Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

S’ka ende president

Lajme
Zgjedhja e presidentit ka dështuar edhe në raundin e dytë, pasi deri më tash janë tri vota të pavlefshme. Tash do të shkohet në raundin e tretë të votimit. /KP ...
Komentet te S’ka ende president Janë të Mbyllura

​Pasi voton, Adem Hoxha “selfie” me Vjosa Osmanin

Lajme
Deputeti nga radhët e komunitetit goran Adem Hoxha është bërë pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e presidentit të Republikës. Pasi votoi edhe në raundin e dytë, Hoxha ka shfrytëzuar kohën sa po votonin edhe deputetët e tjerë për të bërë një “selfie” me Osmanin. Të dy u dukën shumë të afërt pasi votuan në raundin e dytë. Ndryshe, vota e Hoxhës ishte shumë e rëndësishme për të bërë kuorumin e dy raundeve. /KP ...
Komentet te ​Pasi voton, Adem Hoxha “selfie” me Vjosa Osmanin Janë të Mbyllura

Zgjedhja e presidentit, përfundon votimi i raundit të dytë

Lajme
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka konstatuar të mbyllur procesin e votimit e raundit të dytë për të votuar për zgjedhjen e presidentit, ndërkohë që ka nisur procesi i numërimit të votave. Raundi i parë me dy përsëritjet e tij dështuan pasi që kuorum kishte, por asnjëri nga dy kandidatët për president nuk arritën t’i sigurojnë votat për president. Kandidatja për presidente, Vjosa Osmani në përsëritjen e dytë të raundit të parë siguroi 69 vota, ndërsa kundërkandidati i saj Nasuf Bejta nuk ka siguruar asnjë votë. Vota të pavlefshme ishin 12. Në sallë plenare ku po mbahet seanca janë aktualisht 84 deputetë, të pranishëm janë të gjithë deputetët ...
Komentet te Zgjedhja e presidentit, përfundon votimi i raundit të dytë Janë të Mbyllura

​Lojtari braktisë Kombëtaren e Kosovës për shkak të Bernard Challandes

Sport
Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Leart Paqarada e ka braktisur përkohësisht kombëtaren dhe këtë e ka bërë për shkak të injorimit që ia ka bërë trajneri Bernard Challandes. Këtë njoftim Paqarada e ka bërë përmes një shkrimi në profilin e tij në Facebook ku ka deklaruar se ndihet i mbështetur për muri dhe i degraduar nga trajneri i kombëtares dhe se kjo e ka detyruar atë që të mos jetë në dispozicion derisa ai është në krye të ekipit, përcjellë KosovaPress “I mbështetur për muri nga degradimi që më është bërë në vazhdimësi nga trajneri, mos angazhimi në lojë prej vitesh përkundër ftesave për të luajtur mos respekti dhe injorimi ...
Komentet te ​Lojtari braktisë Kombëtaren e Kosovës për shkak të Bernard Challandes Janë të Mbyllura

​Agim Veliu serish nuk ndërron mendje

Lajme
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Agim Veliu nuk ka votuar në votimin e parë të raundit të dytë për president. Veliu nuk ka votuar edhe në tri përpjekjet e raundit të parë për zgjedhjen e Vjosa Osmanit, e cila nuk mori votat e mjaftueshme. Osmani ka marrë 69 vota në raundin e parë, të cilat janë të pamjaftueshme për postin e presidentit./KP ...
Komentet te ​Agim Veliu serish nuk ndërron mendje Janë të Mbyllura

​Nis raundi i dytë i votimit për president

Lajme
Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca ka bërë të ditur se do të vazhdojë me raundin e dytë të presidentit të vendit. Vjosa Osmani mori 69 vota, ndërsa Nasuf Bejta asnjë votë, dhe 12 fletëvotime ishin të pavlefshme në tentimin e tretë të raundit të parë, andaj zgjedhja e presidentit do të tentohet të bëhet në raundin e dytë. /KP ...
Komentet te ​Nis raundi i dytë i votimit për president Janë të Mbyllura

Përfundon raundi i parë i votimit për president, Osmani nuk zgjidhet presidente

Lajme
Ka përfunduar raundi i parë i votimit për president të vendit, ku në votim kanë marrë pjesë 81 deputetë. 69 vota ishin për kandidaten Vjosa Osmani, asnjë votë për kandidatin Nasuf Bejta dhe 12 vota të pavlefshme. Tashmë pritet të nis votimi për raundin e dytë për të zgjedhur të parin e shtetit, ndërsa duhet të konsumohen tri raunde për përmbylljen e procesit të zgjedhjes së presidentit. Seanca për zgjedhjen e presidentit të Kosovës ka nisur ditën e djeshme, por që për shkak të mungesës së kuorumit dy herë është përsëritur raundi i parë i votimit. Në votimin e parë kanë marrë pjesë 78 deputetë, ndërsa në të dytin 79. ...
Komentet te Përfundon raundi i parë i votimit për president, Osmani nuk zgjidhet presidente Janë të Mbyllura

S’ka president në raundin e parë

Lajme
Në Kuvendin e Kosovës ka përfunduar numërimi i votimit në raundin e parë për presidentin e Kosovës. Komisioni i numërimit të votave ka bërë të ditur se kanë votuar 81 deputetë. Prej tyre deri më tash janë dy të pavlefshme, ndërkohë që po vazhdon procesi i numërimit./KP ...
Komentet te S’ka president në raundin e parë Janë të Mbyllura

​Cilët deputetë po marrin pjesë në seancën për presidentin

Lajme
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka konstatuar të mbyllur procesin e votimit për përsëritjen e raundit të dytë për të votuar për zgjedhjen e presidentit. Në sallë plenare ku po mbahet seanca janë aktualisht 84 deputetë të pranishëm janë të gjithë deputet e LVV, LDK, ndërsa në sallë ndodhen edhe deputetët e pakicave jo serbe përfshirë edhe deputetin Adem Hoxha dhe Fadil Gashi të cilën nuk ishin te pranishëm në seancën e djeshme. Ndërsa, në sallë ndodhet edhe Albena Reshitaj nga AAK nga i cili subjekt nuk po merr pjesë asnjë deputet tjetër. As nga PDK nuk ka të pranishëm në sallë. E përkundër që ishin prezent, Avdullah ...
Komentet te ​Cilët deputetë po marrin pjesë në seancën për presidentin Janë të Mbyllura

​Parashikimi i motit – nga dita e enjte rritje e temperaturave maksimale

Lajme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se java e dytë e muajit prill do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm. Të hënën mot me diell dhe vranësira të shpërndara, në mëngjes parashihen ngrica të dobëta. Dita e martë do të vijojë me kushte pothuajse të njëjta meteorologjike, por që vende-vende parashihen riga shiu. Të mërkurën mot i ftohtë dhe me kushte për reshje shiu dhe bore. Nga dita e enjte parashihen rritje graduale të temperaturave maksimale, por që minimalet mbesin nën vlerat e mesatareve për periudhën që jemi. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-14 ...
Komentet te ​Parashikimi i motit – nga dita e enjte rritje e temperaturave maksimale Janë të Mbyllura