Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

DnV me raport përfundimtar: Zgjedhjet e 14 shkurtit në përputhje me standardet demokratike

Lajme
Misioni vendor për vëzhgimin e zgjedhjeve “Demokracia në Veprim”, vlerëson se zgjedhjet e mbajtura më 14 shkurt janë zhvilluar në përputhje me standardet demokratike për zgjedhje të lira dhe të drejta, megjithatë përjashtim në këtë kualifikim përbëjnë komunat me shumicë serbe ku është evidentuar dhe konfirmuar votimi i orkestruar për dy subjekte politike nga radhët e komuniteteve. DnV sot ka publikuar raportin përfundimtar të zgjedhjeve, që përfshin raportin për vëzhgimin e zgjedhjeve, raportin për monitorimin e fushatës zgjedhore dhe raportin për monitorimit e mediave. Eugen Cakolli, nga DnV, tha se dita e zgjedhjeve është organizuar e qetë dhe pa ndonjë incident serioz që do të mund të ndikonte në integritetin ...
Komentet te DnV me raport përfundimtar: Zgjedhjet e 14 shkurtit në përputhje me standardet demokratike Janë të Mbyllura

​Një person në Kamenicë sulmon fizikisht nënën e tij

Lajme
Një person është arrestuar në Kamenicë pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht nënën e tij. Viktima ka kërkuar tretman mjekësor, teksa dhunuesi është dërguar në mbajtje. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht nënë e tij, viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovë./KP ...
Komentet te ​Një person në Kamenicë sulmon fizikisht nënën e tij Janë të Mbyllura

757 pacientë me Covid-19 të shtrirë në spitalet e Kosovës, shumica në oksigjeno-terapi

Shëndetësi
Sipas raportit të punës për datën 7 prill 2021, në klinikat COVID të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 917 pacientë. 757 raste janë të konfirmuara me Sars-Cov-2. 61 pacientë janë të dyshuar, në pritje të rezultateve. 36 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore, 734 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë Në QKUK janë të shtrirë 374 pacientë: 329 të konfirmuar me Sars Cov-2 15 në gjendje të rënduar 319 me oksigjeno-terapi Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave: Klinika Infektive, 115 pacientë Klinika Infektive II ( Mjekësia Sportive), 85 pacientë Klinika Infektive III ( Interno), 59 pacientë Klinika e Pulmologjisë, 79 pacientë Klinika e Gjinekologjisë, ...
Komentet te 757 pacientë me Covid-19 të shtrirë në spitalet e Kosovës, shumica në oksigjeno-terapi Janë të Mbyllura

​Zhduket një e mitur në Prizren

Lajme
Një vajzë e mitur është larguar nga shtëpia e saj në Prizren dhe nuk është kthyer më. Rastin në Polici e ka paraqitur babai i saj. Rasti është duke u hetuar. “Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se vajza e tij viktima femër kosovare (e mitur), është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.. /KP ...
Komentet te ​Zhduket një e mitur në Prizren Janë të Mbyllura

Porto-Chelsea, formacionet e mundshme

Sport
Chelsea do të kërkoë që t’u rikthehet fitoreve, pas humbjes së thellë nga WBA me rezultat 5:2, ku sot është mysafirë i skuadrës portugeze Porto, në kuadër të fazës së çerekfinales së Ligës së Kampionëve. Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 21:00 në stadium neutral, në “Ramon Sanchez-Pizjuan” të Sevillas, për shkak të pandemisë Covid-19, përcjell KosovaPress. “Vendasit” mposhtën Juventusin që ta sigurojnë biletën drejt çerekfinales, kurse Chelsea kaloi me lehtësi Atletico Madridin në fazën e eliminatorëve. Në gjashtë ndeshjet e fundit në të gjitha garat, Chelsea ka regjistruar katër fitore, një barazim dhe një humbje, kurse Porto në gjashtë xhirot e fundit ka katër fitore dhe dy ...
Komentet te Porto-Chelsea, formacionet e mundshme Janë të Mbyllura

