Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

OAK: Të mos ketë asnjë kufizim pa përkrahje paraprake financiare

Lajme
Oda e Afarizmit të Kosovës përmes një komunikate për media kërkoi nga institucionet e vendit që asnjë kufizim apo mbyllje totale e biznesit, të mos bëhet pa përkrahje paraprake financiare. Sipas OAK, kjo vjen si rrjedhojë e gjendjes shumë të vështirë me të cilën po përballet sektori privat si pasojë e pandemisë dhe përkrahjes së mangët që është ofruar deri më tani nga ana e institucioneve, duke rrezikuar kështu jo vetëm humbjen e vendeve të punës por edhe mirëqenien dhe operimin e mëtejshëm të operatorëve ekonomik. OAK konsideron që është mëse e rëndësishme që të gjinden mënyra për përkrahjen financiare të kompanive të cilat do të ndikohen direkt nga këto ...
Komentet te OAK: Të mos ketë asnjë kufizim pa përkrahje paraprake financiare Janë të Mbyllura

Vitia mbledhë kryetarët e komunave për të diskutuar masat e reja anti-COVID

Lajme
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia do të diskutojë mëngjesin e sotëm me kryetarët e komunave të Kosovës në lidhje me masat e reja anti-COVID, të cilat janë paralajmëruar së fundmi. KosovaPress ka mësuar se takimi do të mbahet virtualisht e që ka filluar në orën 10:00. Nuk dihet nëse në këtë takim do të ketë njoftim të masave që janë paraparë apo vetëm diskutim me udhëheqësit e qeverisjeve lokale. Të shtunën ministri i Vitia takoi edhe përfaqësues të Shoqatës së Gastronomëve e ku iu është thënë se gastronomia do të ketë mbyllje totale që nga e marta. Mbyllja e gastronomisë do të jetë për 12 ditë./KP ...
Komentet te Vitia mbledhë kryetarët e komunave për të diskutuar masat e reja anti-COVID Janë të Mbyllura

​Mbi 150 gra shtatzëna të prekura me COVID-19 u trajtuan në Klinikën e Gjinekologjisë

Lajme
Nga fillimi i pandemisë mbi 150 gra shtatzëna që ishin prekur nga Covid-19 janë trajtuar në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK. Mjeku Blerim Syla, i cili është pjesë e Klinikës së Gjinekologjisë, ka folur edhe rreth gjendjes së repartit COVID në këtë klinikë. Sipas tij, aty aktualisht janë duke u trajtuar 5 shtatzëna dhe sipas tij gjendja e tyre shëndetësore është e mirë. Ai ka thënë se si klinikë për momentin kanë kapacitete për pranimin e grave shtatzëna që janë të prekura me COVID-19. Syla: Pesë shtatzëna me Covid-19 janë në repartin e Gjinekologjisë “Neve në Klinikën Gjinekologjike në vazhdimësi kemi pacientë, aktualisht i kemi 5 pacientë por shifra po ...
Komentet te ​Mbi 150 gra shtatzëna të prekura me COVID-19 u trajtuan në Klinikën e Gjinekologjisë Janë të Mbyllura

​Haradinaj: Pashkët na kujtojnë sakrificën dhe triumfin e jetës mbi vdekjen

Lajme
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka uruar besimtarët katolikë për Pashkët. Haradinaj thotë se Pashkët  kujtojnë sakrificën dhe triumfin e jetës mbi vdekjen “Pashkët na kujtojnë sakrificën dhe triumfin e jetës mbi vdekjen, vlera me të cilat shqiptarët u mishëruan gjatë historisë. Ipeshkvit të Kosovës Imzot Dodë Gjergjit, të gjithë shqiptarëve katolikë dhe miqve tanë ndërkombëtarë, gëzuar dhe për shumë mot Pashkët”, ka shkruar Haradinaj. /KP ...
Komentet te ​Haradinaj: Pashkët na kujtojnë sakrificën dhe triumfin e jetës mbi vdekjen Janë të Mbyllura

