Shefja e deputetëve të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar për KosovaPress, se kanë arritur të sigurojnë 81 vota për zgjedhjen e presidentit. Ajo ka thënë se disa deputetë kanë reflektuar se se janë të bindur që sot do të përfundojë “drama” për zgjedhjen e shefit të shtetit. Kusari-Lila: Reflektuan deputetët, sot i kemi 81 vota Video “Kemi pasur rrethanat në të cilat kanë reflektuar deputetë dhe kanë shprehur gatishmërinë për të votuar sot. Sot mund të kemi 81 vota prezentë në kuti të votimit për presidenten Vjosa Osmani…dy deputetët e partive pakicë jo serbe kanë konfirmuar që do kenë pjesëmarrës në seanca derisa nuk kemi komunikuar me Xhavit Halitin”, ka ...
Komentet te Kusari-Lila: Reflektuan deputetët, sot i kemi 81 vota Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes Artan Abrashi ka shprehur bindjen e tij se do të kenë votat e mjaftueshme për zgjedhjen e presidentit. Kuvendi i Kosovës dje dështoi në dy votimet e para të raundit të parë zgjedhjen e Vjosa Osmanit për presidente. Në seancë morën pjesë 82 deputetë, por votuan 78, përkatësisht 79 deputetë, që ishte e pamjaftueshme për të kaluar në raundin e dytë, pas së cilës u vendos për vazhdimin e seancës për sot. Para vazhdimit të seancës, e planifikuar në orën 17:00, por që ende nuk ka filluar, deputeti Abrashi ka thënë se kanë votat e mjaftueshme për presidentin. Abrashi: Kemi vota të mjaftueshme sa për të ...
Komentet te Zgjedhja e presidentit, Abrashi: Kemi vota të mjaftueshme Janë të Mbyllura
Kanë filluar lëvizjet e deputetëve në drejtim të hollit të Kuvendit të Kosovës. Seanca plenare me vazhdim të raundit të parë për zgjedhjen e presidentit, është paraparë për orën 17:00. Në media po flitet se është arritur marrëveshja me deputetin goran, Adem Hoxha për votimin e presidentit. Mbrëmë u tentua dy herë të votohet presidenti, por që në kutin e votimit u hodhën vetëm 79 vota, që pamundësuan kalimin në raundin e dytë/KP ...
Komentet te Tentativa e dytë për zgjedhjen e presidentit Janë të Mbyllura
Policia ndërpreu shërbimin dy ditë më parë të Premten e Madhe para kremtimit të Pashkëve sipas kalendarit gregorian në një kishë polake në pjesën jugore të Londrës për shkak të shkeljes së rregullave për virusin korona dhe kërcënoi besimtarët me gjobë në shumë prej 200 funte. Regjistrimet tregojnë oficerë policie të cilët ndërprenë një meshë në kishën polake të Krishtit Mbret në Balham rreth orës 18:00 të premten, raporton sot Sky News. Një oficer policie u filmua duke u thënë famullitarëve se tubimi për fat të keq ishte i paligjshëm sipas rregullave të koronavirusit. “Ju duhet të shkoni në shtëpi në këtë pikë. “Nëse nuk shkoni në shtëpi, mund të ...
Komentet te Londër: Policia pezullon shërbimin së Premtes së Madhe Janë të Mbyllura
Miliona njerëz që kanë marrë vaksinën COVID-19 kanë përjetuar efekte anësore dhe ky është një tregues i mirë që sistemi imunitar po përgatitet të përgjigjet në rast infeksioni, por nëse shenja të tilla mungojnë nuk ka asnjë arsye për t’u shqetësuar, thonë ekspertët. Mungesa e një reagimi nuk do të thotë që personi është i pambrojtur, kështu që nuk ka asnjë arsye për t’u shqetësuar, thanë tre ekspertë, Paul Ofit, drejtori i Qendrës së Vaksinave në Spitalin e Fëmijëve në Filadelfia, Glen Rall, një imunolog nga Fox Chase Cancer Center, gjithashtu nga Filadelfia dhe Sarah Coles nga Universiteti i Kolegjit të Mjekësisë të Universitetit të Arizonës. Me fjalë të tjera, ...
