Njëra ndër kampionatet më të pa qarta dhe shumë të zjarrta në këtë edicion është La Liga spanjolle. Edhe pse Atletico Madridi fillimisht kishte krijuar një diferencë të madhe pikësh me Real Madridin dhe Barcelonën, tashme ajo diferencë është zvogëluar shumë, përcjellë KosovaPress. Fitorja e Real Madridit ndaj Eibsrit me rezultat 2-0 ka bërë që diferenca me Atleticon të jetë vetëm tre pikë para se skuadra e Simeones të ballafaqohet sonte me Sevilla sonte me fillim nga ora 21:00. Atletivco Madridi i shkon Sevillas si skuadër liderë me 66 pikë, kurse vendasit renditen në vendin e katër me gjithsejtë 55 pikë të mbledhura pas 28 ndeshjeve të zhvilluara. Një rast ...
Komentet te Sonte zhvillohet ndeshja që mund ta ndez përfundimisht La Ligan Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Presidenti i Konfederatës Zvicerane, Guy Parmelin, në emër të Këshillit Federal të Konfederatës Zvicerane, ka uruar Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, për detyrën e kreut të ekzekutivit. Në komunikatën qeveritare thuhet se marrëdhëniet shumë të mira dhe miqësore ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës janë të bazuara në besim të ndërsjellë, ka shkruar presidenti Parmelin. Ai ka thënë se falë diasporës së rëndësishme kosovare në Zvicër, dy vendet janë të lidhura fort edhe në aspektin njerëzor dhe kulturor. Prosperiteti i Ballkanit Perëndimor është interes i yni i përbashkët, prandaj edhe vendi im ka qenë për shumë vite shumë i angazhuar në një gamë të gjerë të programeve të bashkëpunimit me ...
Komentet te Kurti pranon urime nga Presidenti i Zvicrës Janë të Mbyllura
Kryetarët e komunave të Kosovës janë thirrur në takim virtual nga Ministria e Shëndetësisë për t’u informuar rreth masave të reja antiCOVID-19, e që parashihet edhe mbyllja totale për disa ditë. Masa këto që disa komuna nuk po i shohin si të duhura përshkak që rrezikohet ekonomia e shumë bizneseve. Por ka dhe të tjerë kryetar të cilët thonë se vendimet e qeverisë duhet të respektohen e sidomos kur janë vendime të cilat vijnë si shkak i mbrojtëse së shëndetit të qytetarëve. Është ky kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj i cili për KosovaPress thotë se në rend të parë është shëndeti i qytetarëve, por shton edhe se duhet ...
Komentet te Mbyllja totale, Muharremaj: Vendimet e Qeverisë duhet të respektohen Janë të Mbyllura
Vetaksident në fshatin Lluzhan, përkatësisht ne rrugën Lluzhan-Batllavë. Një veturë është rrokullisur dhe mësohet se ka edhe të lënduar. Policia dhe ambulanta janë parë në vend të ngjarjes./KP ...
Komentet te Një veturë rrokulliset në Lluzhan Janë të Mbyllura
Papa Françesku dha mesazhin e tij të Pashkëve “Urbi et Orbi” dhe theksoi kremtimin e ngjarjes që jep shpresë dhe nuk zhgënjen: “Jezusi që u kryqëzua u ringjall”, në një meshë të transmetuar drejtpërdrejt në të gjithë botën. Liturgjia, u zhvillua brenda Bazilikës së Shën Pjetrit, ashtu si vitin e kaluar, në përputhje me kufizimet antiCOVID-19 dhe me një pjesëmarrje të kufizuar të besimtarëve, ndërsa nisi me ritin dhe spërkatjen e “Resurrexit”, raporton ATSh. “Realiteti i Ringjalljes ofron shpresë dhe ngushëllim konkret, të prekshëm, por nuk tregon një mirazh, nuk zbulon një formulë magjike, nuk tregon një rrugë shpëtimi përballë situatës së vështirë që po kalojmë”, tha Papa Françesku në ...
