Dy humbjet e Kosovës nga Suedia dhe Spanja në kualifikimet për në Kampionatin Botëror “Katar 2022”, pastaj mos ftesa e disa lojtarëve të Superligës së Kosovës si dhe atmosfera jo e mirë brenda grupit, të gjitha këto i janë faturuar trajnerit zviceran Bernard Challandes. Madje kritikat e opinionit sportiv kanë shkuar aq larg sa edhe është kërkuar shkarkimi i tij nga Federata e Futbollit të Kosovës. Mirëpo shkarkimi i Bernard Challandes nuk është në planet e kësaj federate. Kështu ka konfirmuar në një intervistë për KosovaPress, sekretari i FFK-së Eroll Salihu. Ai ka thënë se kontrata e trajnerit zviceran skadon vitin e ardhshëm, por se nuk mund të merren vendime ...
Komentet te Eroll Salihu tregon të ardhmen e Bernard Challandes, flet edhe për largimin e Paqaradës nga Kombëtarja Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Në Komunën e Deçanit vazhdojnë të jenë rreth 300 raste aktive me COVID-19, çka shënon edhe rritje të numrit të personave të infektuar me virusin Corona në këtë komunë. Kështu bënë të ditur drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë në këtë komunë, Musa Berisha, i cili thotë se shtimi i rasteve me SARS-CoV-2 ka reflektuar edhe në Deçan. Berisha në një intervistë për KosovaPress thotë se janë angazhuar me të gjitha kapacitetet që të përballojnë fluksin e të prekurve me virusin Corona. Berisha: Aktualisht i kemi rreth 300 raste aktive me COVID-19 “Nuk ka një numër të saktë, për shkak se një pjesë e njerëzve ose kërkojnë shërbime mjekësore jashtë institucioneve, ...
Komentet te Deçani me rreth 300 raste aktive me COVID-19 Janë të Mbyllura
Në Ditën Botërore të Shëndetit, OBSh u ka bërë thirrje qeverive të vendosin barazinë në qendër të rimëkëmbjes nga COVID-19. OBSh ka vlerësuar se veprimi është i nevojshëm urgjentisht në sektorin e shëndetësisë dhe në të gjithë qeverinë për të hequr pengesat për një jetë më të drejtë dhe më të shëndetshme për të gjithë. Me këtë rast OBSh ka listuar një sërë veprimesh që qeveritë botërore duhet të ndërmarrin në mënyrë urgjente. Kjo është komunikata e plotë e OBSh: COVID-19 na ka prekur të gjithëve, por disa kanë dalë më keq se të tjerët, thjeshtë për shkak të punës që bëjnë dhe pasigurisë së kushteve të tyre të jetesës ...
Komentet te Në Ditën Botërore të Shëndetit, OBSh ka një thirrje për qeveritë botërore Janë të Mbyllura
Blerja e sistemit raketor rus S-400, i ka kushtuar shumë Turqisë në marrëdhënien me Shtetet e Bashkuara të Amerikës Sikurse raportojnë mediat, bazuar në një draft projekt që prezantohet sot i plotë nga Departamenti Amerikan i Shtetit, administrata e Biden ka vendosur vënien e sanksioneve ndaj Industrisë Turke të Mbrojtjes (SSB) dhe katër drejtuesve të lartë të saj, raporton A2. Që në momentin e njoftimit fillestar për këtë blerje, administrata e mëparshme amerikane nuk u shpreh entuziaste në lidhje me veprimin e Turqisë. Mbetet për t’u parë reagimi i presidentit Erdogan./KP ...
Komentet te Bleu sistemin raketor rus, zyrtarët turq sanksionohen nga SHBA Janë të Mbyllura
Avokati i Popullit në zbatim të funksioneve të tij kushtetuese dhe ligjore, publikoi raportin me rekomandime në ankesat e parashtruara nga ankuesit në lidhje me diskriminimin për pranimin e kandidatëve në studimet e doktoratës për vitin akademik 2020/2021 në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”. Siç bëhet e ditur në komunikatën e lëshuar nga Institucioni i Avokatit të Popullit, raporti me rekomandime ka për qëllim të tërheqë vëmendjen e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” përkitazi me kriterin e parashikuar nga UP-ja në konkursin për pranimin e kandidatëve në studimet e doktoratës për vitin akademik 2020/2021, i datës 9 shtator 2020, me nr.prot.2/262, konkretisht në pikën 13, që përcakton. “Kandidatët i nënshtrohen ...