​PSG kërkon të hakmerret ndaj Bayernit, formacionet e mundshme

Sport
Finalja e sezonit 2019/20 mes Bayernit dhe PSG-së, finale të cilën e fitoi kampioni gjerman, do të përsëritet sot, por tani në kuadër të fazës së çerekfinales së Ligës së Kampionëve. Kanë kaluar përafërsisht tetë muaj që nga gola e Kingsley Coman, gol ky i cili ia siguroi Bayernit trofeun e këtij kompeticioni, dhe tani të dy skuadrat do të zhvillojnë ndeshje sot në stadiumin “Allianz”. Bayerni rikthehet në këtë ndeshje nga fitorja e rëndësishme në Bundesliga kundër RB Leipzig me rezultat 1:0, kurse PSG zhvilloi ndeshje kundër Lille, në të cilën kampioni francez pësoi humbje, ku Lille tani pas fitores okupon pozitën e parë, përcjell KosovaPress. Në gjashtë ndeshjet ...
Komentet te ​PSG kërkon të hakmerret ndaj Bayernit, formacionet e mundshme Janë të Mbyllura

​Arrestohet pronari i kompanisë ku humbi jetën një punëtor

Lajme
Një punëtor ka humbur jetën të martën, pasi ka rënë nga ndërtesa ku ishte duke punuar. Policia ka dhënë detaje duke bërë të ditur se pronari i ku punonte viktima është arrestuar, teksa me rastin po merret edhe inspektoriati i punës. “Është raportuar se viktima mashkull kosovar deri sa ishte në vendin e punës ka rënë nga ndërtesa dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me rast janë duke u marrë edhe inspektorët e punës. I dyshuari mashkull kosovar pronar i kompanisë është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./KP ...
Komentet te ​Arrestohet pronari i kompanisë ku humbi jetën një punëtor Janë të Mbyllura

​Gjysmëfinalja e Kupës së Kosovës, Prishtina pret në shtëpi Llapin

Sport
Kupa e Kosovës rikthehet sot me dy ndeshje interesante në kuadër të fazës së gjysmëfinales. Derbi i programit të sotëm do të jetë mes Prishtinës dhe Llapit, ku ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, përcjell KosovaPress. Po ashtu edhe përballja tjetër do të jetë interesante, ku për herë të parë në histori të këtij kompeticioni do të kemi në finale një ekip nga Liga e Parë, ku Istogu zhvillon ndeshje si vendas kundër Dukagjinit. Në çerekfinale, Prishtina triumfoi kundër Feronikelit me rezultat 1:0, rezultat ky i mjaftueshëm për “Plisat” që të sigurojnë biletën për në gjysmëfinale. Skuadra e Llapit arriti që ta siguroj kualifikimin tutje përmes një fitoreje ...
Komentet te ​Gjysmëfinalja e Kupës së Kosovës, Prishtina pret në shtëpi Llapin Janë të Mbyllura

​Vaksinimi i personelit shëndetësor fillon edhe në Suharekë

Shëndetësi
Nga sot ka nisur vaksinimi kundër COVID-19 i personelit shëndetësor në komunën e Suharekës, pasi që kjo komunë është pajisur me 110 dozat e para të vaksinës AstraZeneca. Por në këtë komunë thonë se këto doza nuk janë të mjaftueshme për stafin shëndetësor të Suharekës. Vaksinimi në këtë komunë po bëhet në një hapësirë të veçantë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare. Drejtoresha e Shëndetësisë në komunën e Suharekës, Besa Kuqi tha se tashmë edhe në këtë komunë ka nisur vaksinimi i stafit mjekësor, por thotë se 110 doza e vaksinës AstraZeneca nuk janë të mjaftueshme për këtë kategori pasi kjo komunë ka 215 profesionistë shëndetësor. Kuqi: i bëj thirrje ...
Komentet te ​Vaksinimi i personelit shëndetësor fillon edhe në Suharekë Janë të Mbyllura

​Liga e Kampionëve, derbi mes Bayernit e PSG

Sport
Liga e Kampionëve vazhdon sonte me dy ndeshje interesante. Njëra nga çiftet çerekfinaliste është ajo mes Bayern Munich dhe Paris Saint-Germain, ku kjo ndeshje për shumë fansa përkujton edhe finalen e sezonit të kaluar, në të cilën “Bavarezët” triumfuan, përcjell KosovaPress. Në anën tjetër, skuadra portugeze Porto pret në shtëpi gjigantin anglez Chelsea, ku për shkak të pandemisë Covid-19 ndeshja do të zhvillohet në stadium neutral, në “Ramon Sanchez-Pizjuan” të Sevillas. Programin e plotë të ndeshjeve në Ligën e Kampionëve e gjeni më poshtë. 21:00 Bayern Munich – Paris Saint-Germain (Stadiumi Allianz) 21:00 FC Porto – Chelsea (Stadiumi Ramon Sanchez-Pizjuan)/KP ...
Komentet te ​Liga e Kampionëve, derbi mes Bayernit e PSG Janë të Mbyllura