Qeveria Kurti do të finalizojë programin qeverisës gjatë kësaj fundjave. Ani pse kanë kaluar gjashtëmbëdhjetë ditë nga marrja e detyrës, ekzekutivi tek në fund të javës do ta publikojë programin dhe planin e veprimit. Për dallim prej të kaluarës, këtë radhë mbledhja gjithë ditore e kryeministrit Kurti me vartësit e tij do të mbahet në ndërtesën e qeverisë. Kjo vonesë po shihet si shqetësuese nga shoqëria civile, megjithëse thonë se edhe më herët ka pasur vonesa në hartimin e plan programit qeverisës. Ndërkohë nga opozita thonë se Kurtin e ka zënë të papërgatitur fitorja e 14 shkurtit. Lidhur me hartimin e programit qeverisës, zëdhënësi i ekzekutivit, Përparim Kryeziu thotë për KosovaPress ...
Komentet te Qeveria Kurti në fundjavë finalizon programin, kritikohet për vonesat Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, priti sot në një takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë Philip Kosnett. Me këtë rast, ambasadori Kosnett tha se ashtu sikur që Kosova është e përkushtuar për marrëdhënie të shkëlqyeshme me SHBA, e njëjta vlen dhe për SHBA dhe angazhimin e tyre karshi vendit tonë. Duke folur për prioritetet dhe çështjet të cilat do t’i shtyjë përpara presidentja Osmani gjatë mandatit të saj, ajo theksoi që në përputhje me kompetencat kushtetuese, politika e jashtme, siguria, e forcimi i shtetësisë do të jenë në fokus të parë. Ajo tha se do të punojë në mënyrë aktive për përmirësimin e vazhdueshëm të imazhit ...
Komentet te Osmani takohet me Kosnett Janë të Mbyllura
Numri i pacientëve të shtruar në spital në kujdesin intensiv për COVID-19 po rritet shumë shpejt dhe një bllokim i shkurtër do të ishte i dëshirueshëm, deklaroi zëdhënësi i kancelares gjermane Angela Merkel në konferencën për shtyp në Berlin. “Dje, ministri i Shëndetësisë shpjegoi se numri i pacientëve në terapi intensiv u rrit me 5% në një ditë të vetme”, tha Ulrike Demmer. ”Kjo tregon se sistemi shëndetësor ka të ngjarë të vihet nën presion”, shtoi Demmer. Demmer theksoi se po bëhen bisedime të rëndësishme mbi hapat që do të merren, sidomos për vendosjen e mundshme të një bllokimi të ri./Atsh/KP ...
Komentet te Gjermani: Shumë shtrime në terapinë intensive, kërkohet lockdown antiCovid-19 Janë të Mbyllura
Një shaman në dukje i grupit konspiracionist amerikan QAnon, iu bashkua dje protestës së dhunshme të pronarëve të restoranteve në kryeqytetin italian Romë. Imituesi i veshur me pellush e brirë në kokë, dhe fytyrë të lyer me ngjyrat e flamurit italian, dukej qartë që ishte një referencë e “shamanit” amerikan Jacob Chansley, që u bë i famshëm në protestat vrasëse në Kongresin amerikan më 6 janar. Chansley është aktualisht në paraburgim në pritje të gjyqit. Ndërsa versioni i tij italian iu bashkua protestës së pronarëve të bizneseve të vogla, që janë mbyllur prej javësh nga masat e koronavirusit, të cilët u përleshën me policinë jashtë parlamentit në Romë. Protesta u ...
Komentet te Italia në protesta të dhunshme antiCOVID, me ‘shaman’ në stil konspiracionist Janë të Mbyllura
Presidentja Vjosa Osmani, në kuadër të Ditës Botërore të Shëndetit ka pritur sot në një takim një grup studentësh të mjekësisë. Ata kanë prezantuar aktivitet e tyre me studentët e rinj, trajnimet e organizuara për ta dhe përpjekjet që ikja e kuadrit mjekësor jashtë vendit të mos jetë opsion. Sipas komunikatës nga presidenca, Osmani ka theksuar se investimi në arsim e shëndetësi duhet të jetë prioritet. Në këtë kontekst, ka përmendur se ikja e kuadrit mjekësor ka shkaktuar problem serioz për Kosovën. “Duhet ta kthejmë trendin, në mënyrë që mjekët tanë ta shohin perspektivën këtu”, ka potencuar Presidentja Osmani. Për këtë shkak, Osmani ka theksuar se duhet të kthehet vëmendja ...
