Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​Spiropali: Thellojmë bashkëpunimin me Kosovën, opozita ka nxjerrë armët

Lajme
Bashkëpunimi rajonal, sidomos me Kosovën, mbetet një nga pikat më të rëndësishme në programin qeverisës të Partisë Socialiste që të dielën kërkon mandatin e tretë. Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin në Qeverinë e Shqipërisë, njëherit kandidate për deputete në qarkun e Tiranës, Elisa Spiropali, tha se punët e mira që po bën Qeveria Rama II nuk duhet të ndalen në mes. Ajo akuzon opozitën se ka nxjerrë armët dhe po bën thirrje për të vrarë njerëz, ndërsa shpreh keqardhje për retorikën e presidentit Ilir Meta. Spiropali, në një intervistë për KosovaPress, thotë se takimet e përvitshme të Qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës janë shembull i mirë i bashkëpunimit, ...
Komentet te ​Spiropali: Thellojmë bashkëpunimin me Kosovën, opozita ka nxjerrë armët Janë të Mbyllura

​Pandemia nuk ndal punën e Qendrës së Trajnimeve të KEK-ut

Lajme
Qendra e Trajnimit në Korporatën Energjetike të Kosovës nuk e ka ndalur punën, përkundër masave të shpeshta të ndërmarra, për shkak të situatës së vështirë nga COVID-19. Aktualisht në këtë qendër në respektim të plotë të masave, janë duke u realizuar trajnimet për vinç urë. “Kandidatët që vijnë në trajnim, kanë hapësirë për zbatuar hapësirën mes njërit dhe tjetrit, dhe sigurisht duke i bartur maskat dhe pajisjet tjera, të cilat në këtë rast kërkohen prej kandidatëve. Duke parë nevojën e trajnimit të punëtorëve, të cilët operojnë më vinç urë, ne me kompaninë amerikane Hevicert, kemi certifikuar stafin për pjesët teorike që i kemi tre trajner këtu në qendrën e trajnimit, ...
Komentet te ​Pandemia nuk ndal punën e Qendrës së Trajnimeve të KEK-ut Janë të Mbyllura

​Kurti uron Ditën e Turqve: Kjo ditë të shërbejë si simbol i integrimit

Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendëskryeministren Emilija Redžepi, priti në takime përfaqësuesit politikë, kulturorë e shoqërorë të komunitetit turk në Kosovë, me rastin e 23 prillit, festës zyrtare të qytetarëve të komunitetit turk në Kosovë – Ditën e Turqve. Në kumtesën qeveritare thuhet se në një fjalë rasti, kryeministri Kurti ua uroi të gjithë qytetarëve të komunitetit turk në Kosovë këtë ditë, e cila në Turqi përkon me Ditën e Sovranitetit dhe Festën e Fëmijëve. Kryeministri uroi që kjo ditë e veçantë, që flet për diversitetin kulturor dhe trashëgimor që ka Kosova, të shërbejë si simbol i integrimit sa më të madh të komunitetit turk në Kosovë, ...
Komentet te ​Kurti uron Ditën e Turqve: Kjo ditë të shërbejë si simbol i integrimit Janë të Mbyllura

​Haxhiu e njofton ambasadorin zviceran me prioritetet e ministrisë

Lajme
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu priti në takim Ambasadorin zviceran Thomas Kolly me ç’rast bashkëbiseduan për çështje me interes të veçantë. Sipas komunikatës ministrore, ambasadori shprehu mirënjohjen e tij ndaj ministres për përkushtimin e saj në forcim dhe zbatim të ligjit, duke iu referuar edhe qeverisjes së kaluar Kurti I, por edhe me angazhimin e treguar që në fillim të mandatit të ri. Ministrja e informoi ambasadorin rreth prioriteteve që ka ndërmarrë për të fuqizuar sistemin e drejtësisë. U diskutua për procesin e vettingut, për ballafaqimin me të kaluarën dhe për drejtësinë tranzicionale, krahas së cilës përmendën edhe nevojën urgjente për ngritje të kapaciteteve të prokurorëve të specializuar për krime ...
Komentet te ​Haxhiu e njofton ambasadorin zviceran me prioritetet e ministrisë Janë të Mbyllura

​Osmani pas takimit me Konjufcën: Do të përkrahim anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare

Lajme
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca priti sot në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani. Sipas komunikatës së lëshuar nga Kuvendi i Kosovës, gjatë takimit, i cili u karakterizua nga një frymë konstruktive dhe e pajtimit të plotë mbi interesat reciproke të bashkëpunimit në mes të dyja shteteve, u konstatua se Republika e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë së Veriut nuk kanë ndonjë çështje kontestuese e që do të mund të bëhej pengesë për ruajtjen dhe thellimin e këtyre raporteve të përbashkëta miqësore. Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca shprehu vlerësimin e tij se fati i popujve të rajonit tonë ...
Komentet te ​Osmani pas takimit me Konjufcën: Do të përkrahim anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare Janë të Mbyllura

