kjo ditë shënon triumfin e të mirës ndaj të keqes Janë të Mbyllura

​Rugova: VV s’ka guxim të merret me deputetët e PDK-së dhe të AAK-së që mungojnë në seancën për presidentin

Lajme
Ish-deputeti i LDK-së, Naser Rugova ka reaguar me deklarata se tre deputetët e LDK-së, që janë Avdullah Hoti, Agim Veliu dhe Driton Selmanaj që po bllokojnë zgjedhjen e presidentit. Rugova pyet pse askush nuk po nga partia në pushtet, këtë rast Vetëvendosje nuk po ka guxim që të merret me deputetët e PDK-së dhe AAK-së që po mungojnë në seancën për presidentin. Për çka Rugova thotë se është përgjegjësi e Lumir Abdixhikut si kryetar i LDK-së t’i mbrojë deputetët e kësaj partie. “Patjetër që duhet siguruar kuorumin në seancën për zgjedhjen e Presidentit, kjo gjë është obligim kushtetues por edhe politik, por nuk guxojmë të sillemi sikur Kuvendi i ka ...
Komentet te ​Rugova: VV s’ka guxim të merret me deputetët e PDK-së dhe të AAK-së që mungojnë në seancën për presidentin Janë të Mbyllura