Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takimin e parë koordinues ndërinstitucional kryeministrin Albin Kurti, si dhe zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, dhe ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia. Presidentja Osmani diskutoi me kryeministrin Kurti nevojën e krijimit të mekanizmave të përbashkët koordinues në fushën e politikës së jashtme, mbrojtjes si dhe çështjes prioritare të sigurimit sa më të shpejtë të vaksinave kundër COVID-19. Sipas komunikatës zyrtare të lëshuar nga Presidenca, duke pasur parasysh rëndësinë e këtyre çështjeve, Osmani dhe Kurti u dakorduan se përpjekjet e përbashkëta, si dhe adresimi i koordinuar i këtyre temave, do të ...
Komentet te Takohen Osmani dhe Kurti, prioritet sigurimi i shpejtë i vaksinave anti-COVID Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar zëvendësimin e Vjosa Osmanit me Yllza Hotin nga Lëvizja Vetëvendosje për deputete në Kuvendin e Kosovës. Veç tjerash, në mbledhjen e sotme u tha nga 28 subjekte politike vetëm një parti serbe nuk ka dorëzuar raportin financiar për shpenzimet në fushatën elektorale. Po ashtu, u kërkua që të çregjistrohen Partia Demokratike e Diasporës dhe Alternativa Demokratike e Kosovës. Mbledhje e sotme nuk u kryesua nga kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, e cila u bë e ditur se së fundmi ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Për këtë anëtari i LVV-së, Sami Kurteshi iu është lutur anëtarëve të komisionit që të mbajnë maskat. Kurteshi: Ju lus ...
Komentet te KQZ çregjistron dy parti politike, zëvendëson Vjosa Osmanin Janë të Mbyllura
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj e ka quajtur sekser klasik deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Sali Zyba lidhur me sigurimin e votave në zgjedhjen e presidentit. Duke e vlerësuar të trafikuar edhe votën e deputetes së AAK-së, Albena Reshitaj, Haradinaj tha se ende nuk kanë marrë një vendim për pozicionin e saj në parti. Haradinaj: Zyba është një sekser klasik i cili ka marrë përsipër trafikimin e votave “Zotëri Zyba është një sekser klasik i cili ka marrë përsipër trafikimin e votave, kjo është e vërtet, gjithë janë të gjallë, gjithë janë aty. Unë nuk dua të shkoj më tutje, deputeti duhet të denoncojë vet nëse e ...
Komentet te Haradinaj: Janë trafikuar votat për Osmanin, s’kemi marrë asnjë vendim për Reshitajn Janë të Mbyllura
Në qendrën e vaksinimit në sallën “1 Tetori” po vazhdon shpërndarja e vaksinës për personelin shëndetësor. Aty aktualisht janë duke u vaksinuar stafi mjekësor i sektorit privat dhe ata të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Nga fillimi i vaksinimit e deri më sot janë vaksinuar rreth 4 mijë e 300 persona, ndërsa vetëm në mesditë në këtë qendër me AstraZeenca janë imunizuar 95 mjekë dhe infermierë. Koordinatori i qendrës së vaksinimit në sallën “1 Tetori”, Niman Bardhi deklaroi se ky procesi i imunizimit në Kosovë po vazhdon të shkojë pa ndonjë telashe. Ai thotë se sot do të vendoset se kur do të nisë vaksinimi i të moshuarve. Bardhi: Deri ...
Komentet te Rreth 4300 kosovarë janë vaksinuar me AstraZeneca, deri më tani asnjë problem Janë të Mbyllura
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, kundër të pandehurit R.B., për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422, paragrafi 1 lidhur me nenin 81 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Prokuroria Speciale njofton se aktakuza është ngritur për shkak të dyshimit se i pandehuri R.B. në vazhdimësi në cilësinë e personit zyrtar ka kryer veprën penale me dashje dhe duke shfrytëzuar autoritetin zyrtar, si dhe i ka tejkaluar kompetencat e tij duke i shkaktuar dëm shtetasit R.R. dhe buxhetit të komunës. Me këto veprime i pandehuri R.B. ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës ...
Komentet te Aktakuzë për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar Janë të Mbyllura
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kërkuar nga qeveria Kurti amendamentimin e Ligjit për Paga. Përmes një konference për medie, Haradinaj tha se procedimi tutje i këtyre ndryshimeve në qeveri është i nevojshëm, pasi i kthehet dinjiteti mjekëve, policëve dhe gjithë zyrtarëve publikë. Haradinaj: Përmes projektligjit për paga të kthehet dinjiteti i mjekëve dhe policëve “Kërkojmë prej qeveria, aq sa është e mundur ta rikthejë në procedurë në qeveri, ta amendamentin aty ku ka pas vërejtje, ta kthen në parlament për t’i dhënë përkrahje këtij ligji. Përmes tij i rikthejmë dinjitetin, jo vetëm mjekëve dhe policëve, por gjithë zyrtarëve publikë”, tha ai. Mbështetje Qeverisë Kurti ...
Komentet te Haradinaj kërkon nga Qeveria Kurti miratimin e Ligjit për Paga Janë të Mbyllura
Ani pse kanë kundërshtuar vendimin e ri të Qeverisë për mbylljen e gastronomisë, rreth 8 mijë restorante, hotele e kafiteri sot kanë nis t’i respektojnë masat e reja për parandalimin e përhapjes së Covid-19. Sipas kryetarit të Odës Hoteliere Turistike të Kosovës, Hysen Sogojeva deri më 18 prill do t’i respektojnë masat, ndërsa pas kësaj date ai thotë se nëse nuk iu lejohet veprimtaria e tyre, do të reagojnë edhe me protesta. Sogojeva thotë për KosovaPress se vendimi i Qeverisë është i ngutshëm, dhe pa u konsultuar me Odën Hoteliere Turistike të Kosovës, edhe pse sipas tij premtimet kanë qenë edhe gjatë fushatës që para çdo vendimi do të konsultohen ...
Komentet te Gastronomët: Sot janë mbyllur rreth 8 mijë biznese, pas 18 prillit protestojmë Janë të Mbyllura
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar rekomandimin për zëvendësimin e Vjosa Osmanit, deputete të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje. Në vend të Osmanit, ulësen në Parlamentin e Kosovës do e zë Yllza Hoti, kandidatja e radhës nga Lëvizja Vetëvendosje, me 5,929 vota./KP ...
Komentet te Yllza Hoti zë vendin e Osmanit në Kuvend Janë të Mbyllura
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët privatë me metodën RT-PCR, si dhe laboratorët publikë dhe privatë me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4.742 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 685 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 14 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 3 raste (81, 74, 62 vjeç), Ferizaj 2 raste (84, 78 vjeç), Kamenicë 2 raste (77, 77 vjeç), Prishtinë 2 raste (79, 69 vjeç), Lipjan 1 rast (74 vjeç), Mitrovicë 1 rast (71 vjeç), Skenderaj 1 rast (58 vjeç), ...
Komentet te 14 të vdekur dhe 685 raste me COVID-19 Janë të Mbyllura
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, është infektuar me COVID-19. Ajo po qëndron në izolim dhe nuk është duke kryesuar mbledhjen e sotme. Këtë mbledhje po e kryeson, Cemajl Kurtishi. Për këtë, anëtari i LVV-së, Sami Kurteshi iu është lutur anëtarëve të komisionit që të mbajnë maskat./KP ...
Komentet te Valdete Daka infektohet me COVID, Kurteshi iu kërkon kolegëve të KQZ-së të mbajnë maskat Janë të Mbyllura