Komentet te Papa Françesku u uron Pashkën besimtarëve Janë të Mbyllura
Dorëzohet Chiellini: Synojmë një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve Giorgio Chiellini pranon që Juventusi duhet të përqendrohet në arritjen e njërës prej pozitave që dërgon në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm. “Bianconerët” tashmë kanë humbur shpresat e tyre për titull pas një humbjeje 1-0 në shtëpi ndaj Beneventos dhe një barazim 2-2 kundër rivalëve të qytetit Torino. “Ne kemi bërë disa gabime që nuk mund t’i përballosh në këtë nivel”, tha Chiellini për “DAZN”. “Është për të ardhur keq, sepse kur kishim mprehtësinë për ta mbajtur ndeshjen në dorë, nuk rrezikuam shumë dhe krijuam shumë pak raste.” Ndeshja e mbetur me Napolin do të jetë të ...
Komentet te Dorëzohet Chiellini: Synojmë një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve Janë të Mbyllura
Vendimi për mbyllje totale pritet të merret nga Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë. kjo ka bërë që kjo e fundit të thërrasë në takim kryetarët e komunave të Kosovës për të diskutuar që vendi të shkoj në mbyllje totale për disa ditë. Mirëpo komuna e Rahovecit nuk po e përkrah një mbyllje totale. I pari i kësaj komune, Smajl Latifi i tha KosovaPress-it se e rrugës do të ishte respektimi rigoroz i masave antiCOVID-19, duke përmendur se pandemia ka shkarkuar dëme të mëdha tek shumë bizneseve. Latifi: Të rritet zbatimi masave që janë në fuqi, kundër masave të reja “Po kemi pasur një takim formal më ministrin Vitia dhe Ministrin, Krasniqi[…]ata ...
Komentet te Edhe Rahoveci kundër mbylljes, Latifi: Kemi pësuar mjaft humbje Janë të Mbyllura
U.d Presidenti i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka uruar besimtarët e krishterë me rastin e Festës së Pashkëve. U.d Presidenti Konjufca ka thënë se sot për festën e Pashkëve s`do të mund t`i vizitojmë të afërmit e miqtë për urime, por do të mund t`u dërgojmë urimet më të sinqerta për ditë më të mira Në vijim, gjeni urimin e u.d presidentit Konjufca: Kremtet në traditën shqiptare festohen në harmoni ndërvëllazërore. Sot për festën e Pashkëve s`do të mund t`i vizitojmë të afërmit e miqtë për urime, por do të mund t`u dërgojmë urimet më të sinqerta për ditë më të mira. Në këtë kohë kur virusi Covid-19 ka ...
Komentet te Konjufca: Pashkët janë festë e paqes dhe ringjalljes, zemërgjerësisë, tolerancës dhe respektit të ndërsjellë Janë të Mbyllura
Superliga e Kosovës ka në program edhe dy ndeshje shumë të rëndësishme sot të cilat zhvillohen me fillim nga ora 15:00. Ndeshja kryesore do të zhvillohet në Suharekë aty ku ballafaqohen Ballkani me Prishtinën, raporton KosovaPress. Katër pikë është dallimi ndërmjet këtyre dy klubeve në të mirë të Ballkanit dhe lufta për titull mbetet edhe më tutje shumë e hapur. Këto janë formacionet zyrtare: Ballkani: Ljuljanovic, Thaci, Potoku, Hoxha, Gripshti, Korenica, Sinani, Daku, Kuc, Jashanica, Zeka Prishtina: Nika, Krasniqi, Dellova, Bekteshi, Mici, Boshnjaku, Lilaj, Boshnjaku, Krasniqi, Abazi, Kryeziu/KP ...
Komentet te Formacionet zyrtare të derbit Ballkani – Prishtina Janë të Mbyllura
Që nga e marta e javës që lamë pas e deri në orët e para të paradites së të dielës janë vaksinuar me vaksinë antiCOVID-19, 2 mijë e 419 punëtorë shëndetësorë në gjithë Kosovën. Kështu ka bërë të ditur koordinatori i qendrës së vaksinimit në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, Niman Bardhi. Në konferencën për media, Bardhi ka treguar se si po vijon vaksinimi i punëtorëve shëndetësorë nëpër shtatë komunat e Kosovës. Bardhi: Numri total i të vaksinuarve 2 mijë e 419 “Vijueshmëria e numrit që ne aktualisht kemi trajtuar deri më tani ka shkuar në rregull dhe deri më tani në total numri ka arritur 1 mijë e 798 ...
Komentet te Vaksinohen 2 mijë e 419 punëtorë shëndetësorë Janë të Mbyllura