Një muaj paraburgim ndaj policit për sulm seksual ndaj një të miture

Lajme
Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditë të pandehurit R. Sh. Sipas Gjykatës ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri nga muaji nëntor 2020 e deri me datë 20.04.2021, është takuar disa herë me të dëmtuarën e mitur, e cila është person me aftësi të kufizuara mendore, me ç’rast i pandehuri dyshohet se ka ushtruar sulm seksual ndaj saj. Rrethana këto të mjaftueshme për të cilat gjykata konsideron se tregojnë rrezikun potencial se poqëse i njëjti lihet në liri ai mund ta përsërisë veprën penale apo të kryejë edhe ndonjë vepër tjetër penale me pasoja edhe ...
Komentet te Një muaj paraburgim ndaj policit për sulm seksual ndaj një të miture Janë të Mbyllura

​MAShTI merr vendim për mësim alternativ të përshpejtuar për 441 nxënës të Komunës së Kamenicës

Lajme
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), merr vendim për mësim alternativ të përshpejtuar për 441 nxënës të Komunës së Kamenicës. “E drejta për shkollim është e garantuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, sipas nenit 47, ku secili person gëzon të drejtën e shkollimit themelor, Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut, si dhe Konventën mbi të Drejtat e Fëmijëve. Bazuar në këtë, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) ka marrë vendim për organizimin e mësimit alternativ të përshpejtuar për 441 nxënës të Komunës së Kamenicës”, thuhet në komunikatën për media nga MAShTI. Mes tjerash në komunikatë thuhet se “Vendimi është marrë pas disa takimeve me ...
Komentet te ​MAShTI merr vendim për mësim alternativ të përshpejtuar për 441 nxënës të Komunës së Kamenicës Janë të Mbyllura

​IKD: Ligji për Ndërmjetësim nuk po zbatohet, sistemi i drejtësisë cenon të drejtat e palëve

Lajme
Vetëm 1608 lëndë ishin referuar për procedurë të ndërmjetësimit gjatë vitit të kaluar nga Prokurori i Shtetit. Ligji për Ndërmjetësim edhe pas tri vjetësh nuk po gjen zbatim. Për më tepër, janë identifikuar edhe 11 raste penale kur gjyqtarët nuk i kanë informuar palët e tyre që rastin e përshtatshëm për ndërmjetësim ta zgjidhin përmes kësaj procedure. Instituti i Kosovës për drejtësi ka kërkuar ngritje të vetëdijes së qytetarëve për mundësitë dhe benefitet që ofron zgjidhja e lëndës përmes ndërmjetësimit. Kështu u tha në publikimin e raportit “Sfidat e ndërmjetësimit në Kosovë” nga Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan-Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështje ...
Komentet te ​IKD: Ligji për Ndërmjetësim nuk po zbatohet, sistemi i drejtësisë cenon të drejtat e palëve Janë të Mbyllura

​Avokati i popullit: Nuk është shkel ligji për përzgjedhjen e zëvendësavokatëve

Lajme
Në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, sot është shqyrtuar propozim-vendimi i Avokatit të Popullit lidhur me zgjedhjen e pesë zëvendësve të Avokatit të Popullit. Kryetarja e këtij komisioni, Duda Balje tha se në këtë komision kanë arrit shtatë ankesa, siç theksoi ajo kanë bazë nga procesi i aplikimit e deri në finalizim të përzgjedhjes. Ankuesit për këto pozita janë: Edona Hajrullahu, Mehdi Geci, Arbnor Murturi, Besiana Zuka, Fatlume Deliu, Ibrahim Asllani dhe Flaka Braha. Deputetja Balje është shprehur e habitur për këtë, siç tha ajo nuk kishte besuar që në këtë institucion për mbrojtje të të drejtave të njeriut, do të ...
Komentet te ​Avokati i popullit: Nuk është shkel ligji për përzgjedhjen e zëvendësavokatëve Janë të Mbyllura

​Caktohet arrest shtëpiak për kryetarin e Komunës së Kllokotit

Lajme
Është caktuar masa e arrestit shtëpiak ndaj kryetarit të Komunës së Kllokotit, Bozhidar Dejanoviq. Kryetari Dejanoviq dyshohet se ka kryer vepër penale “cenimi i përcaktimit të lirë të votueseve”. Kështu ka njoftuar Gjykata e Apelit nëpërmjet një komunikate për media. “Aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, i datës 08.04.2021, është ndryshuar. Të pandehurit i është ndërprerë masa e paraburgimit dhe ndaj tij, është caktuar masa e arrestit shtëpiak, në kohëzgjatje prej një muaji, e cila do të zgjas deri më 23.05.2021. B.D. që është kryetar i Komunës së Kllokotit, po dyshohet nga ana e Prokurorisë Speciale, se ka kryer veprën penale “Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve” nga neni ...
Komentet te ​Caktohet arrest shtëpiak për kryetarin e Komunës së Kllokotit Janë të Mbyllura