Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

Drejtuesit e BQK-së marrin pjesë në takimet pranverore virtuale të BB-së dhe FMN-së

Ekonomi
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti dhe përfaqësues të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK) po marrin pjesë në takimet pranverore të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, të cilat për shkak të pandemisë, po mbahen në mënyrë virtuale. Këto takime do të mbahen nga data 7 deri më 19 prill. BQK njofton se në takimet virtuale do të diskutohet lidhur me zhvillimet e fundit ekonomike, fiskale dhe financiare, si dhe pritjet për vitin 2021. Në takimet që do të zhvillohen ditëve në vijim do të diskutohet edhe për zbatimin e rekomandimeve nga raportet e mëparshme të asistencave teknike, si dhe shprehjet e interesit për ...
Komentet te Drejtuesit e BQK-së marrin pjesë në takimet pranverore virtuale të BB-së dhe FMN-së Janë të Mbyllura

​Trajneri Abazi publikon listën e futbollistëve për ndeshjet kundër Bullgarisë

Sport
Trajneri i Kombëtares së Kosovës për grup-moshat U17-të Arsim Abazi, ka bërë publike listën e lojtarëve që ka grumbulluar për dy ndeshjet miqësore kundër Kombëtares së Bullgarisë. Të dy ndeshjet do të zhvillohen me datat 14 dhe 16 prill, dhe lista e lojtarëve të grumbulluar kryesisht përbëhet nga lojtarë të klubeve vendore, përcjell KosovaPress. “Dardanët” e rinj do të udhëtojnë drejt Sofias të Bullgarisë me datën 12 prill. Lojtarët që kanë pranuar ftesa nga Arsim Abazi për ndeshjet miqësore kundër Bullgarisë i gjeni më poshtë. Alp Shahini – FC 2 Korriku Altin Gjokaj – KF Drenica Amar Shala – FC Prishtina Argjend Kadriu – FC Trepça ‘89 Aridon Racaj – ...
Komentet te ​Trajneri Abazi publikon listën e futbollistëve për ndeshjet kundër Bullgarisë Janë të Mbyllura

​Trusti mban të fshehur numrin e ankesave nga qytetarët për rastin e 10%-shit

Lajme
Ani pse dje ka përfunduar afati i fundit për të aplikuar për tërheqjen e 10 për qind të Trustit, ende nuk ka statistika zyrtare nga ky institucion për numrin e atyre që aplikuan dhe për shumën e mjeteve të tërhequr nga Fondi i Kursimeve Pensionale. Përveç kësaj, zyrtarë të Trustit po e mbajnë të fshehur numrin e ankesave që janë drejtuar në këtë institucion nga qytetarët për rastin e 10 përqindëshit. KosovaPress mëson se numri i ankesave nga kontribuuesit, siç pretendojnë për diskriminim rreth rimbursimit dhe çështjeve të tjera, është i lartë. Zëdhënësi i Trustit, Jeton Demi kur është pyetur nga KosovaPress që nga 31 marsi, nuk ka qenë në ...
Komentet te ​Trusti mban të fshehur numrin e ankesave nga qytetarët për rastin e 10%-shit Janë të Mbyllura

​AAK pa vendim për Reshitajn, Haradinaj e quan të trafikuar votën e saj për presidenten

Lajme
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj e ka quajtur sekser klasik deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Sali Zyba lidhur me sigurimin e votave në zgjedhjen e presidentit. Haradinaj tha se edhe vota e deputetes së AAK-së, Albena Reshtiaj hyn në kuadër të trafikimit të votave për zgjedhjen e Osmanit presidente. Derisa tha se ende nuk kanë marrë një vendim partiak lidhur me pozicionin e Reshitajt në AAK. Haradinaj përmes konferencës për medie kritikoi qeverinë Kurti edhe për mbylljen e gastronomisë. I pyetur për vaksinimin e mësimdhënësve në Shqipëri me vaksinë kineze, Haradinaj tha se vaksinat duhet të sigurohen në Kosovë./KP ...
Komentet te ​AAK pa vendim për Reshitajn, Haradinaj e quan të trafikuar votën e saj për presidenten Janë të Mbyllura

​Kurti priti në takim komandantin e KFOR-it: Ruajtja e sigurisë, qëllim i përbashkët

Lajme
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, sot priti në takim komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Franco Federici. Sipas komunikatës qeveritare, komandanti i KFOR-it, Federici e uroi kryeministrin Kurti për detyrën dhe përgjegjësinë e re. Ai konfirmoi gatishmërinë për thellim të bashkëpunimit mes Qeverisë së Kosovës dhe KFOR-it, në shërbim të sigurisë së të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës. Kryeministri Kurti e falënderoi për urimin dhe shprehu mirënjohje për punën, rolin dhe rëndësinë e KFOR-it në Kosovë, dhe tha se ruajtja e sigurisë në Republikën e Kosovës është qëllim i përbashkët, për çka bashkëpunimi ndërinstitucional mes Qeverisë së Republikës Kosovës dhe ...
Komentet te ​Kurti priti në takim komandantin e KFOR-it: Ruajtja e sigurisë, qëllim i përbashkët Janë të Mbyllura

