Ushtruesja e detyrës së shefit të grupit parlamentar të Lëvizjës Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila u shpreh e bindur se në seancën e sotme do të arrihen votat e mjaftueshme për zgjedhjen e presidentit. Ajo tha se shpreson që procesi të përmbyllet me 80 apo 81 vota në kuti. Para mediave, Kusari-Lila ka thënë se nuk ka pasur shantazh ndaj deputetëve por vetëm thirrje për përgjegjësi. Kusari-Lila: Presim të jenë 80 ose 81 vota për president “Në lajm të mirë, sot jemi pozitivë dhe shpresojmë se ky proces do të përmbyllet dhe do të jenë 80 apo 81 vota që do të numërohen për kandidatët për presidentë të Republikës së Kosovës”, tha ...
Komentet te Kusari-Lila: Nuk ka pasur shantazh ndaj deputetëve, presim të jenë 81 vota për president Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Deputeti nga radhët e Iniciativës Rome, Fadil Gashi, ka votuar në seancën për zgjedhjen e presidentit. Ai nuk ishte pjesë e votimit të mbrëmshëm për zgjedhjen e të parit të vendit dhe vetëm sot është i pranishëm në sallë, së bashku me deputetin tjetër nga partia gorane, Adem Hoxha, i cili po ashtu dje nuk mori pjesë në seancë. Në sallë ndodhen deputet e LVV-së, dhe ata opozitës nga LDK, por jo edhe ata të PDK-së dhe AAK-së, përveç deputetes Albena Reshitaj, e cila gjithashtu ka votuar. Në sallë nuk janë as deputetët e Listës Serbe. /KP ...
Komentet te Voton edhe Fadil Gashi Janë të Mbyllura
As në vazhdimin e seancës së sotme nuk votuan treshja e LDK-së, Avdullah Hoti, Agim Veliu, Driton Selmanaj. Por me prezencën e dy deputetëve nga radhët e minoriteteve joserbe, Fadil Gashi dhe Adem Hoxha, mosvotimi i tyre do të jetë i pavlerë, pasi janë siguruar votat e duhura për zgjedhjen e presidentit./KP ...
Komentet te Treshja e LDK-së nuk voton as sot për presidentin Janë të Mbyllura
Deputeti nga radhët e komunitetit goran Adem Hoxha është bërë pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e presidentit të Republikës. Hoxha nuk ka qenë në seancën e së shtunës dhe mund të jetë vota e 80 që ndihmon për të bërë numrat e nevojshëm. Po ashtu, ka votuar edhe Albena Reshitaj, një tjetër deputete e cila doli kundër vendimit të partisë së saj, AAK, për të bojkotuar seancën./KP ...
Komentet te Voton Adem Hoxha Janë të Mbyllura
Deputeti nga Lista Guxo, pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje në Kuved, Haxhi Avdyli beson se sot do t’i kenë numrat e mjaftueshme për zgjedhjen e presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani. Para fillimit të vazhdimit të seancës për zgjedhjen e presidentit, deputeti Avdyli tha se beson që sot do të kurorëzohet me sukses zgjedhja e presidentit. Ai foli edhe votën e mundshme të deputetit Adem Hoxha nga radhët e goranëve dhe për favoret që mund t’i janë bërë për ndonjë post ministror. Avdyli: Seanca e sotme do të jetë e suksesshme Video: “Seanca e sotme besoj se do të jetë një seancë e suksesshme. Është një ditë e mirë për ...
Komentet te Avdyli: Sot do të kurorëzohet me sukses zgjedhja e presidentit Janë të Mbyllura
Tashmë ka filluar votimi i raundit të parë për zgjedhjen e presidentit të vendit. Në sallë janë të pranishëm 84 deputetë./KP ...
Komentet te Nis votimi për zgjedhjen e presidentit Janë të Mbyllura
Ka filluar seanca e jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit të Republikës së Kosovës. Në mesin e deputetëve të pranishëm është edhe deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj, e cila doli kundër vendimit të partisë së saj. Kujtojmë që AAK bojkotoi seancën për zgjedhjen e presidentit./KP ...
Komentet te Vjen edhe Albena Reshitaj Janë të Mbyllura
Dy deputetët nga radhët e minoriteteve joserbe, Fadi Gashi dhe Adem Hoxha kanë arritur në sallën ku pritet të votohet presidenti i vendit. Të dy deputetët, njëri nga komuniteti rom e tjetri goran, munguan në seancën e mbrëmshme për çka bëri që të dështojë zgjedhje e presidentit. Shefja e deputetëve të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila para fillimit të seancës konfirmoi për KosovaPress se tashmë i kanë arritur numrat e duhur./KP ...
Komentet te Fadil Gashi dhe Adem Hoxha ia bëjnë kuorumin e duhur presidentit Janë të Mbyllura
Shumë e pa qartë dhe e paparashikueshme vazhdon të jetë lufta për titull në Superligën e Kosovës. Tashmë kur janë zhvilluar 27 ndeshje të këtij edicioni, Drita, Ballkani dhe Prishtina janë tri skuadrat të cilat po luftojnë kokë më kokë për më të mirin e Kosovës në futboll, raporton KosovaPress. Në xhiron e 27. Prishtina e ka mposhtur Ballkanin në Suharekë me rezultat minimal 1-0 me autogolin e Thaçit në minutën e 35 të ndeshjes. Pas 27 ndeshjeve (duke përjashtuar ndeshjen e mbetur ndërmjet Besës dhe Gjilanit), është Drita ajo që e ruan vendin e parë me 58 pikë, e ndjekur nga Ballkani me 55 dhe Prishtina me 54. Ja ...
Komentet te 27 ndeshje të zhvilluara, kjo është renditja tabelare e Superligës së Kosovës Janë të Mbyllura
Deputetët e LDK-së që dje nuk morën pjesë në votimin e presidentit janë deklaruar sot serish para vazhdimit të seancës. Kuvendi i Kosovës dje dështoi në dy votimet e para të raundit të parë për zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente. Në seancë morën pjesë 82 deputetë, por votuan 78, përkatësisht 79 deputetë, që ishte e pamjaftueshme për të kaluar në raundin e dytë, pas së cilës u vendos për vazhdimin e seancës për sot. Para vazhdimit të seancës, e planifikuar për sot në orën 17:00, por që ende nuk ka filluar, deputeti i LDK-së Driton Selmanaj ka thënë shkurt para mediave se “nuk jam prej personave që ndërroj qëndrim shpesh”, ...
Komentet te Deklarohen deputetët e LDK-së që nuk votuan për Vjosa Osmanin Janë të Mbyllura