​Gjendet i vdekur një person në Gjilan

Lajme
Një person është gjetur i vdekur të shtunën në Gjilan. Policia e Kosovës kanë njoftuar se një burrë është gjetur pa shenja jete. Vdekja e tij po konsiderohet e dyshimtë. Trupi i pajetë i tij është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. “Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse, ku ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /KP ...
Komentet te ​Gjendet i vdekur një person në Gjilan Janë të Mbyllura

Mot me shi e reshje bore

Lajme
Mot me reshje shiu e bore do të mbizotëroj sot në Kosovë. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se temperaturat do të ulën ndjeshëm në dy vlerat ekstreme. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius. “Të dielën do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu e bore. Temperaturat do të ulën ndjeshëm në të dy vlerat ekstreme. Minimalet ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtës”, njofton IHMK./KP ...
Komentet te Mot me shi e reshje bore Janë të Mbyllura

Aksident trafiku në Lebanë

Lajme
Një aksident trafiku ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Podujevë, më konkretisht në fshatin Lebanë. Në aksident trafiku janë përfshirë tre vetura. Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe ambulanca. Ende nuk dihet nëse ka të lënduar. Më poshtë sjellim pamje nga vendi i ngjarjes:/KP ...
Komentet te Aksident trafiku në Lebanë Janë të Mbyllura

​Besimtarët katolikë kremtojnë Pashkët

Lajme
Sot besimtarët katolikë festojnë Ditën e Pashkëve. Kremtimi i Pashkëve është momenti më i madh në kalendarin liturgjik të Kishës Katolike dhe kishave të tjera të krishtera. Në këtë ditë Pashkët shënojnë ringjalljen e Jezu Krishtit pas kryqëzimit, ringjallje që simbolizon besimin te Zoti, shpresën për të gjithë besimtarët. Mbrëmë në Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë, nën drejtimin e Ipeshkvit të Ipeshkvisë së Kosovës, Izmot Dodë Gjergjaj, është mbajtur ceremonia e Meshës Solemne të Pashkëve. Ceremonia e vigjiljes së pashkëve në Prishtinë filloi me lutjen për paqe dhe dashuri. Gjatë Meshës, në urimin e tij, imzot Gjergji, rikujtoi se pashkët janë një festë e veçantë në botën e krishtere, ditë ...
Komentet te ​Besimtarët katolikë kremtojnë Pashkët Janë të Mbyllura

​Jota dhe Salah thyen monotoninë e Londrës

Sport
Futbollistët e Liverpool mposhtën sonte në udhëtim Arsenalin me rezultat 3:0 në raundin e 30-të të Premier Ligës. Lojtari i ndeshjes është sigurisht portugezi Diogo Jota, i cili shënoi dy gola. Mohamed Salah gjithashtu u bashkua me shënuesit. Deri në minutën e 64-të, dukej se do ta shikonim ndeshjen pa gola, kush e di sa herë në derbi këtë sezon. Sidoqoftë, Diogo qëlloi portën e Arsenalit, me një goditje me kokë, pas një asistimi të shkëlqyer nga Alexander Arnold. Vetëm katër minuta më vonë, Salah tregoi shpejtësi, shkathtësi dhe qetësi, duke zgjidhur në mënyrë rutinore situatën përpara portës kundërshtare. Në minutën 82 Jota shënoi edhe golin e tij të dytë ...
Komentet te ​Jota dhe Salah thyen monotoninë e Londrës Janë të Mbyllura

​Real Sociedad fiton trofeun e parë pas 34 vjetësh

Sport
Futbollistët e Real Sociedad janë fituesit e Kupës së Mbretit Spanjoll për sezonin 2019/20. Në finalen e madhe, ata mundën fqinjët e tyre nga vendi bask, Athletic Bilbao, me rezultat 1:0. Goli i vetëm u shënua nga Mikel Ojarsabal në minutën e 63-të nga pika e bardhë. Ndeshja, e cila ishte dashur të luhej vitin e kaluar, por u shty për shkak të koronavirusit, nuk ishte veçanërisht interesante. Ky është trofeu i tretë i Sociedad në Kupën e Mbretit, pas vitit 1909 dhe 1987./KP ...
Komentet te ​Real Sociedad fiton trofeun e parë pas 34 vjetësh Janë të Mbyllura