Komentet te Osmani: Investimi në arsim e shëndetësi duhet të jetë prioritet Janë të Mbyllura
Studimi i ri i botuar në ”New England Journal of Medicine” tregon se vaksina antiCovid-19 me dy doza e Moderna-s vazhdon të prodhojë antitrupa edhe pas gjashtë muajsh. Studimet vazhdojnë të hulumtojnë se për sa kohë zbulohen antitrupat tek njerëzit që kanë marrë vaksinën. Nivelet e larta të antitrupave u zbuluan në të gjitha grupmoshat që morën pjesë në provën klinike, me të rinjtë që kishin nivele të larta krahasuar me të moshuarit. Studiuesit synojnë të vazhdojnë monitorimin e personave në proces për të përcaktuar se kur humbasin antitrupat dhe për të parë se sa mbrojtje shtesë mund të zbatohet me një vaksinë përforcuese, raporton ATSh. Vaksina e Pfizer u ...
Komentet te Moderna efektive edhe pas gjashtë muajsh Janë të Mbyllura
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, i ka ngritur aktakuzë kryetarit të Komunës së Malishevës Ragip Begaj, për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar. I njëjti i kontaktuar nga KosovaPress, ka deklaruar se nuk ka marrë njoftim zyrtar për këtë gjë. Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragim Begaj, tha se nuk është në dijeni që Prokuroria ka ngritur aktakuzë ndaj tij. “Unë nuk kam marr informatë ende, zyrtare nuk kam marrë kurrgjë. Nuk kam dijeni kurrgjë, nuk jam në dijeni për çka”, tha shkurt ai. Ditën e sotme, Prokuroria Speciale ka njoftuar se aktakuza është ngritur për shkak të dyshimit se i pandehuri R.B. në vazhdimësi në cilësinë e personit ...
Komentet te Prokuroria i ngrit aktakuzë, Ragip Begaj thotë se nuk është në dijeni Janë të Mbyllura
Sulmuesi i Interit i lidhur me një rikthim në “Stamford Bridge”. Skuadra londineze Chelsea është duke e synuar transferimin e sulmuesit të Interit Romelu Lukaku gjatë verës, raporton “Calcio Mercato”. “Blutë” po shikojnë që të rikthejnë reprezentuesin belg në Londër, nëse dështojnë që të nënshkruajnë me yllin e Borussia Dortmund Erling Haaland, përcjell KosovaPress. Interi nuk dëshiron që ta humbasë Lukakun, por Chelsea është i gatshëm që të ofrojë mbi 100 milionë euro, që ta transferojë një sulmues të ri kur të hapet afati kalimtar i transferimeve në verë. Këtë sezon, Lukaku ka 27-të paraqitje në Serie A, ku ka regjistruar 20-të gola dhe shtatë asistime për skuadrën e Interit. ...
Komentet te Chelsea po synon transferimin e Lukakut Janë të Mbyllura
Ministrja e Arsimin, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se janë në proces të funksionalizimit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë. Për këtë qëllim ajo ka bërë thirrje publike për nominim të anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë në Agjencinë e Kosovës për Akreditim. Përmes një njoftimi në Facebook, Nagavci ka thënë se ky është një ndër prioritetet e para pasi funksionalizimi sa më i shpejtë i KSHC-së është i domosdoshëm sa për sigurimin e cilësisë në Arsimin e Lartë, po aq edhe për përmbushjen e rekomandimeve të organizatave ndërkombëtare të sigurimit të cilësisë si Rrjeti Evropian i Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA) dhe ...
Komentet te MAShTI thirrje publike për nominim të anëtarëve të KShC-së Janë të Mbyllura
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka liruar nga detyra zëvendësministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Qazim Rahmani. Nëpërmjet një letre drejtuar kryeministrit, Rahmani ka kërkuar që të lirohet nga të gjitha detyrat dhe përgjegjësitë e përcaktuara nga vendimi paraprak për emërimin e tij. Arsyeja e dorëheqjes së zëvendësministrit Rrahmani është angazhimi në një pozitë tjetër pas konsultimeve me subjektin të cilit i takon. Në vend të Qazim Rahmani, kryeministri Kurti e ka emëruar Resul Makreshin./KP ...
Komentet te Kurti liron nga detyra Rrahmanin, zv.ministër i Financave emërohet Resul Makreshi Janë të Mbyllura