Komentet te Avokati i Popullit: Konkursi për doktoratë i UP-së përbën diskriminim Janë të Mbyllura
Vaksinimi bëhet kusht edhe për pelegrinazhin e myslimanëve në Mekë që nis në mes të prillit. Vetëm kush e ka marrë vaksinën mund të shkojë atje. Ministria e Haxhit bën me dije se njerëzit që kanë marrë dy doza të nevojshme të vaksinës dhe për ata që kanë marrë një dozë të vetme për të paktën katërmbëdhjetë ditë do të jenë personat e vetëm që do u jepet mundësia ta bëjnë këtë ritual, raporton A2. I ndaluar vjet në mars si pasojë e pandemisë, pelegrinazhi filloi me masa të rrepta në muajin tetor për shumë pak persona dhe me rastin e festës, të shumtë janë ata që duan të shkojnë ...
Komentet te Pelegrinazhi në Mekë, këtë vit do të lejohen vetëm të vaksinuarit Janë të Mbyllura
E shkatërruar nga ngadalësia e vaksinimeve kundër COVID-19 dhe nga politikat më pak ambicioze stimuluese sesa në anën tjetër të Atlantikut, ekonomia europiane po mbetet pas asaj të SHBA-së dhe ekspertët kanë frikë se vonesa nuk do të kompensohet. Fondi Monetar Ndërkombëtar i rishikoi dukshëm lart parashikimet e tij të rritjes për SHBA nga paketa stimuluese e administratës Biden prej 1,9 trilionë dollarë dhe po korr përfitimet e një fushate të suksesshme vaksinimi. Aktiviteti në SHBA i rezistoi pandemisë më mirë se në Europë, falë kufizimeve më pak të ashpra. “Pas rënies pre 3,5% vitin e kaluar, PBB-ja e SHBA-së pritet të kërcejë 6,4% në 2021”, parashikon FMN, raporton ATSh. ...
Komentet te Pandemia rrit hendekun ekonomik midis Europës dhe SHBA-së Janë të Mbyllura
Përshkrimet e punës ndihmojnë për të dhënë rezultate të rëndësishme që i nevojiten një punonjësi gjatë punës së tij të caktuar. Përveç kësaj, ato janë edhe mjete komunikimi që u tregojnë bashkëpunëtorëve të një kompanie se ku fillojnë dhe mbarojnë detyrat dhe përgjegjësitë e secilit prej tyre. Në një kompani të madhe punonjësit e departamenteve të ndryshme nuk do të dinin se kujt t’i drejtoheshin për të bashkëpunuar pa përshkrimet e detajuara të detyrave të gjithsecilit. Përshkrimi i punës dhe rekrutimi i punonjësve të suksesshëm Qëllimi i kompanisë është të gjejë punonjësin më të aftë, më fleksibil, të besueshëm dhe të shumanshëm. Për këta punonjës që po kërkojnë të bashkohen ...
Komentet te Si ta shkruani një përshkrim të mirë pune? Janë të Mbyllura
Kryeministri në detyrë i Izraelit, Beniamin Netanyahu ka 28 ditë afat për të krijuar qeverinë e re pas zgjedhjeve të 23 marsit, ku partia e tij mori shumicën e votave, por jo aq sa i duhen për krijimin e shumicës në parlament. Presidenti izraelit, Reuven Rivlin i ka dhënë mandatin kryeministrit për formimin e një qeverie të re, por nëse brenda këtij afati nuk mund të bëhet, ai mund të ngarkojë një kandidat tjetër në përpjekjen për të formuar një koalicion qeverisës. Opozita duket e vendosur të mos bashkëpunojë me të pas akuzave për ryshfet që Netanyahu po përballet në gjykatë./KP ...
Komentet te Netanyahu s’ka mbështetje për të formuar qeverinë e re izraelite Janë të Mbyllura
Kryeministri britanik, Boris Johnson i nxiti britanikët të ndjekin rekomandimet e Autoritetit Shëndetësor Britanik dhe të vazhdojnë të vaksinohen me vaksinën antiCOVID-19 AstraZeneca. “Është shumë e rëndësishme të vazhdohet në këtë rrugë”, tha kryeministri për BBC. “E qartë, vaksina pati një ndikim në trajektoren e virusit”, shtoi ai. Në total, 37,119,083 milionë persona janë vaksinuar në Britaninë e Madhe. Prej tyre 5,496,716 kanë marrë tashmë dozën e dytë./KP ...
Komentet te Johnson: Vazhdoni të vaksinoheni me AstraZeneca Janë të Mbyllura