Komentet te Efektet anësore tregojnë se vaksina antiCOVID-19 funksionon Janë të Mbyllura
Nënkryetar i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, thotë se janë kundër masave të reja të propozuara nga Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë. Ai kërkon që të ketë respektim të plotë të masave aktuale, pasi vlerëson se një mbyllje totale do t’i kolapsonte bizneset dhe ekonominë në përgjithësi. Hajdin Berisha për KosovaPress thotë se qëndrimi i tij është të respektohen masat të cilat janë në fuqi, pasi pohon se në komunën e Malishevës gjendja është e menaxhueshme dhe se nuk ka nevojë për mbyllje. Berisha: Gjendja e menaxhueshme kundër masave të reja “Unë kam shprehur qëndrimin tim që jam për me i respektua masat të cilat janë në fuqi, më ...
Komentet te Berisha: Gjendja e menaxhueshme në Malishevë, masat e reja të panevojshme Janë të Mbyllura
Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës sot debatoi lidhur me mbylljen e paralajmëruar nga Qeveria e Kosovës në kuadër të parandalimit të përhapjes së pandemisë COVID-19. Në këtë takim Bordi vlerësoi se është shumë e rëndësishme që masat kundër përhapjes së pandemisë të vazhdojnë të zbatohen në mbrojtje të shëndetit të qytetarëve tanë, por vlerëson se nuk i përkrah masat e reja që sjellin kufizime më të ashpra. Ky vlerësim vjen për arsye se, përkundër qëllimeve të mira shëndetësore, pasi kjo mbyllje do të ndikojë tepër rëndë në sektorë të caktuar të ekonomisë së vendit tonë, thuhet në komunikatë. Kryetarët e Komunave vlerësojnë se duhet të respektohen masat aktuale ...
Komentet te Pandemia COVID-19, Asociacioni i Komunave të Kosovës kundër mbylljes së vendit Janë të Mbyllura
Qeveria britanike ka në plan të provojë një plan për të konfirmuar statusin e koronavirusit në muajt e ardhshëm për të lejuar mbledhje masive të sigurta në vende të tilla si fusha sportive dhe klube nate. Zyrtarët pritet të marrin në konsideratë futjen e pasaportave që tregojnë nëse një person ka marrë vaksinë, ka pasur një test të fundit negativ për virusin ose ka imunitet për shkak të një testi pozitiv në gjashtë muajt e mëparshëm, raporton AP. Ngjarjet gjyqësore do të përfshijnë gjysmëfinalet dhe finalet e Kupës FA në futboll, Kampionatin Botëror të Bilardos dhe tubimet e klubeve. Kryeministri britanik Boris Johnson pritet të japë më shumë detaje nesër. ...
Komentet te COVID-19, Qeveria britanike planifikon shqyrtimin e futjes së certifikatave Janë të Mbyllura
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj u ka uruar festën e Pashkëve të gjithë qytetarëve të besimit katolik. Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj ka shkruar se në këtë ditë të bardhë, të triumfit të jetës mbi vdekjen, shpresës mbi pesimizmin, e dashurisë mbi urrejtjen, përveç urimeve të lutemi edhe për popullin dhe shtetin e Kosovës “Qoftë drita rruga jonë përpara, e assesi errësira.”, ka uruar ai./KP ...
Komentet te Hoxhaj uron Pashkët: Në këtë Ditë të Bardhë, qoftë drita rruga jonë përpara, e assesi errësira Janë të Mbyllura
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, i ka kërkuar bashkëpartiakes Albena Reshitaj që të respektojë vendimin e partisë dhe të mos e votojë Vjosa Osmanin për presidente. Përmes një statusi në Facebook, Kadrijaj ka thënë se si AAK kanë garuar me kandidatin e tyre për president dhe është shumë e pakuptimtë që të votojnë një kandidat tjetër. Ky është reagimi i saj: Të gjithë e kuptojmë demokracinë dhe me plotë përgjegjësi po e them se në AAK vlerësohet e respektohet demokracia, mendimi dhe fjala e lirë. Por ndonjëherë uniteti brenda grupit parlamentar është shumë më i rëndësishëm se sa një veprim kundër qëndrimit të grupit. Unë kërkoj nga kolegia ime, znj.Albena ...
Komentet te Kadrijaj thirrje Reshitajt: Respekto partinë, mos e voto Vjosa Osmanin Janë të Mbyllura