​Haradinaj i kërkon Kurtit miratimin e projektligjit për paga

Lajme
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kërkuar nga qeveria Kurti miratimin e projektligjit për paga. Përmes një konference për medie, Haradinaj tha se procedimi tutje i këtij projektligji në qeveri është i nevojshëm. Ndërsa, shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri tha se ekzekutivi do ta ketë mbështetjen e AAK-së në këtë temë, mirëpo duhet të bëhet amandamentimi i projektligjit që është iniciuar nga ish-qeveria Haradinaj./KP ...
Komentet te ​Haradinaj i kërkon Kurtit miratimin e projektligjit për paga Janë të Mbyllura

​Fillon vaksinimi i personelit shëndetësor të Obiliqit

Shëndetësi
Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka vizituar Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Obiliq, ku sot ka filluar vaksinimi i personelit shëndetësor të komunës së Obiliqit. Gjatë kësaj vizite, nga drejtoresha e DSHMS-së, Vlora Kabashi dhe drejtori i QKMF-së, Haki Jashari, u njoftua nga afër për procesin dhe procedurat e vaksinimit, ekipet e QKMF-së po e administrojnë me profesionalizëm, aktualisht në dispozicion QKMF ka 70 vaksina për stafin mjekësorë, në total 105 profesionistë shëndetësorë. Kryetari Gashi ka falënderuar stafin e QKMF-së, për angazhimin, punën dhe përkushtimin e treguar gjatë gjithë kohës në luftën me pandeminë Covid-19, duke theksuar se stafi shëndetësor janë heronjtë e vërtetë dhe vija e ...
Komentet te ​Fillon vaksinimi i personelit shëndetësor të Obiliqit Janë të Mbyllura

​Komisioni për Çështje të Sigurisë do të ketë prioritet përzgjedhjen e komisionerit për Informim dhe Privatësi

Lajme
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë bërë sot konstituimin e Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes në të cilin kanë thënë se e kanë prioritet çështjen e përzgjedhjes së komisionerit për Informim dhe Privatësi. Kryetari i komisionit, Bekë Berisha tha se përzgjedhja e komisionerit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi është çështje që duhet të procedohet më shpejtë meqë ka mbetur e pazgjidhur nga legjislatura e kaluar. Berisha: Çështja e komisionit për Informim dhe Privatësi ka mbetur e pazgjidhur “Çështja që ka mbetur e pazgjidhur dhe është e nevojshme që shpejt të kryhet është përzgjedhja e komisionerit të agjencisë për informim dhe privatësi. Duke qenë se është në kompetencë ...
Komentet te ​Komisioni për Çështje të Sigurisë do të ketë prioritet përzgjedhjen e komisionerit për Informim dhe Privatësi Janë të Mbyllura

​Aktakuzë ndaj një personi për vrasje të rëndë

Lajme
Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit C.I., për shkak të veprave penale “Vrasje e rëndë”, nga neni 173 paragrafi të KPRK-së, “Vrasje në tentativë”, nga neni 172 lidhur me nenin 28 të KPRK-së, si dhe, “Lëndim i lehtë trupor”, nga neni 185 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Sipas aktakuzës, në muajin Korrik të vitit 2020, në fshatin Bardhaniq, komuna e Gjakovës, i pandehuri C.I., me dashje, ka privuar nga jeta N.M., në shtëpinë e tij, ku përderisa tani i ndjeri ishte në dhomën e gjumit, i pandehuri e merr në kuzhinë një thikë e një çekan hekuri, ...
Komentet te ​Aktakuzë ndaj një personi për vrasje të rëndë Janë të Mbyllura

Guardiola beson se do të kualifikohen në gjysmëfinale

Sport
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka premtuar fansat e klubit të tij që në ndeshjen e kthimit kundër Borussia Dortmundit, skuadra e tij nuk do të qëndroj duarkryq por do të vazhdojë drejt gjysmëfinales. City ka një avantazh të vogël në ndeshjen e kthimit kundër Dortmundit, pas golit të mbrëmshëm të Phil Foden në minutën e 90’-të, gol ky i cili ia siguroi fitoren Cityt me rezultat 2:1, përcjell KosovaPess. Në tre sezonet e fundit, Manchester City është diskualifikuar tre herë, ku është eliminuar nga Liverpooli, Tottenham dhe Lyoni, por Guardiola ka insistuar që lideri i Premier Ligës do të vazhdojë që të sulmojë në ndeshjen e kthimit kundër ...
Komentet te Guardiola beson se do të kualifikohen në gjysmëfinale Janë të Mbyllura